Big Brother Albania 3 Show: Surprizë e vecantë për Gracielën
Posted on February 6th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 10 Comments »
Gracielës, Vëllai i Madh i ka rezervuar një surprizë të bukur. Për të shfaqet një klip në të cilin ajo u tregon banorëve për jetën e saj të vështirë, pas vdekjes së nënës e kujdesi që duhet të kishte për babain e verbër. Graciela tregon se babai i saj nuk e ka parë asnjëherë e ka qënë nëna ajo që i ka folur gjithnjë atij për Gracielën, pamjen, sjelljen e gjithcka tjetër. Në klip, Graciela thotë se mendonte se gjithcka kishte marrë fund me vdekjen e nënës, por i dha vetes shumë forca që të përballojë vazhdimin e jetës e të kujdeset për të atin. Ajo flet edhe për raportin që ka me babain, një raport i cuditshëm e jo shumë i afërt. Arbana i komunikon Gracielës se për të është një surprizë, një klip i vecantë. Graciela shikon në monitor klipin ku në të shfaqet babai i saj, i cili i jep një mesazh inkurajues dhe ku i shpreh se ajo po sillet ashtu sic duhet në shtëpi, e këto fjalë ai i thotë duke qarë. Graciela preket teksa sheh këtë klip dhe thotë se nuk e priste këtë mesazh nga babai i saj, pikërisht se kurrë nuk ia ka thënë në sy këto gjëra për shjkak të raportit të vecantë që kanë, por që të paktën e bekoi përpara se të hynte në këtë shtëpi. Për të është rezervuar edhe një dhuratë, një kornizë ku në të gjenden një foto e madhe e përbërë nga pjesëza fotosh të Gracielës në shtëpinë e Big Brother dhe të familjarëve të saj. ajo duket shumë e lumtur për këtë surprizë e falenderon Vëllain e Madh.
Postime te ngjashme
- Seldi e Domi për banorët që janë larguar
- Vendimi: Gjimi largohet nga loja
- Bledi: “Graciela je hipokrite”
- Një surprizë nga kolegët për Hakiun
- Nje e infiltruar ne shtepi
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.

10 Përgjigje
surpriza e gracieles ishte shum e mir
gracjela me pelqen shume vece ndonjehere ajo zihet kot
surpriza ishte me t vertet sh e pikasur sidomos per gjendjen q ishte babai i saj por mua mu duk sikur ajo po bente gjoja sikur po qante dukesh sikur ato pak lot i kishte t forcuara jo se i dilnin nga shpirti mu duk shum fallco……:PPP
nuk e kuptoj sa flliq qe luan bb tani qe e dinin qe graciele do dilte i japin kete klipin qe ta mbajn brenda kete jave
Obobo! E pate Domin kur gerthishte. Dukej si shtrige. Tamam, me daljen e Valit e nxorri fytyren e vertete. O Seldi, rriji larg se do te kafshoje. Jetmirin ka hak ajo. Beme nene te te ngjaj….
Graciela, Bertina, Haki dhe Erjon jane te vertete dhe e meritojne finalen.
GRACIELA IJE SHUM E MIR
BASHK ME OLEN BERTINEN HAKIN EDHE ERJONI INI NJISHA………
graciela qau se ka vetem babin po ne kete shpi edhe ja ndjen
edhe nuk ja ndjen. Ajo ia ndjen kur askush nuk e mbron ate
po nuk ia ndjen kur ka shoqeri qe e mbeshtesin e i japin forc per me vazhdu perpara.Edhe pse graciela e ka nji ane qe mund te kaloje edhe vetem dicka te vogel.
un kam qejf qe ne finale te shkojne erioni haki graciela jetmiri edhe bertina
jetmiri ka nji lidhje shume te forte me gracielen prandaj kam qejf me shku ne finale
erioni me bertinen jane sheqeri i shpise
graciela perfaqeson shkodren edhe un jam shkodrane prandaj du qe edhe kjo me shku
haki ka nje karakter shume te mir prandaj du qe edhe ky me shku ne finale
ciao
me vjen keq per gracielen qe doli jasht po kto nuk e din cfar eshte e drejta njerezore,Mos u merzit graciela ti je ma e mira
sido qe te vijne punet ti e fitume je .Te uroj fat me gjith shpirt oriana uk