Vendimi: Gjimi largohet nga loja
Posted on February 6th, 2010 in Uncategorized | 19 Comments »
Arbana përshëndet të gjithë të ftuarit ashtu dhe publikun duke deklaruar kështu fillimin e spektaklit të sotëm. Ajo përshëndet edhe Arianin, opinionistin me të cilin diskuton të rejat e kësaj jave. Opinionisti shprehet se kjo javë ka qënë shumë intensive, e mbushur me të papritura dhe ndodhi të bukura. Ariani mendon se kjo javë ka qënë ndryshe nga sa pritej sepse kanë ndodhur ngjarje të cilat mund të pritej të ndodhnin javët e fundit të këtij edicioni, ndërkohë që janë zhvilluar që në javën e dytë e ndoshta kjo nga konkurenca ndërmjet banorëve.
Arbana komunikon për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj jave, largimin e Gjimit për në spital pas një gjendjeje të rënduar shëndetsore. Ajo përshëndet banorët sepse dëshiron që këtë gjë ta ndajë dhe me ta dhe u tregon atyre për vendimin e Vëllai të Madh në lidhje me Gjimin. Ajo i komunikon banorëve se Gjimi është mirë dhe për ta shfaqet një klip ku tregohet ndihmesa e parë që banorët i dhanë atij. Në klip tregohet shoqërimi i Gjimit për në spital me ambulancë dhe ndihma që iu dha atje. Në klip shfaqet edhe momenti ku Gjimit i dorëzohet një zarf në të cilin është i shkruar vendimi i Vëllait të Madh që ai duhet të lërë këtë lojë përgjysmë, pas një konsulte me mjekët të cilët kanë vendosur që atij i duhet një pushim absolut për gjendjen shëndetësore. Gjimi duket i mërzitur për këtë lajmërim, por e mirëkupton atë. Ai, me anë të klipit u dërgon një mesazh banorëve ku i falenderon për ndihmën e parë që i dhanë. Ai thotë se do t’i ndjekë deri në fund, por i vjen keq që nuk do të jetë më pjesë e kësaj aventure. Ai nuk harron të falenderojë edhe stafin e Big Brother dhe spitalor për ndihmën dhe shpejtësinë për ndërhyrjen. Edhe banorët nga ana e tyre i dërgojnë një mesazh Gjimit e i thonë se u mungon e se e duan fort. Në studio është edhe motra e Gjimit e cila tregon se si e përjetoi këtë situatë.
Burimi: Top Channel
Postime te ngjashme
- Big Brother Albania 3 Show: Surprizë e vecantë për Gracielën
- Nje e infiltruar ne shtepi
- Eleminohet Rezarta
- Rrëfimi i Ergysit shoqëruar me emocione pafund
- Eliminohet Ervini
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.

19 Përgjigje
gjimit i urojim sherim sa me te shpejt dhe i thejim se na mungon shum
hej a munet ma me hi gjimi qyhna
me vjen teper keq per gjimin uroj qe te sherohet dhe them se shtepia pa te nuk shikohet kam qene fans i tij sepse te tjeret me duken kot
uroj sherim te shpejt por renato eshte kot fare
uroj sherim te shpejt gjimit por renato eshte kot fare
Me vjen shume keq per gjimin .Isha nje nga fansat e tij .I uroj sherim sa me te shpejt.
<3
xhimi pac te shkuara me vjan shum keq ciao
xhimi sherim te shpejt me vjen shum keq qe te nxorren
me vjen shume keq qe u semure sepse ti ishe lojtari im i preferuar.te uroj nje sherim te shpejte
ke qen yll fare XHIMII sherim sa me te shpejtt
Gjimi te uroj sherim sa me te shpejt je i mi teper sherim te shpejtt
gjimit i uroj sherim sa me te shpejt je kon njesh fare
berina dhe kika ma te miret ne big bradher vazhdoni se keni me fitu umrime
gjimi te uroj sherim te shpejt po boll mir qi dole se kshtu ashtu hiq sun te bajshaa hahahaha ti edhe valentina boll mir qi dolet fort u bo aaaaaaa
gjimit i uroj shendet me teshpejt
Te dale urgjent Pamela ose Domenika se nuk shifen asnjera aty brenda, kjo e fundit si lavire sillet aty brenda. E diskreditoi fare BB3. Nxirreni njeren ose te dyja njeheresh.
xhiiu gezova shum qe dole nga spitali porme vjen keq qe dole nga loja…
HAKI je ylli i bigbrother