Në shtëpinë e vjetër pothuajse të gjithë banorët janë ulur te kolltukët dhe po diskutojnë. Tema e rradhës në debatin e tyre është “paragjykimet”. Duke folur për paragjykimet ata diskutojnë për mënyrën e të mënduarit të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare apo asaj kosovare. Secili jep mendimin e tij duke e ilustruar edhe me ndonjë histori apo eksperiencë personale gjatë jetës së tyre jashtë shtëpisë së BB.
E teksa ata diskutojnë Graciela ka dalë në oborr dhe po bisedon me Oltën. Të dyja vajzat flasin për shtëpinë e re dhe për komoditetin aty. Olta mundohet të shpjegoje orenditë dhe mobiljet e shtëpisë duke i krahasuar ato, me ato të shtëpisë së vjetër. Pas kësaj bisede vajzat diskutojnë për Renaton. Ato bëjnë thashetheme duke komentuar sjelljen e tij dhe ato çka zi ka thënë. Ato diskutojnë edhe për debatin që pati Graciela me Renaton gjatë spektaklit ku Graciela shpjegon edhe një herë atë çka donte të thoshte edhe gjatë debatit me të. Ndër të tjera ajo thotë se Renato nuk është vetvetja ndërsa Olta thotë se ai ka rënë në mendime prej nominimit. Edhe pse bëjnë thashetheme vajzat vlerësojnë anët e mira të sjelljes së Renatos.