Hapet zarfi i kuq
Posted on February 14th, 2010 in Big Brother Albania 3, Lajme dhe Thashetheme | 12 Comments »

Zarfi i kuq ka sjellë shumë kuriozitet si tek banorët ashtu edhe tek publiku e të gjithë mezi presin që ai të hapet. Arbana njofton të gjithë se ky moment ka ardhur dhe se zarfi i kuq do të hapet për të lexuar komunikimin që përmban. Ajo thotë se ky zarf do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi dhe kjo zgjedhje ka një qëllim të caktuar. Arbana u kërkon gjashtë banorëve të nominuar që të shkojnë në magazinë ku atje i pret një njeri i maskuar i cili do t’u vërë atyre një shall për t’u lidhur sytë. Banorët shkojnë atje dhe presin me ankth komunikimin e zarfit, ndërkohë që banorët e tjerë presin në dhomën e ndenjjes. Arbana lexon zarfin në të cilin thuhet se Vëllai i Madh ka vënë në provë vullnetin dhe aftësinë për t’u përshtatur në shtëpinë plot kujtime dhe me vlera historike e sociale të të gjithë banorëve dhe pasi ka vlerësuar qëndrimin e tyre në shtëpi, ka vendosur që banorët e nominuar të transferohen në një tjetër vend, në një shtëpi të re. Banorët heqin mbulesat nga sytë dhe shohin përpara tyre një shtëpi të madhe, luksoze, të bukur, plot ngjyra. Banorët duken shumë të lumtur dhe falenderojnë Vëllain e Madh për këtë ndryshim e për këtë fat. Ariani shprehet se banorëve u eci mjaft mirë ky nominim, ndërsa të tjerët duhet të rrinë në shtëpinë e vjetër.
Postime te ngjashme
- Jonela lë shtëpinë e BB; Proçesi i fundit i provës javore
- Elvisi, fle në dhomë me vajzat
- Banorët performojnë lojën e “Santa Klausit”
- Eliminohet Ervini
- Pamela, e eleminuara e radhës
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.
12 Përgjigje
asnje goc yll si mimo nuk ka hy sigurisht bigu me nuk do ket bukuroshe si mimoza
me mire te mos kish dal pamela sepse ta bote domeniken xheloze
ooo shum mir uu bo qe i kan fuut en shpin e ree suksese bba3
uh sa e bukur na ish kjo shtepia e re fantastike, per te nominuarit do dali olta pasi nuk na ka dhen asnje gje interesante as nuk ka se qfar te jep me perveq te mundohet te bej provokime qe spo i hecin me
shtepia e re ishte njesh fare ,aq luksose sa ska ku te shkoje me…..puc
puc
puc
sa kot e kan bere kete vit. ka qene me interesant big brother 2
sa do te doja sikur te gjithe banoret te hynin ne shtepine e re
hej a dini gje se mua s’me hapet kanali big brother 1
teper e bukur shtepia ama edhe banoret e tjer eshte dasht me hi se palidhje deri njaven tjeter veq nejse pi lajn mu knaq kta qe kan me dal niher njeri prej tyree..ma mir me dal olta ose renato se jane te padurueshm
Kjo pjese : Hapet Zarfi i Kuq qenkaa pjeesa me e mire
Sepsee asnjerii nuk e perkrahh mimozen
bravo ju qoftt Jetmiri ma i mriirr
o si mimoza krasniqi bigu me ska yll