
Flasin ish-banorët: Përplasje mendimesh; “përzgjedhje perfekt… surpriza të befasishme… erën e pleqërisë që po vjen aty… Seldi, “Bjordi” i shtëpisë… Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut” “Ata e kanë kaluar një herë këtë eksperiencë dhe tani flasin lirshëm. Dukur kanë qenë vetë pjesë e lojës dhe nën vëzhgimin e kamerave për 4 muaj me radhë…, ndërsa tani shohin me kuriozitet lojtarët e radhës. Ish-banorët e edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Albania” kanë dhënë për Sh2-in opinionet e tyre për Big Brother 3. Të pyetur se si i duket ky edicion, si e shohin përzgjedhjen e banorëve, kushtet e shtëpisë, apo për ndonjë surprizë apo lidhje të mundshme mes lojtarëve, secili është shprehur hapur për atë që ka parë deri më tani. Eksperienca bën të vetën dhe ish-banorët arrijnë t’i kuptojnë “hilet”, apo objektivat që çdo kush nga ata që është futur në atë shtëpi i ka vënë vetes. Strategjitë janë të qarta po kjo vlen për tu parë në ditët në vazhdim. Në përgjithësi vlerësohet përzgjedhja e banorëve dhe askush nuk e vë në dyshim që do të ketë shumë surpriza”.
Elton Tozaj
“Normalisht është ende herët për të dhënë mendime, por duke pasur parasysh se që në fillim i shoh shumë aktivë mendoj se përzgjedhja këtë vit është cilësore. Megjithëse me thënë të drejtën me pëlqejnë më shumë miqtë dhe mikeshat e mia të BB2. Duke filluar që nga shtëpia dhe deri te hyrjet e reja, besoj se surprizat këtë vit do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe organizatorët këtë vit do të sjellin diçka ndryshe nga vitet e kaluara. Lidhje do ketë…është më se normale dhe besoj se do të ndodhin shumë shpejt. Mendoj se çifti i parë që do të lidhet, do jetë ai që do të ketë më shumë vëmendjen e të gjithëve, por mendoj se shumë shpejt aty brenda do të hyjë ndonjë personazh që do të bëjë më shumë zhurmë se çdo njeri tjetër”. Lexo me teper »

Seldi i lidhur me kengetaren Jeta Faqolli ! Për banorin simpatik të “Big Brother 3”, Seldi, duket se puthjet mund të dhurohen pa problem. Ashtu siç e kemi parë brenda shtëpisë së famshme, ku ai e puth vazhdimisht Domenikën, po edhe banorët e tjerë, Pamelën e Valentinën, të bën të mendosh se Seldi mund të puthë këdo. Gjithsesi nuk e dimë se çfarë lloj puthjesh janë ato që ai shkëmben me Jeta Faqollin. Siç e shihni në këto foto, Seldi dhe Jeta puthen hapur në publik. Dhe këto skena nuk janë parë vetëm një herë nga personat e pranishëm, por disa herë ndërsa ata janë parë në lokale nate në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para se Seldi të hynte në shtëpi, ata ishin parë tek dilnin bashkë në lokalet e natës. Nuk dihet deri ku shkon miqësia apo intimiteti i tyre, por gjithsesi njohja mes Seldit dhe Jetën ka lidhje me muzikën, pasi të dy janë lançuar si këngëtarë që kanë realizuar po ashtu disa klipe. Për sa u përket puthjeve, thuhet se ata i bëjnë kot për sport, por ka dhe nga ata që mendojnë se mes dy këngëtarëve të rinj të ketë ekzistuar një lloj flirti, që ata nuk kanë frikë ta fshehin. Gjithsesi nga Seldi mund të presësh çdo gjë, pasi siç po shohim në lojën e tij në “Big Brother”, ai duket një djalë që i pëlqen të luajë, të jetë në qendër të vëmendjes dhe të argëtohet pa limit.

Duket e çuditshme por mesa duket është e vërtetë. Erjoni, djali 25 vjeçar i cili është një nga konkurentët e “Big Brother 3” por edhe një nga më të spikaturit jo vetëm për fizikun e gjatë por edhe për shkathtësinë, është gjendur papritur në shtëpinë e BB bashkë me ish të dashurën e tij. Madje ai është vënë edhe para detyrës së vështirë për ta skualifikuar, gjë që në fakt nuk ndodhi. Nuk e dime nëse Erjoni kishte dijeni paraprakisht që edhe Bertina, vajza 25 vjeçe me kaçurela do të ishte pjesë e spektaklit “Big Brother”, por tani që ata do të bashkëjetojnë së bashku me të tjerë të rinj të panjohur për ta, janë vënë në të tjera pozita. Lexo me teper »

Ishte mese e qarte per te gjithe fansat e Big Brother Albania qe Enxhi Kamenica nuk mund te ishte nje vajze e thjeshte e qe misioni i saj nuk dihej se si do te shkonte. www.bigbrotheralbania.net arriti te siguroj disa foto ku Enxhi pozon si modele. Ne foton me siper, sic shihet qarte ajo ka pozuar me nje nga konkurentet e Big Brother Albania 2 Arjon Mucen, i cili qe prej daljes se tij nga BBA i ka hyre rruges se modes e ku po pozon per marka te njohura shqiptare e te huaja. S’kishte se si te ndodhte ndryshe me rolin e saj aq bindes Enxhi duket se ka marre leksionet e duhura nga kolegu i saj Arjoni!
Posted on February 28th, 2010 in Enxhi | 36 Komente »
Enxhi Kamenica e infiltruara e Big Brother vazhdon duke kryer me se miri lojne e saj brenda shtepise. Arriti te prish mardheninen midis Seldit dhe Domenikes, ndikoi ne lidhjen midis Mirit dhe Rezit e vazhdon akoma te turbulloj mendim e banorve real te shtepise mbi identitetin e saj. Shikoni videon me poshte: Lexo me teper »
Me sa duket ato pak minuta ku Klodi pati mundesine te ndaj me mbare Shqiperine homoseksualitetin e tij sherbyen per ta mbajtuar ate ne loje. Sondazhi yne eliminonte Klodianin ne menyre me absolute me 61% te votuesve te cilet prefereruan qe Klodiani te mos ishte me pjestare i shtepise se Big Brother Albania 3!
Klodiani, djali nga Lezha, gjithashtu nje nga te nominuarit e mbremjes se sotme, ka deklaruar hapur gjate nje letre te shkruar nenes se tij homoseksualitetin e tij. Zera per homoseksualitetin e tij kane dale ne forume te ndryshme ku diskutohet per Big Brother Albania ne te gjithe webin qe ne ditet e para qe ai u be banore i shtepise me te vezhguar ne Shqiperi. Letra e Klodit preku te gjithe banoret e shtepise, por jo vetem, gjithashtu edhe publikun ne studio perfshire ketu edhe Arbanen e cila e falenderoi per emocionet e forta qe percolli. Klodi eshte gjithashtu nje nder me te votuarit nga fansat e BBA ne websitin tone, le te shohim a do te jete ai i perjashtuari nga loja mbremjen e sotme, megjithese na ofroi emocione kaq te forta….???

Gjatë kohës që të tjerët kërcejnë dhe këndojnë, Rezarta i kërkon Jetmirit që të flasin. Fillimisht Jetmiri i thotë që të sqarohen më vonë, por Rezi insiston se ajo do që të bisetojnë tani. Ajo i thotë Jetmirit se e vetmja gjë që bën Jetmiri gjithë ditën është “me dal jashtë me pi cigare e më pas kthehesh këtu brenda”. Ajo i thotë që të rrinë më shumë bashkë dhe Jetmiri i thotë se çfarë do që të bëjë ai. Rezi i tregon se ajo u kishte thënë banorëve të tjerë se ajo dhe Miri sot do të gatuanin. Jetmiri sqaron se Rezi u çua vonë sot prandaj nuk e bënë dot një gjë të tillë. Më pas ai i thotë se ndjehet i lodhur “jam i lodhur duke dhënë shpjegime, do iki fare në shpi, për Zotin” i thotë Miri Rezartës. Vajza i thotë se ajo nuk po i kërkon shpjegime dhe Miri i shpjegon se ai është lodhur nga banorët e tjerë, jo nga ajo. Më pas Rezarta e këshillon djalin që ta marrë më shtruar dhe të mos ndikohet prej banorëve të tjerë. Jetmiri hesht dhe Rezi i kërkon që të flasin, por ai i kërkon vajzës duke iu lutur që ta lërë pak të mendohet dhe të bisedojnë më vonë. Kështu biseda e tyre shtyhet për më vonë.

Banorët bëjnë gara vallzimi dhe Bertina kërcen me disa nga djemtë e shtëpisë. Erioni shkon dhe ulet përballë Jetmirit dhe të dy rrinë të mërzitur. Pas disa minutash aty vjen Bertina e cila e pyet Erionin se çfarë ka. Erioni i mërzitur thotë se është lodhur duke pastruar banjën, por Bertina nis ta marrë me të mirë duke kujtuar se ai është bërë xheloz ngaqë ajo kërceu me djemtë e tjerë. Ajo insiton, por Erioni mohon që të jetë mërzitur për këtë arsye dhe i kërkon që ta lërë të qetë sepse ai po merret me cigaret. “ik më lër të mbarojë këtë punë” i thotë Erioni, por Bertina ia kthen “nuk të lë jo, e mbarojmë bashkë këtë punë”. Erioni i thotë se nuk i pëlqeu roli i Bertinës gjatë lojës së kërcimit dhe Bertina shfajësohet duke i thënë se ishte vetëm një lojë. Të dy debatojnë për disa minuta dhe Bertina mërzitet nga fjalët e Erionit dhe ashpërsia e të folurit të tij. Bertina e cila ishte përpjekur gjatë gjithë kohës që ta qetësonte Erionin, por përpjekja e saj dështoi, largohet e mërzitur dhe Erioni nis të bisedojë me Jetmirin. Miri i thotë “nuk po më shtyhet mua o shoku” dhe Erioni i thotë se as atij nuk i shtyhej në disa momente, por do vijnë të tjera gjëra dhe do të shtyhet prapë. Erjoni shkon në dhomën e rrëfimit ndërsa Jetmiri vazhdon të rrijë i mërzitur. Rezarta shkon përsëri pranë Jetmirit dhe nis ta pyesë, por Jetmiri i thotë se nuk do që të flasë me njeri për momentin.

Enxhi i ka treguar Oltës bisedën që ka patur me Jetmirin në lidhje me Rezartën. Ajo i tregon që ai i ka pohuar që nuk ka rënë në dashuri me Rezin dhe thjesht pëlqehen. Por Rezi i ka vënë Jetmirit në dukje shoqërimin e tepërt ne Enxhin dhe ajo ka dashur t’i thotë që të rrijë e qetë. Më pas Enxhi i tregon që ajo në të vërtetë i ka thënë Rezit që kur ka ndërmend ta lërë Jetmirin që ta kapë ajo dhe Rezi i është përgjigjur kur të dojë. Më pas tregon që ka qënë duke folur me Seldin por situata ka vajtur drejt një konflikti dhe ai i ka thënë që ajo kërkon të jetë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes. Enxhi i është përgjigjur që ajo është me të vërtetë në atë pozicion dhe Rezi ia ka plasur një të qeshure. Enxhi ka rezguar duke i thënë që nëse ka ndonjë gjë me të t’ja thojë sepse është hera e dytë që qesh në atë mënyrë për të. Më pas ajo i ka thënë Mirit që t’ja bëjë të qartë Rezit që ajo është shoqja e tij e ngushtë dhe ai i është përgjigjur që ai ndihet mirë me Rezin por në momentin që ajo do t’i kërkojë të mos rrijë me Enxhin, nuk do të ketë më marrdhënie me të. Më pas Enxhi i thotë Oltës që ajo i ka thënë që ajo nuk do të hyjë mes Mirit dhe Rezit por nëqoftëse do të ndjejë, do të jetë ndryshe. Ajo tregon që ndihet e sigurt pranë tij dhe e pëlqen. Ajo thotë që nëse vendos që të lidhet me Mirin, do t’i hidhet dhe do të presë që ai t’i japë shansin. Ajo vazhdon duke thënë që Miri i ka ndenjur afër dhe nuk e ka lënë të qajë në dy raste që ajo nuk ka qënë mirë. Enxho shprehet që për kënaqësinë e Rezit nuk ka ndërmënd të rrijë larg djemve të BB. Më pas vakzat futen brenda dhe disa nga banorët janë në gjumë. Enxhi i thote Jetmirit të zgjohet madje i bën dhe kafe. Ata bisedojnë pak por vjen Rezi dhe Miri meret me të. Rezi i thotë që ai duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj saj dhe i thotë që ai po kujdeset vetëm për të. Enxhi, Erioni, Jetmiri dhe Ada dalin në oborr dhe ata flasin për operacionet plastike dhe Enxhi u tregon që do të donte të bënte më shumë ndërhyrja dhe u tregon për sfilatat që ka marrë pjesë.