mimoza-toni

Moza, Lirita dhe Agoni kanë bërë rolin e të zotëve të shtëpisë gjatë vizitës së miqte të tyre në Prishtinë. Ata janë zbavitur dhe kënaqur pafund në vendin e tyre si dhe janë ndjerë krenarë për mikpritjen që Kosova iu kishte rezervuar ish banorëve. Ata kanë marrë pjesë në programe televizive, në ato radiofonike si dhe kanë qenë të ftuar në shumë lokale aq sa janë detyruar të shtyjnë biletat se axhenda ishte shumë e ngjeshur. Javën tjetër disa nga ish banorët janë të ftuar përsëri në një disko ku dihet në këto raste ka mbipopullim të lokalit për të parë të preferuarit e tyre. Ndërkohë Moza nuk ka ngurruar të nxjerrë në pah të gjitha hiret e saj në Prishtinë dhe dihet se ka patur si gjithmonë vemendjen e djemve. Nuk dihet se çfarë u bë me lidhjen e saj me Polin por mesa duket u arkivua një herë e përgjithmonë. Gjithsesi ajo po shijon ditët e saj me fat në shoqërinë e miqve të rinj dhe të motrës Njomzës, e cila i është bashkuar grupit dhe nuk i ndahet të motrës. Ari vijon t’i bëjë shumë korte dhe t’i përsërisë idenë se e pëlqen shumë por nuk mbetet mbrapa as Toni i cili e ngacmon jo pak vajzën bukuroshe. Për momentin nuk dihet se çfarë do të bëhet për një lidhje sentimentale të Mozës por thuhet se familja e saj është mjaft fanatike dhe nga ngjarja me Polin ka gjasa që Moza të ketë vënë mend dhe të mos i bëjë më publike lidhjet e saj me djemtë përderisa familja e saj nuk i përtyp dot. Kështu edhe ne do ta kemi pak më të vështirë për të mësuar diçka më shumë.