Adela le ne balte “Top Channel”
Posted on October 30th, 2009 in Big Brother Albania 2, Lajme dhe Thashetheme | 45 Komente »

Ndarja e Adelës nga Televizioni që e “krijoi” me sa duket, tashmë është thuajse përfundimtare. A do t’ia dalë vajza guximtare të mbijetojë pa Top Chanell-in? Apo do arrijë Topi të injektojë në publik “Adelën” e rradhës në Big Brotherin e ardhshëm që nuk është dhe aq larg, duke i bërë shikuesit të harrojnë heronjtë e vjetër ? Kjo mbetet të shihet, por vajza nga Kavaja duket se është “kockë e fortë”. Gjithsesi, do jetë një luftë me kohën. Deri në Big Brotherin e ardhshëm, janë edhe 3 muaj nga nisja e përgatitjeve. Ligjësia e këtyre emisioneve është pak a shumë e njëjtë: Yje që ndriçojnë fort për një vit, por që shuhen sapo nis edicioni tjetër. A do ndodhë kështu dhe me Adelën? A është ajo një përjashtim? Do ta tregojë koha. Ndërkohë, nuk kanë fund fjalët që thuhen për Adelën dhe Bjordin. Deri tani kanë arritur të jenë çifti më i përfolur në kryeqytet, por dhe në Shqipëri. Adela dukej e destinuar të ishte subject debati që në fillim të edicionit. Kjo për shkak të problemeve që pati Adela që me hyrjen në shtëpi, e cila i solli dhe ndarjen nga i fejuari i saj, mërzitjen e familjarëve, sidomos babait, i cili nuk pranoi asnjëherë të shkonte në shtudion e “Big Brother” dhe pse ftesat kanë qenë të shumta, e problemet nuk mbaruan këtu. Pas afrimit me Bjordin, fillimisht zonja Antoneta, nëna e Bjordit, deklaroi që nuk e kishte shumë përzemër Adelën dhe pse më vonë ndërroi mendim. Dhe pas gjithë këtyre problemeve, afrimimi në Top Channel dhe oferta që iu bë Adelës nga Adi Krasta, sezonin e kaluar, për të qenë bashkëprezantuese, u dukën sikur i vunë kapakun gjithë problemeve, por ja që nuk ndodhi kështu. Lexo me teper »


