Archive for January, 2010
Big Brother Albania 3 – Dita 2
Posted on January 25th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 14 Komente »
Aleancë për shaka
Posted on January 25th, 2010 in Erioni BBA 3, Jetmiri BBA 3, Pamela BBA 3 (Eleminuar) | 23 Komente »

Gjatë gjithë pasdites, Erjoni dhe Jetmiri, përpiqen që me bisedat e tyre të sjellin pak humor ne shtëpi. Në qendër të këtyre bisedave dhe ngacmimeve eshte Pamela. Ajo nuk ndjehet fare e bezdisur nga këto ngacmime, por ne darkë ku banorët janë mbledhur të gjithë ne dhomën e gjumit, ajo e diskuton sërish këtë ceshtje me Erjonin pas nje batute të ketij te fundit. Pamela i ben te ditur se ndonjehere i pelqen te rrije e heshtur, nese nuk ka se cfare te thotë e te njëjtën gjë duhet te bëjë edhe ai. Biseda zhvillohet ne sensin e shakase. Jetmiri, si per t’i dhene nje spunto te metejshme bisedes, i thotë Erjonit se fjalet e Pamelës ishin tepër të renda, por ndjehet mirë që të pakten emri i tij nuk u përmend nga ajo. Ai siguron Pamelën se batutat e tyre janë vecse për shaka e aspak nuk ka krijuar një aleancë me Erjonin për t’iu kundërvënë asaj. Jetmiri e përkufizon situatën e krijuar mes Erjonit dhe Pamelës si “të zemëruar” dhe kërkon që ata të pajtohen. Erjoni, për të vazhduar ende shakanë e nisur, shprehet se nuk do të pajtohet nëse ajo nuk i kërkon të falur duke e puthur në faqe. Ai i afrohet, por Pamela ia kthen se ai duhet ta bindë fillimisht se ka bërë faj e kështu ta meritojë të puthurën. Të gjithë banorët qeshin me situatën e krijuar e vazhdojnë të ngacmojnë njeri-tjetrin.
Burimi: Top-Channel.tv
Profili i Hakit
Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3, Haki BBA 3 | 262 Komente »
Porfili i Valentines
Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3, Valentina BBA 3 (Eleminuar) | 12 Komente »
Profili i Domenikes
Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3, Domenika BBA 3 | 19 Komente »
Surprize per Domeniken
Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3, Domenika BBA 3 | 27 Komente »
Big Brother Albania 3 – Hyrja ne shtepi
Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 12 Komente »
Mbremja e pare ne shtepine e Big Brother Albania 3
Posted on January 24th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 105 Komente »

Banoret e rinj perpiqen te familjarizohen me cdo ambient te shtepise duke sistemuar keshtu nje pjese te gjerave te tyre.
Ndersa vajzat bashkohen ne dhome e ndihmojne njera-tjetren ne rregullim, djemte dalin ne oborr ku zhvillojne bisedat e para te cilat lidhen kryesisht me bashkejetesen ndermjet tyre, njohjen e karakterit dhe te zakoneve, prejardhjen apo edhe per eksperiencat e ngjashme.
Disa nga banoret preokupohen per darken e fillojne ta pergatitin ate. Ne sfond degjohet muzika shqiptare e viteve ’80.
Burimi: Top- Channel
Nene e bije ne Big Brother
Posted on January 24th, 2010 in Domenika BBA 3, Valentina BBA 3 (Eleminuar) | 24 Komente »

Vellai i Madh surprizon te gjithe me perzgjedhjen e konkurentit te radhes.
Ajo eshte Valentina 50-vjecare e cila perkundrejt moshes se saj, ne shpirt ndjehet e re. Ajo tregon se po hyn ne shtepine e Big Brother per te provuar e shijuar emocione te forta.
Nderkohe qe Valentina hyn ne shtepine e Big Brother, per Domeniken rezervohet nje tjeter surprize: nje zarf ku ndodhet nje bilete avioni per te udhetuar per ne Dubai. Kjo bilete eshte pjese e nje sfide ndermjet Domenikes e nenes se saj, nese ajo do te arrinte te hynte ne shtepi.
Domenika sheh nje video-mesazh ne te cilen nena e saj i tregon se sfida e tyre eshte ende e hapur, pasi edhe ajo do te jete banore e kesaj shtepie. “Udhetimin do ta fitoje ajo qe del e fundit nga loja”- shprehet nena e saj.
Surprizat nuk perfundojne me kaq sepse Domenika shkon ne dhomen e rrefimit ku aty ndodhet nena e saj, banorja e re Valentina, e cila do te garoje si gjithe konkurentet e tjere per cmimin prej 10 milione lekesh te reja.
Burimi: Top-Channel


