Archive for January, 2010

Rregullat e shtepise

Posted on January 31st, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 28 Komente »


Pasi kane folur gjate dhe kane treguar disa pjese nga jeta e tyre, banoret tashme kane filluar te flasin per rregullat e shtepise. Kjo ide u hodh edhe ne momentin kur banoret planifikonin se si do te shpenzonin buxhetin kete jave. Keshtu pasi diskutojne se cfare do te blejne dhe cfare jo, ata bisedojne per te vendosur disa rregulla per te gjithe. Ne keto rregulla do te perfshihen pastrimi i shtepise, gatimi e cdo gje tjeter qe ka lidhje me shtepine e BB. Valentina thote qe djemte qe nuk dine te gatuajne, le te zgjedhin nje vajze qe t’i ndihmoje. Keshtu djemte zgjedhin nga nje vajze per te bere punet e shtepise. Keshtu ciftet jane: Jetmir-Domenika, Seldi-Bertina, Kika-Graciela, Erjoni-Pamela etj. Duke qene se dikush do te donte qe te ishte ne cift me nje tjeter person, banoret vendosin qe te alternohen perseri ndermjet tyre. Pas kesaj ata hedhin short me leter me vrim per te ndare punet.

Jeta e Seldit. Preket Pamela

Posted on January 30th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 30 Komente »

Seldi,Pamela dhe Domi jane shtrire ne dhomen e gjumit dhe po bisedojne. Seldi ka filluar tju flase per jeten e tij dhe per prinderit. Ai u ka thene qe prinderit e tij jane ndare qe kur ai ka qene nje vjec. Seldi tregon qe ka jetuar ne shtepi me mamane, me gjyshin e gjyshen, dhe tregon qe nuk e ka provuar ndjesine si eshte te kesh babain ne shtepi, si mund te sillet ai e shume momente te tjera. Seldi u ka treguar qe ai i ka pasur si prinder gjyshin me gjyshen. Domi thote qe i kemi historite pak a shume paralele.Ai vazhdon te tregoje qe e ema ka sakrifikuar shume per te dhe Seldi thote qe ka qene ai qe ka kembengulur qe mamaja e tij te jetonte me partnerin e saj. Pamela eshte prekur shume nga ky rrefim i Seldit dhe ka filluar te qaje, Domi dhe ai e kane ngushelluar duke i thene qe te mos shqetesohet, por ajo i ka thene qe i vinte shume keq per ato qe kishte kaluar Seldi. Me pas Domenika i ka thene qe ne duhet te shkojme ne finale te tre. Ata jane perqafuar dhe jane bashkuar me te tjeret ne kuzhine.

Banoret bejne thashetheme

Posted on January 30th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 5 Komente »

Jetmiri, Erjoni, Eduardi dhe Hakiu kane dale ne ballkon dhe po bisedojne me njeri-tjetrin. Ata flasin fillimisht per gjera te ndryshme ku futet edhe diskutimi per proven e javes. E rendesishme eshte se ata diskutojne ndermjet tyre edhe per sjelljen e banoreve te tjere. Thashethemet zhvillohen per te tjeret qe jane brenda. Jetmiri diskuton me Edin per sjelljen e tyre ndaj te tjereve dhe anasjelltas. Ajo qe nervozon me teper Mirin eshte sjellja e Valentines. Ai thote se i duket sikur Valentines i pelqen te urdheroje. Menyra e saj e te folurit, apo menyra se si ajo u kerkon dicka banoreve, Mirit nuk i pelqen aspak. Madje ne biseden e tij perfshihen edhe vajzat e tjera. Ai diskuton se perse banoret e tjere nervozohen kur ai hap nje debat. Sipas tij ai dhe Erjoni nuk jane fare grup ata thjesht hapin debate dhe diskutojne ndersa te tjeret, sipas tij, nuk marrin pjese fare. Ai diskuton edhe per Pamelen dhe Seldin. Per banoret e tjere flasin edhe Hakiu me Erjonin dhe Edin.

Shikoni Live Big Brother Albania 3 24 ore ne 24

Posted on January 29th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 22 Komente »

Ndiqni Big Brother Albania 3 Live 24 ore ne 24 duke klikuar tek ky link :Big Brother Albania 3 Live ose duke klikuar ne zerin e dyte te menuse (ne krye te faqes) Shiko Live.

Shiko Big Brother Albania live edhe ne www.WelcomeAlbania.com

Big Brother Albania 3 – Dita 4

Posted on January 28th, 2010 in Big Brother Albania 3, Ditet | 6 Komente »

Erioni dhe Bertina ne hapat e para?

Posted on January 28th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 62 Komente »

bertina-erjon

Dy banoret kane qendruar ne dhome duke biseduar me njeri-tjetrin per nje kohe relativisht te gjate. Ata kane kaluar nga nje teme ne nje tjeter. Si fillim kane folur per banoret e tjere por nuk kane ndaluar shume ne kete teme. Erjoni e ka pyetur Bertinen se si e kalon kohen kur eshte jashte, dhe ajo i ka treguar per rrjedhen e veprimeve gjate dites. Ajo thote “shkoj ne pune, pastaj kthehem ne shtepi gatuaj e me pas dal me shoqet”. Ai e pyet per vendet qe frekuenton dhe flasin per baret e Tiranes.Debati zhvendoset ne karakteret e tyre, Erjoni thote qe per te dhene opinione eshte i fundit ndersa per debate eshte i pari. Bertina thote qe ajo perdor gjithmone arsyen dhe ai i thote qe ajo vepron sikur po merret me matematiken dhe ajo i thote qe kjo nuk ka ndonje te keqe. Me pas flasin per veshjen, Erjoni i thote qe femrat vishen ne menyre te tille per te rene ne sy, ndersa ajo i thote qe nuk eshte e vertete pasi cdo njeri vishet si te ndjehet rehat. Se fundmi flasin dhe per shkollen, Bertina thote qe ka deshire te beje nje master ne degen e saj dhe nje ne lidhje me politiken, dhe pse nuk eshte shume oratore.

Seldi dhe Pamela luajne me banoret, apo eshte dashuri e vertete?

Posted on January 28th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 27 Komente »

seldi-pamela

Seldi dhe Pamela këmë gjetur momentin dhe janë ulur të dy bashkë në oborr për të biseduar. Ata kanë folur se cfarë reagimi po përcjellin tek të tjërët dhe se duhet të afrohen dhe më shumë qe ta bejnë lidhjen e tyre me të besueshme. Pamela thotë që banorët kërkojnë prova dhe prandaj është më e vështirë që ta besojnë lidhjen e tyre. Seldi i kërkon asaj që kur të jëtë ajo me Domenikën te hapë bisedën për lidhjen me Seldin dhe në këtë mënyrë ato do të kënë mundësi te shprehen. Ajo i thotë që ai duhet ta lërë më të lirë se jo nuk është fëmijë dhe nuk ka nevojë për shumë rekomandime. Me pas ka ardhur Eduardi dhe ata e kanë ndërprërë bisedën.

Big Brother Albania 3 – Dita 3

Posted on January 28th, 2010 in Big Brother Albania 3, Ditet | 13 Komente »

Dashuri apo lojë?

Posted on January 27th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 114 Komente »

seldi-pamela-dashuri

Banorët e tjerë duken të habitur me sjelljen e Pamelës dhe Seldit si cift e këtë gjë e diskutojnë dhe mes tyre. Bertina mendon se është vecse një lojë sepse nuk mund të lidhen brenda kaq pak kohësh, por Jetmiri habitet me fjalët e dashurisë që ata i thonë njeri-tjetrit, ndërsa Olta shton se një ditë më parë ata ndenjën shumë gjatë bashkë në dhomë vetëm dhe se kur dolën Seldi e puthi në buzë Pamelën e të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata janë cift i vërtetë. Seldi afrohet pranë grupit që diskuton këtë gjë dhe Olta përfiton për ta pyetur në sy nëse ata u puthën vërtetë dhe ai e pranon këtë dhe se zyrtarisht janë të lidhur. Jetmiri i uron fat për lidhjen, por Seldi ia kthen se vërtetë u lidhën por nuk i dihet si mund të ecë apo sa mund të zgjasë kjo lidhje. Seldi largohet ndërkohë që biseda vazhdon. Bertina insiston se është një lojë dhe se kjo gjë do duket shpejt, ndërsa Olta shton se Pamela i ishte dukur sikur “këputej kollaj” por për Seldin ishte e bindur që vetëm tallej me këtë histori. Jetmiri thekson se ata nuk duhet të qëndrojnë gjithnjë vec vetëm sepse kështu do mund të nominohen më lehtë nga të tjerët. Bertina mendon se ata mund të kenë bërë një pakt, thjesht për shoë por Jetmiri dhe Olta mendojnë se një pakt në sy të publikut thjesht do u ulte pikë e do dukeshin gënjeshtarë vetëm në sy të banorëve. Bertina hedhe edhe idenë se ajo mund të sillet kështu vetëm për të bërë xheloz Jetmirin dhe Erionin, me të cilët i ka shkëputur marrëdhëniet e mëparshme, por Jetmiri shprehet se kjo do të ishte dicka shumë pa kuptim dhe xheloz nuk mund të bëhet për dikë që nuk i intereson. Lexo me teper »

Big Brother Albania 3 – Dita 3

Posted on January 26th, 2010 in Big Brother Albania 3, Ditet | 19 Komente »