bjordi-puth-adelen

Post Big Brother, do t’i “dhurojë” një palë pushime të mira Bjordit dhe Adelës, imazhe të cilat janë fiksuar edhe në këto foto. Pas mbarimit të atij spektakli, që i dha famë, çifti nuk nguroi të jepte spektakël, dy të dashuruarit kanë bërë një xhiro relaksuese nëpër Evropë. Në këto foto duke qartë entuziazmi i Adelës pranë Koloseut të Romës, dhe kënaqësia e Bjordit, që këtë herë ishte me të në Itali. Ndërsa në Budapest argëtimi ka qenë ndryshe… Por pas pushimeve, dhe kthimit në Shqipëri, asgjë nuk shkoi vaj për çiftin, premtimet ngelën premtime, dhe për të asgjë nuk u finalizua me sukses. Pjesëmarrja në spektaklin ” E diell” duke e vënë Adelën në rolin e kërcimtares ishte një dështim i plotë, dhe për të dashurin e saj një zhgënjim. Ndërsa tani… priten që të shfaqen diku por, se ku dhe kur, ende nuk dihet. Këto foto tregojnë që dyshja simpatike e BB2, ja ka kaluar më së miri jashtë Shqipërisë. Të dy kanë pozuar për njëri-tjetrin, pasi fotot më të shumta i kanë vetëm. /Shekulli2/