Rezarta dhe Eduardi takohen sërish në kopsht ku fillojnë të bisedojnë për tema të ndryshme. Ata mendojnë se situata në shtëpi është rënduar disi dhe se po ndodhin gjëra të cuditshme. Eduardi shprehet se nuk po i pëlqejnë këto debate por shton se nuk ka qënë prezent në asnjë prej tyre dhe se meqënëse nuk ka qënë prezent e nuk i di shumë gjëra, nuk mund të mbajë anën e askujt e as të bjerë pre e propagandës që bën secili prej tyre. Rezarta e pyet për nominimin se si u ndje kur e mori vesh dhe ai thotë se e përjetoi disi keq sepse është sjellë mirë me të gjithë e nuk e priste që të dilte në nominim. Ai tregon se e ka nominuar një njeri të cilin e mbante si shok dhe kur e mori vesh, u ndje i tradhëtuar. “Mbeta si i ngrirë kur më tha Arbana se jam në nominim”- shprehet ai dhe shton se ka disa që po luajnë vërtetë për cmimin. “Përtej cmimit ngelet miqësia”- mendon ai duke nënkuptuar për ata banorë me të cilët mendon se ka një miqësi. Edi thotë gjithashtu se disa po dalin krejt ndryshe nga sa u treguan në fillim, por mendimin për banorët mund ta ndryshojë përsëri. Sipas tij, e rëndësishme është që njerëzit të bëjnë atë që ndjejnë dhe të jenë të sinqertë si me veten ashtu dhe me të tjerët. “Loja këtu ka shumë presione dhe kjo sjell shpesh ndryshime tek banorët”- mendon ai. Eduardi shprehet se arsyeja e kësaj “lufte” mes banorëve mund të jetë shkelja e besimit që dikush mund të ketë krijuar për një person tjetër. Ai mendon se kur një njeri i drejtë e i sinqertë zhgënjehet nga një person tek i cili ka patur besim, bëhet i rrezikshëm, por gjithashtu këshillon Rezartën që të mos përfshihet në këtë “luftë” e të mbajë qëndrimin e saj duke mos mbajtur anën e askujt për aq sa e ndjen. “Një njeri që i ka vënë qëllim vetes që të fitojë cmimin me cdo kusht, qoftë dhe me poshtërsi, është i rrezikshëm dhe shton se ajo duhet të bëjë lojën e saj dhe të nxjerrë vlerat që ka si dhe të argëtohet duke mos harruar edhe që të shkojë drejt cmimit, nëse ky është qëllimi i saj.