Zhuljeta: Ju tregoj kush është Romeo
Posted on June 16th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 49 Comments »

Zhuljeta, vajza e shumë diskutuar e Big Brother, tregon të vërtetat e saj për qëndrimin në shtëpi, marrëdhëniet me miqtë e rinj në këtë reality show si dhe jetën e mëparshme, si ka qenë dhe si ka ndryshuar ajo. Vajza 28 vjeçare zbulon anët e panjohura të saj, që nuk arriti t’i shfaqë gjatë qëndrimit në shtëpi, përmes një rrëfimi të sinqertë.
Zhuljeta, si ndihesh tani që ke dalë nga Big Brother dhe i je rikthyer jetës së zakonshme?
Ndihem një njeri i lirë, normal, i paqtë, siç jam në të vërtetë. Ishte një eksperiencë e re, e bukur, të cilën e përjetova maksimalisht. Ia mora frytet që desha dhe aty e ndalova. Nuk dua të shpreh sensin egoizëm, por aq desha dhe aq mora.
Pas daljes më pritën miqtë më të mirë dhe familjarët e mi. Më kishte marrë malli me të vërtetë. Unë jam shumë e lidhur me familjen. Ndoshta aty u konfirmua edhe afrimiteti im dhe malli që kisha për ta. Jam rikthyer në punën që kam pasur. Me kolektivin e punës ndihem rehat. Jeta ime vazhdon të jetë e bukur. Kur u ktheva në punë më duartrokitën. Edhe ata e kishin kuptuar lojën time, sepse e kishin parë ndryshimin tim në javën kur unë vendosa të bëj një personazh.
Pse vendose të bëheshe një personazh?
Unë hyra pa ndonjë ide fikse. Desha thjesht të jetoj siç kam jetuar jashtë, por me njerëz të panjohur. Unë jam natyrë selektive, e dija se do të hasja probleme, por e dija edhe se do të përshtatesha. Unë kisha hyrë për një garë, ndërkohë që kisha dhe vazhdoj të kem një jetë të ndërtuar. Nuk hyra, as për sfilata dhe, as për ndonjë punë në televizor si disa personazhe të tjerë. Desha të garoj dhe unë kur futem në garë më pëlqen të fitoj, sepse i kam aftësitë për të fituar. Por përballja që bëja me personazhet e shtëpisë, me të cilët kam ndarë gjërat e mia më intime si dhe teleshikuesit që më kanë ndjekur, bëri që shpesh herë të merrja fjalë të tilla, si “Zhuljeta po na lëndon”, “Nuk ke pse e bën!”, etj. Aty u stepa. Ato vazhdonin të tregonin historitë e tyre të jetës, që në më të shumtën e tyre ishin tragjike, linin shumë për të dëshiruar, sepse fati sjell gjithçka në jetë. Kjo është arsyeja që nuk arrija dot as t’i nominoja. Ndihesha keq. Doja tu jepja mundësinë që çdo ditë ta shijonin. Mos të bëhesha unë shkaku që tua ndërprisja atë ëndërr që ato po përjetonin. Nuk jam natyrë shumë sentimentale, por përpara këtij realiteti u bëra sentimentale. Unë e pashë si garë në bashkëjetesë. Madje edhe i kam pyetur: “Për tu ngjitur lart, merrni ashensorin apo merrni shkallët?” Shumica nga ata zgjodhën ashensorin, gjënë më të lehtë. Ishin të pakët personat që ngjisnin shkallët bashkë me mua. U pozicionova në personazhin e kundërt, për të dalë kundër atyre që të gjithë si grup bënin. Sepse unë edhe tani po i ndjek nga televizioni dhe më pëlqen që mendimi dhe ideja ime po realizohen. Ata po ndiejnë më shumë dhimbje, sepse u afruan shumë me njëri-tjetrin. Unë nuk jam për një bashkëjetesë totalisht indiferente, të ftohtë. Unë them se duhet të ruajnë kufinjtë, sepse do të shkojnë në finale dhe është e dhimbshme që të marrin ngjyra aq sentimentale, sa ç’kanë marrë njeri me tjetrin deri tani.
More ndonjë vërejtje nga familja?
Kritika kam patur nga mamaja ime. Është pak spektike si natyrë. Im vëlla më ka kuptuar mjaft mirë, sepse ai më njeh, edhe në shoqëri, edhe në pozicione të ndryshme. Ai e kishte kuptuar pozicionimin tim. Për mua kritikat janë stimul në jetë. Vërejtja kryesore ishte: “Pse nuk e lë veten tënde të vërtetë të shfaqej aty?” Por, realiteti im i vërtetë kushton shumë. Përballë maskave të personazheve, nuk mund tua dhuroja realitetin tim.
Ti dole jashtë nga loja, sepse nuk i pëlqeve publikut, apo miqve të shtëpisë?
Unë zakonisht thyej rekorde. Dhe kësaj rradhe theva rekord në votimin që publiku më kishte bërë. Por nuk ndihem shumë keq, sepse ato votuan personazhin që unë mora përsipër të bëj. Unë mora këtë personazh edhe për të sensibilizuar se rinia shqiptare, kundrejt një personazhi që i ngacmon, apo del kundër rrymës, di që të jetë unike. Por ato zgjodhën mënyrën më të lehtë, duke bërë thashetheme dhe jo të vinin e të përballeshin me mua. Duhej të bëheshin grup që të më luftonin, individualisht nuk më mundi asnjëri.
Cili ishte grupi më i “rrezikshëm” që u shfaq para teje?
Unë nuk kam parë asnjë grup të rrezikshëm aty. Ata më shikonin të rrezikshme për lojën, si një konkurrente të fortë, por derisa unë hoqa dorë nga realiteti, nga personi im real, unë e prisja fundin, sepse e desha atë fund.
Një nga miqtë më të mirë për ty ka qenë Arjoni. Çfarë e mbante miqësinë tuaj?
Në të tilla situata lidhesh me njerëz që i sheh më të ngjashëm me veten. Tek Arjoni shihja shumë gjëra që i ka edhe im vëlla. Në natyrë ne ishim të njëjtë. Ata vetë na pozicionuan: xhelozia e femrave dhe xhelozia e meshkujve. Ne u gjendëm me njëri-tjetrin. Ajo ishte një aleancë miqësore. Unë ia kalova shumë mirë me Arjonin. Ato thonin se Arjoni është i rrezikshëm, është mashkull që nuk mund ta mbash pranë. Por unë nuk mendoj kështu. Arjoni është djalë që i njeh normat, është djalë që i ka respektuar normat e miqësisë sonë. Arjoni e kaloi testin për të qenë miku im.
Kush thonte për Arjonin se ishte i rrezikshëm, femrat apo meshkujt?
Vajzat e thonin gjithmonë dhe vetëm nga dëshira për ta pasur afër Arjonin. Ata realisht dëshironin, por ishin shumë të udhëhequra nga “efekti kamera” dhe se çfarë njerëzit do të thonin jashtë. Ata nuk e lëshuan veten të jetojnë të lirë. Unë e kam thënë se marrëdhëniet miqësore i krijoj me individin dhe jo me gjininë.
Cili mendon se është rivali i vërtetë aty për të fituar?
Ata e kanë shprehur edhe vetë që loja nuk po ngrihet në bazë të inteligjencës, por në bazë të simpative dhe intrigave. Mendoj se lojtari më i mirë dhe thashethemexhiu më i mirë, janë rivalët kryesorë.
Konkretisht emrat e tyre…
E thashë lojtari dhe ai që bën më shumë thashetheme….
Me cilin mendon të shoqërohesh më tej?
Mesidës, e sapodalur nga shtëpia, ia kam dhënë mundësinë që të më njohë jashtë shtëpisë, sepse ajo erdhi në shtëpi, kur unë kisha hyrë në personazh dhe nuk kishte mundësi të më njihte realisht. Kemi miqësi dhe po ia kalojmë shumë mirë. Edhe të tjerët që nuk patën mundësi të më njihnin brenda, unë ia jap jashtë këtë mundësi.
I keni thënë Agonit: “në zemrën time, ti nuk rri dot as në këmbë, sepse ajo është e mbushur plot me dashuri”…
Unë jam njeri që dhuroj dhe marr shumë dashuri. Agoni është një showman shumë i mirë. Ndoshta e kam keqkuptuar, por e kapa në sensin se ai donte të krijonte një lidhje për t’u bërë interesant. Dhe unë nuk e pranoj dot kurrë që dikush të më përdorë. Nëse jam sjellë pak arrogante me Agonin i kërkoj falje.
Po në zemrën tënde ka dashuri?
Se çfarë kam unë në zemër, atë e di vetëm unë. Por unë jam ndjerë jo mirë pas dhimbjes që më kanë sjellë mua dhe familjes sime mediat, të cilat kundrejt personit tim kanë zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme për të rritur tirazhin e tyre. Unë kësaj punë do t’i shkoj deri në fund. Nuk stepem. Unë e njoh mirë veten time, sikurse familjarët e mi. Por ato kanë luajtur shumë fort kundrejt lotëve dhe dhimbjes që kanë shkaktuar në familjen tonë. Unë nuk e dua as popullaritetin, as famën, asgjë tjetër, para familjes sime.
Lidhjet dyshe aty beson se janë për show, apo pjesë e ndjenjës?
Unë nuk e di se çfarë kanë banorët në zemër. Dashuria është ndjenjë shumë e fortë, që do apo nuk do, nuk e fsheh dot, të komandon. Deri diku arrija ta kuptoja dhe të mos e kuptoja Adelajdën. E kuptoja se ajo kishte vënë veton që të vendoste të vinte në Big Brother, gjë të cilën edhe unë e kam bërë, në atë moshë për çështje të caktuara. Por unë atë etapë e kisha tashmë të kaluar. Ndoshta më ndihmonte edhe faktori moshë. Dhe, po të luftosh, po të të përplaset koka, do të ndiesh dhimbje, por do të arrish atë që do.
Dhjetë ditët e para pashë një simpati të thjeshtë të Arjonit ndaj Mimozës. Ndaj atë natë që kam fjetur me Mimozën në vija të përgjithshme ia kam shprehur. Për të thënë edhe më tepër që, derisa persupozohet se unë paskam pasur një ndenjë kundrejt Arjonit, natyra ime nuk e pranonte kurrë që unë të shkoja e ti thoja që dikush të pëlqen. Nuk e di nëse Momoza ka dikë tjetër jashtë apo jo, është privatësia e saj, por mua më pëlqente që mes tyre të funksiononte, më pëlqente që dy njerëzit që kam shumë për zemër, pse të mos ishin bashkë, pse të mos shoqëroheshin bashkë, ashtu si ata ta ndienin.
Çfarë do të bënit me shumën sikur të ishit fituese?
Unë shpesh herë u thoja jepni maksimumin personal, sepse këtu është vendi ku ëndërrat bëhen realitet. Sikur të mos hiqja dorë nga 70 mijë eurot do të ndërtoja një shkollë.
Si ka qenë jeta jote para se të hyje në Big Brother?
Kam studiuar, punuar, organizuar shumë mirë jetën time, sepse kam kaluar shumë stade në jetë. Jam diplomuar për mësuese në gjuhën gjermane, pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kam studiuar gati dy vjet në Gjermani për këtë gjuhë, kam një punë që më pëlqen, sepse pasioni im ka qenë inxhinieria mekanike. U pozicionova për mësuesi, pasi mamaja ime ishte mësuese, dy motrat e mia gjithashtu dhe më pëlqen që në të ardhmen, nëse do të kem mundësi ekonomike, të hap një shkollë private, ku njerëzit të kenë mundësi të zënë dije dhe të afirmohen në jetë.
Si duhet të jetë mashkulli yt ideal?
Idealja është në të shkuarën, realiteti është realitet. Dikë që të ishim sa të ngjashëm, aq edhe të kundërt me njëri tjetrin. Që të kishte gjithmonë një impuls në marrëdhënien dhe familjen tonë. Unë jam në kohën e duhur për zgjedhjen e partnerit dhe bashkëshortit, babait të fëmijëve të mi.
Ka rëndësi pamja e jashtme?
Pamja sot blihet dhe shitet shumë kollaj. Vlerat e njeriu nuk kanë çmim.
Dëshiron që lidhja jote të jetë si ajo e Romeos me Zhuljetën?
Romanticiteti është i bukur, por jemi në 2009. Zhuljeta e Romeo i 2009-ës është një version shumë i bukur, por i pamundur.
Në gishtin e unazës mbani një tatuazh-unazë. Simbolizon unazën e munguar që pritet të vijë?
Jo, mamaja ime është shqiptare e Maqedonisë. Edhe gjyshes sime, megjithëse 76 vjeç, i pëlqen të lyejë dhe rregullojë gishtat, sepse e ka në traditë. Mua më pëlqejnë gjëra të tilla. Shekspiri thotë “Zhuljeta është diell”. Tatuazhi im ka edhe një kurorë mbretërore. Dhe dielli është mbret i botës.
Të janë shtuar komplimentat nga meshkujt?
Unë ndriçoj. Gjithmonë kam hasur në sy që më kanë parë me dashamirësi dhe pëlqim. Tani më shikojnë më shumë. Komplimenta marr nga të gjithë njerëzit, si nga femrat edhe nga meshkujt që më thonë: “Pse hoqe dorë”.
Nëse do fillonte sërish, do hyje përsëri në shtëpi?
Nuk do të doja t’i rikthehesha përsëri, sepse e shijova shumë bukur të qënit në Big Brother.
Cili është mësimi që more nga Big Brother?
Unë edhe më pëpara kam pasur ftesa për tu bërë pjesë e televizionit, por prisja kohën, programin dhe ekranin e duhur. Merr mësim, kur pëson. Unë nuk pësova, por mora një fitore personale, sepse unë kam fobi nga masa dhe të jetoj me shumë njerëz. Përderisa unë bashkëjetova me ta për pesë javë, kjo është një plus shumë i madh për mua.
A ju duket vetja pak mendjemadhe?
Jo aspak. Unë jam shumë e dashur dhe popullore si natyrë. Ndoshta personazhi im e ka pasqyruar këtë.
Në fund të kësaj bisede dua që tu kërkoj falje prindërve të mi, të gjithë të njohurve të mi. Tu kërkoja falje sepse unë u lokalizova në këtë personazh dhe ndoshta ato janë lënduar. Unë jam ai person që ato kanë njohur tërë jetën e tyre, ai person i dashur, që di tu rrijë pranë, që di tua fshijë dhe lotët, që di t’u dhurojë dhe puthje. Dhe që duhet të kenë besim siç kanë pasur gjithmonë besim tek unë.
Postime te ngjashme
- Poli: Ishi kerkon shpjegime pse e braktisa
- Mesida: Arjoni ka shpirt te bukur
- Besa: Arbri me mungon
- Olta Sheta : Unë, mike e ngushtë me të dashurën e Erionit
- Zhuljeta, lidhja gjashtëvjeçare me biznesmenin e martuar
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.





49 Përgjigje
Paraprakisht nuk vi ketu edhe pse bigu ka mbaruar por sa pash emrin e saj hyra per faktin se eshte personazh i thenieve te ditura.
Psh. Ajo qe me dha pershtypje me shume eshte kjo:
Ka rëndësi pamja e jashtme?
Pamja sot blihet dhe shitet shumë kollaj. Vlerat e njeriu nuk kanë çmim.
Bravo. Gjithmone e kam cmuar per theniet e saj dhe tregon nje person shume te formuar dhe inteligjent.
Gjeja negative qe mbase mua me duket eshte se me duket shume dyfytyrshe plus kush femer nuk eshte sot por ajo bie shume ne dukje mbase ne mimiken e saj te komunikimit tregohet terthorazi reagimi i aktrimit ajo do te lozi brenda nje show aq gjigand boteror ne bote. Megjithate te uroj sukses.
Nje gje te fundit desha ti thoshja qe kush hyn ne reality show dihet qe do vuaj por dhe do gjej perparesi. Show eshte per te kenaqur publikun zonjushe keshtu qe mos u habitni per thashethemet qe drejtohen ndaj jush edhe pse eshte ves i keq. Megjithate une ne nje show nuk do hyja kurre per faktin se e dua familjen time dhe s’dua te behem person publik. Nejse fate dhe sukses ne jete.
Gjithe simpatine qe e kame patur pere Adellen tani me nuke e kame sepse ajo pranoi te “hyje”ne TOP CHANNEL i cili kontrollohet nga E.Rama. Pere nji vajze nga Kavaja kojo gje nuke ka mundur te ndodhe
na mbytetet me kto komente te vjetra boni diqka 3 vlla se sen sjini ka na jipni : ZHULJETA ME KE PELQYER JE SIMPATIKE SUKSESE NE JETE
nuk kam qka te tham per zhylin se asht nja prejt te kqijve skam ska me shtu
o mimoza ylli i shqiptaris
po moza eshte ylli me i madh ne kosov
bash mir pska thon zhuli se vajzat kan pas deshir te ryn me arjonin po shkaku ishte kamera dhe esht shum e veret kji gje
nuk kam pasur ndonje simpati te veqant per zhuljeten por ne baz te kesaj interviste me duket mjaft intelegjente dhe shum e formuar bravo zhuljeta suksese.
mua me kee pelqyer por ma shum um ka peqy aty adela e prej meshujve birodi atajan yjet e botes nuk ma te mir se kta dy sa dush minohesh
ADELA DHE BIORDI YLL JENI MOS JAV NIN
MA TE MIRT
O BOTHEN ma hangshi se marut me mozen po ma e mira ADELAdhe pik me vjen keq per kometet
hej edhe ju ktu si po shkruni per mozen shkruni ne kometet e saj e ejo te zhuljetes
ok ok
bravo zhuljeta e sinqert je nuk je gjeloze si adelajda kjo u pa me mozen qe e ke dasht me te vertet e jo si adelajda me gracka
diellza b….. haje vet a je normal ti, nuk mundesh kurkuj me jav ndalu me shkru te gjith shkrujn qka te dojn esht e drejt e te gjithve.
o djellza hajde te ha une ta kashoj edhe ta rrasi se ti te madh pe dojshe vete adelajden a pi del bjordi
dellza hajde moj per naj dit ta ha perpara e permas merre edhe adelen e hajdeni se bjordi i vogel
diellza mos fol pa lidhje moza ndriqon
Moza edhe une te uroj nga zemra qe te bashkohesh me Arijonin se jeni te dyt si zemra tbukra
Je shume mendjemadhe Zhuljeta, biles e padurueshme, je e zgjuar por jo me e zgjuara ndaj ka patur plot teleshikues qe kane arritur te te njohin dhe te kuptojne qe ti je e semure nga ideja per tu dukur, per te qene ti e para. Ti s’terheq vemendje nga paraqitja por nga menyra si rri dhe sillesh, ti s’ke ndonje zgjuarsi te madhe por ke manine e madhe per tu dukur e tille, ty nuk te vlersojne aq shume te tjeret sa thua, ti vlerson veten dhe keto e dashur Zhuljete nuk jane gjera pozitive. Ti mund te kesh zemer shume te mire por ate jane te pakte ata qe mund te ta vlersojne. Me vjen keq por ajo Zhuljete qe u pa ne BB (dhe tek dhoma e sekreteve ne vecanti)dhe sidomos ajo Zhuljete qe tregonin gazetat duke u bazuar ne theniet e kolegeve, shoqerise tende etj ishte sh ndryshe nga ajo qe po tregon me lart. Vertet gazetat genjejne por jo 100%. Gjithsesi mos u merzit ka dhe me keq. Nder te gjitha ti ke nje te mire, te pelqen vetja dhe e ke fushe me lule.
o rondina sesht e vertet more kja qe ti e shpreh ketu ncncnc
oooooo kjo zhuljeta shume mendjemadhe,,,,,,,,sado i duket vetja me e zgjuar por s’eshte,,,,,,,,,,,,zgjuarsia e saj e beri qe ajo te dilte aq shpejt nga big brother”””””””””””””’
NUK E DUROJ DOT SIDOMOS KUR FLET
AJO MOZA ESHTE E LIDHUR ME POLIN CA THONI JU TE LIDHET ME ARJONIN
AJO ME ARJONIN NUK SHKON DUA TE TE THEM QE AJO ESHTE ME E MIRE POR PRAP ESHTE E LIDHUR…….
o eri pi maroni veti tu i be qef ju te shqipris se mimoza nuk jau rras juve moza nuk e merr pol debilin pol qelin
moza e merr nje yll si eshte vet
mjaft me genjeshtra moza tregoj qe ka qen genjeshter e gazetarve dhe e polit
O FJOLLA A MUND T’I ME PERSERISESH PAK ATO DY FJALET E PARA TE LUTEM SE NUK TE KUPTOJ????????
eri nuk mundet se nuk din as vet qka ka shkru as une spo kuptoj kurgjo
aaaaaaaaa ok ok po do te doja qe nese do te shkruante perseri te shkruaj me qarte ,,,jo vetem per mua por edhe per te tjeret si psh. ju rina
o eri e rina po jau spjegoj po i beni veti qef ju te shqipris se po ju pelqen moza po moza nuk vjen nuse ne shqipri ka djem me te mir kosova bravo moza qe nuk jau rrase askuj
o gazetart e shqipris mos genjeni per mozen
moza eshte yll engjull
a kuptuat
po po e kuptova….flm……..po per sa i perket mozes ajo vete eshte e lidhur me polin kjo do te thote qe ajo mund te jete ””””””nuse”””””ne shqiperi pse jo? dhe Shqiperia nuk ka asgje te keqe eshte vendi yne dhe padyshim qe asnje nuk po ti shan kosovaret perkundrazi ne e duam koseven
a me fal ngaterrova emrin por ky eshte mendimi im nga eri eri eri eri
ha ha ha a jeni normal po ku e merr moza polin me dy fije flok
moza e meriton ne engjull si vet
po budalla me zor po doni me ba nuse te shqipris mozen
si stafi i bigut qe deshironin moza mu lidh me ndonjerin qun
kur nuk pranoj moza e larguan
ajo moza eshte yll
porderisa moza refuzoi bjordin,,,arjonin,,,,,,,,,,arin,,,,,,,,,kjo do te thote qe ajo do polin duke e perforcuar edhe nga vete motrat e saj te bukura
o eri moza nuk e ka dasht polin as qe e don ajo ka qen loj e mozes ndersa motrat e mozes e kan perkrah strategjin e mozes perderisa adelajda e anjeza kan loz ne menyr praktike tu u lpi moza e ka perdor pol budallain jasht hallall moza ke dit me loz e ai budallai ka mendu qe e don moza ka enderru me sy hapur ha ha ha bravo moza jau ke len gishtat ne goj te gjithve polit bjordit arjonit arit stafit te bigut qe kishin deshir mu lidh ti me ndonje qun per te arrit shikushmeria ne maksimum oooo moza mbretresha e shqiptaris je
nuk te te them gje tjeter por koha flet vete apo jo????????
eri ec pirdhu oj kuder
laje gojen para se te flasesh me mua lali ok?????? do te thoja dicka por nuk e ndyj gojen me ty sia vlen me……………….cccccccciiiiiiiiiiiiiiaaaaaaaaaaaaoooooooooooooo
eri mos ha mut
he mo—U———-UUUUUU KU JE??? APO E KUPTOVE SE CFARE EDUKATE KE MEVJEN SHUM KEQ PER TY………………………BO CA EDUKATE!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!
IK MO IK SE AS TEK MAJA THOIT NUK ME VJEN POR SKE CI BEN INJORACA..PSIKOPATLLEKU,,IDJOTSIA NE KETO GJERA TE COJNE MOS TE MEREM ME TY SE E KUPTOVA SE SA POSHT QENKE DHE SA LART JAM ME VJEN ME TE VERTET KEQ
aha flm fjolla tanime e kuptova sepse ne fillim nuk arrit dot nejse tung tung
O SA GJYNAF QE JENI O RINI,,,MESONI TE SHKRUANI E TE SHPREHENI SE LATE NAM,,,,O SHQIPETAR E SHQIPETARE MENDOHUNI E PASTAJ KOMENTONI, NUK JU MERRET VESH ASGJE,,,,,,
uuuu qa ki thon e ki kill krejt ke ber tharje pakrip