Archive for November, 2009

Pushimet e Bjordit dhe Adelës!

Posted on November 16th, 2009 in Lajme dhe Thashetheme | 31 Komente »

bjordi-puth-adelen

Post Big Brother, do t’i “dhurojë” një palë pushime të mira Bjordit dhe Adelës, imazhe të cilat janë fiksuar edhe në këto foto. Pas mbarimit të atij spektakli, që i dha famë, çifti nuk nguroi të jepte spektakël, dy të dashuruarit kanë bërë një xhiro relaksuese nëpër Evropë. Në këto foto duke qartë entuziazmi i Adelës pranë Koloseut të Romës, dhe kënaqësia e Bjordit, që këtë herë ishte me të në Itali. Ndërsa në Budapest argëtimi ka qenë ndryshe… Por pas pushimeve, dhe kthimit në Shqipëri, asgjë nuk shkoi vaj për çiftin, premtimet ngelën premtime, dhe për të asgjë nuk u finalizua me sukses. Pjesëmarrja në spektaklin ” E diell” duke e vënë Adelën në rolin e kërcimtares ishte një dështim i plotë, dhe për të dashurin e saj një zhgënjim. Ndërsa tani… priten që të shfaqen diku por, se ku dhe kur, ende nuk dihet. Këto foto tregojnë që dyshja simpatike e BB2, ja ka kaluar më së miri jashtë Shqipërisë. Të dy kanë pozuar për njëri-tjetrin, pasi fotot më të shumta i kanë vetëm. /Shekulli2/

Serisht Big Brother Albania

Posted on November 8th, 2009 in Big Brother Albania 3 | 8 Komente »

Te gjithe jemi duke pritur me padurim edicionin e trete te Big Brother Albania.  Interesi i shqiptareve ane e mbane botes  kur flitet per shtepine me te vezhguar  eshte gjithmone i larte. Edhe sivjet www.bigbrotheralbania.net do t’ju mundesoj gjithcka nga ky edicion i 3-te. Foto, video, komente, pamje ekskluzive nga shtepia edhe banoret e saj. Ashtu si vjet bigbrotheralbania.net arriti te zbulonte para fillimit te edicionit nje nga pjesemarrset (Liriten). Ne qofte se jeni ne dijeni se kush do te jene personazhet e rinje te ketij edicioni mos ngurroni te na shkruani.

Websiti me i famshem i fansave te Big Brother Albania ka edhe nje grup ne facebook, ku gjithashtu mund te diskutoni me fansat e tjere, e pse jo, te beheni miq.

bigbrotheralbaniafacebook

Ne websitin zyrtare te Big Brother Albania eshte publikuar faqja ku ju mund te aplikoni  per te marre pjese ne kete edicion. Procedura eshte e thjeshte, duhet vetem te plotesoni te gjitha fushat  e paracaktuar prej stafit per te pasur dhe ju mundesine si cdokush tjeter per te marre pjese ne kete reality show. Cmimi i madh per kete vit eshte 100 milion leke (te vjetra) ose diku rreth 80 000 euro. Sigurisht, jo pak!

Adela: Dua të bëj një këngë që flet për historinë time të dashurisë

Posted on November 3rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 18 Komente »

bjordi-puth-adelen

Vajza e famshme nga shou Big Brother, Adelajda, ka thënë se ajo e do shumë muzikën dhe planifikon të bëjë së paku një këngë në të ardhmen.

“Duke qenë se unë e dua shumë muzikën, kisha dëshirë të bëja një këngë, thjesht për kënaqësi jo si punë. Gjithsesi është një projekt që është shtyrë në kohë por nuk është anuluar. Do më pëlqente të bëja një këngë që flet për historinë time të dashurisë”, citohet Adela nga Shekulli.

Ndërkohë, edhe pse këngëtari Sinan Hoxha ka mohuar çdo komunikim me Adelën dhe çdo propozim për të, në lidhje me ndonjë projekt, ajo ka thënë se Sinani i kishte ftuar bashkë me Bjordin, të merrnin pjesë në një videoklip të tij.

“Në fillim të verës Sinani na kishte ftuar së bashku me Bjordin për të qenë protagonist në një klip të tij por ky projekt nuk u realizua”, ka thënë Adela.

Sinani i fyer me Adelën e Big Brother: Unë, produkt i dalë nga populli, jo nga ‘laborator televiziv’

Posted on November 2nd, 2009 in Lajme dhe Thashetheme | 21 Komente »

Kur bie fjala për Sinanin, njerëzit kanë mendime të ndryshme. Disa mbledhin buzët, të tjerët janë fansa dhe dashamirës, të tjerët janë indiferentë, por në fund mbetet ajo shprehja që dikush ma tha pesë minuta para se ta takoja Sinanin: “Opo thoni ça të doni, po vetëm ai e mbush plot sallën e Pallatit të Kongreseve…”Sinani është i qetë për atë çka është. “Unë jam produkt i dalë 100% nga populli dhe jo nga një “laborator televiziv” – thotë ai. “Po bëj një këngë të re, të cilën do e nxjerr nga dhjetori. Është një duet me një këngëtare shumë të njohur kosovare, por që nuk dua t’ia bëj publik emrin. Është një këngë që flet për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, – na tregon këngëtari, që fundjavat e kohëve të fundit e gjejnë thuajse përherë pranë shqiptarëve të diasporës. “Çdo të shtunë dhe të diel këndoj me kontratë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe Greqi. Vendet ku këndoj janë diskoteka shumë të mëdha, pronarët e të cilave, sigurisht janë shqiptarë, – thotë Sinani. Por pyetjes nëse ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në festivale të muzikës popullore, ai i përgjigjet:”Për momentin nuk mendoj të marr pjesë, sepse mendoj që këto lloj organizimesh bëhen për lançimin e këngëtarëve të rinj. Unë besoj e kam kaluar atë fazë…”

Sinan, çfarë mendimi keni për atë që luhet “muzikë komerciale”.. Ju vetë bëni muzikë të tillë dhe jeni kritikuar për këtë gjë apo jo?

Muzikë komerciale ka bërë Madonna gjithë jetën dhe është kritikuar gjithnjë, por ajo mbetet mbretëresha e pop-it.
Karamelja mbahet në gojë…

Unë vetëm në Shqipëri dëgjoj të flitet për muzikë të mirë dhe muzikë të keqe. Muzika është muzikë, ato janë nota dhe vetëm një injorant mund të thotë që notat janë të mira, apo të këqija. Po, kam bindjen se këto kritika bëhen nga këngëtarë të pasukseshëm në stilin e tyre.Gjithashtu flitet se keni bërë “para” të madhe nëpër koncertet tuaja në diasporë…
Pagesa është e kënaqshme, por mos harro që për realizimin e një albumi dhe të dy videoklipeve, duhet shkuar një vit rresht për koncert, por gjithsesi ngelet “diçka” dhe për ne.

A është i dashuruar Sinani?

Sigurisht që jam, nuk kam pse ta fsheh dhe nuk besoj se më prish punë.

Sinan, para disa ditësh u përhapën lajme mbi një ndodhi të supozuar që Adela e Big Brother ka patur një ofertë nga ju për të prezantuar disa nga koncertet tuaja në diasporë, por që nuk ka pranuar, sepse, ju nuk hynit te këngëtarët e saj “të pëlqyer”… Çfarë mund të na thoni?

Nuk besoj që është faji im që Adelajda në këto momente ka ngelur keq, pas premtimit që nuk u mbajt kurrë për të qenë bashkëprezantuese tek “E Diell” me Adi Krastën..
I sugjeroj të merret me diçka konkrete, siç po merrem dhe unë.. Nuk besoj se më është dashur Adela gjatë këtyre 15 viteve që merrem me muzikë.Nëse njëri prej nesh ka interes për tjetrin. ajo ka interes tek unë, jo unë tek ajo. Më vjen keq që është shprehur kështu.. Kam qenë fans i saj gjatë lojës në “Big Brother”. Në koncertin tim të fundit mund të ketë pasur mbi 5 mijë vetë dhe ky koncert ishte pa Adelën dhe pa askënd tjetër. Unë jam produkt i dalë 100% nga populli dhe jo nga një “laborator televiziv”. Lexo me teper »

Adela: Sinani na ftoi bashke me Bjordin per nje klip

Posted on November 2nd, 2009 in Lajme dhe Thashetheme | 29 Komente »

adela-bjordi-foto

Nderkohe qe Sinani ka mohuar cdo komunikim me Adelen dhe cdo propozim per te, vete Adela ka thene dicka tjeter ne nje interviste te saj ne faqet roze te shtypit te perditshem. Ja nje pjese e intervistes se saj te diteve te fundit, publikuar ne te njejten dite qe Sinani fliste rreth perplasjes se heshtur te ketyre dy personazheve te muzikes dhe shout televiziv shqiptar.. : Pra Adela ke vendosur të këndosh? Duke qenë se unë e dua shumë muzikën, kisha dëshirë të bëja një këngë, thjesht për kënaqësi jo si punë. Gjithsesi është një projekt që është shtyrë në kohë por nuk është anulluar. Do më pëlqente të bëja një këngë që flet për historinë time të dashurisë. Po projekti me Sinan Hoxhën çfarë ishte? Në fillim të verës Sinani na kishte ftuar së bashku me Bjordin për të qenë protagonist në një klip të tij por ky projekt nuk u realizua. Pse, pasi sipas informacioneve tona pagesa ishte joshëse? Sepse ne prisnim që të bëheshim pjesë e një spektakli të rëndësishëm dhe donim të përqendroheshim vetëm aty. E ke fjalën për “E diell”? Po. Në fakt pati një mospërputhje mes asaj që tu premtua dhe asaj që t’u ofrua apo jo? Pikërisht, por duke më ofruar një rol në kërcim, ata përmbushën mesa duket premtimin e tyre. Po tani, a mund të thuhet se Krasta ta mbylli atë rrugë që vetë ai deshi të ta hapte? Nuk mendoj se ma mbylli rrugën, përkundrazi ai ishte shoqëruesi im deri në një pikë të kësaj rruge, deri aty sa ecëm së bashku. Më pas mbase ai u lodh, mbase u mërzit… dhe më la vetëm. Tani unë duhet të rinisem dhe këtë rrugë ta vazhdoj vetëm. “Mbase u mërzit, mbase u lodh”… thoni ju. A keni menduar ndonjëherë se mbase edhe u zhgënjye? Këto që thashë janë thjesht aludime të mia pasi unë akoma nuk e di të vërtetën, por ama di një të vërtetë tjetër shumë të madhe, atë që unë asnjëherë nuk kam bërë asgjë për të zhgënjyer atë apo këdo tjetër.