Jetmiri i ka thënë banorëve të shtëpisë së përbashkët që duhet të rregullojnë shtëpinë sepse nuk mund ta lënë rrëmujë. Ai ka futur në punë Oltën, Renaton dhe Edin pasi vetë do të merret me gatim. Gjithashtu fton dhe Seldin që të shkojë ta ndihmojë, por ai nuk lëviz fare nga vendi.
Më pas Edi i afrohet Jetmirit dhe e pyet me çfarë po i gatuan midhjet. Ai i thotë të mos i nderhyjë në profesin pasi Jetmiri nuk ndërhyn në punët e tij. Edi i thotë që ai do ta dijë me çfarë po i gatuan pasi është kurioz nëse frymëzimi i vjen realisht apo i vjen nga “budalliku”, siç shprehet ai.
Pas pak në të dyja shtëpiat bie gongu dhe banorët i futen punës për provën e javës. Në shtëpinë e re detyra e banorëve është të përdorin midhjet për të bërë zbukurime të ndyshme, objekte, gdhendje (skulptura) e shumë ide të tjera që mund t’ju vinë lidhur me këtë. Ndësa në shtëpinë e re është e njëjta kërkesë por duke patur si objekt pataten.
Domi me Edin po mundohet të bëjë varëse me midhje por e kanë pak të vështirë për t’i ngjitur guaskat me njëra-tjetrën. Më pas Domi thotë që mund të bëjnë dhe ndonjë zemër dhe Seldi i thotë që nuk iu ndanë zemrat. Renato i thotë ngaqë ka zemër të madhe nuk i ndahen zemrat Seldit. Jetmiri u jep ide të bëjnë ndonjë fustan me guaskat e midhjeve, por Domi i thotë që është e vështirë. Më pas Edi mendon se si të hapë vrima tek guaskat por nuk po gjen zgjidhje. Ata thonë që mënyra e vetme do të qe me trapan, por atë nuk kanë ku ta gjejnë. Ndërkohë që pjesa më e madhe po merret me provën e javës, Jetmiri vazhdon të gatuajë midhjet me makarona dhe më pas ulen të hanë.
Erioni thotë që do të bëjë pinokun ose një iriq. Ai gjen një patate të prerë në formë M-je që e ka bërë Valoni dhe i thotë Bertinës që është për mizën. Graciela thotë që donte të bënte një traget por nuk po gjen një patate në madhësinë që i duhet. Ndërsa Bertina po bën një jaht me patate dhe thotë që me atë do të ikë në ishull.