Adela e Bjordi,shfaqen per here e pare si prezantues
Posted on December 6th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 43 Komente »

Janë shembulli tipik i atyre të rinjve që kanë një ëndërr dhe e bëjnë realitet, madje nuk ndalen edhe para atyre vështirësive ku shumëkush do të dorëzohej.
Dhe për të ndjekur këto ëndrra kanë hequr dorë nga shumëçka prej jetës së tyre, madje mund të thuhet me plot gojë se kanë filluar një jetë të re, duke përdorur si kufi ndarës mes të shkuarës dhe të ardhmes, programin “Big Brother” falë të cilit fituan popullaritet.
Adela dhe Bjordi janë gjenerata e re që di çfarë do dhe kur gjejnë dyer të mbyllura, nuk vijojnë të trokasin akoma, por kërkojnë dyer të tjera, me optimizmin që do të gjejnë atë të duhurën. Dhe sipas informacioneve tona e kanë gjetur, duke u bërë kështu pjesë e një formati shumë të rëndësishëm televiziv ku do t’i shohim së shpejti.
Por ndërkohë çifti bukurosh nuk ka ndenjur në pasivitet por duket se kanë vënë veten në provë para se të provojnë eksperiencën e rëndësishme për ta. Që televizioni, spektakli është synimi i tyre, tashmë nuk është një sekret për askënd, por edhe aktivitetet e tjera janë një kënaqësi për ta. Më datën 1 dhe 2 dhjetor ata kanë qenë në rolin e prezantuesve në një skenë të rëndësishme siç është ai i Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Presidenti i agjencisë “Buna 1”, Arben Mazi kishte kohë që mendonte të përfshinte dy të rinjtë që kishin bërë aq shumë fansa për vete, në një nga aktivitetet e organizuara nga agjencia e tij. Dhe më në fund kishte konkluduar në idenë se Adela dhe Bjordi mund të prezantonin shumë mirë koncertin recital të këngëtares së muzikës popullore Artjola Toska. Çifti që sapo ishte kthyer nga Italia, ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit direkt e në Shkodër ku për pak orë fillonte nata e parë e koncertit të Artjolës.
Duke u ndjerë paksa në faj që nuk kishin pasur kohë të studionin skenarin, kanë vendosur të improvizojnë gjithçka duke menduar se kështu prezantimi do të ishte më interesant dhe jo i mërzitshëm. Dhe në fakt kanë pasur të drejtë. Bjordi i cili është një tip më lozonjar, ka luajtur rolin e ngacmuesit duke krijuar mjat situata me humor, kjo edhe për arsye të shqipes së tij, e cila edhe pse është përmirësuar mbetet përsëri shumë e veçantë nga e folura e zakonshme shqipe.
Dhe duket se kjo mënyrë prezantimi i ka pëlqyer shumë publikut të cilët duke qenë shkodranë, e vlerësojnë shumë humorin dhe improvizimin. Në një moment të spektaklit, Bjordi ka dalë vetëm në skenë duke kërkuar të “kurdisë” një prapaskenë për Adelën. Ai i ka thënë publikut se Adela ka vendosur të këndojë pasi i është mbushur mendja se është këngëtare, por në fakt nuk di fare.
Por që të mos ndjehet keq, ai i është lutur që ta duartrokasin, por nuk ka kuptuar se nga mbrapa ka qenë Adela e cila ka dëgjuar gjithçka. Lexo me teper »


