Gjatë ceremonisë së martesës Erjoni merr Rezartën dhe afrohet te gardhi dhe në formën e lojës i thotë Edit “kjo është motra ime” dhe Rezit “ky është miku im i ngushtë nga Amerika” pasi Erjoni gjatë dasmës ishte në rolin e vëllait të nuses që ka qenë në Amerikë. Pas një shakaje Erjoni largohet dhe Edi me Rezin qëndrojnë vetëm. Edi i thotë Rezartës se ajo nuk ia kishte varur edhe pas tri herësh që ai e kishte thirrur. Rezarta i thotë se ishte duke biseduar me vajzat dhe më pas kishte dalë po nuk e kishte parë. Ajo i thotë se ndjehet në faj se nuk do që Edi mund të mërzitet apo të lëndohet. Edi i thotë se ai po rri me kanatjere në të ftohtë për të biseduar me të. Vajza i kërkon falje, por Edi i thotë se ai nuk erdhi që ajo t’i kërkonte të falur. Ai thekson se ka vendosur që të tërhiqet nga kjo histori. Në këtë moment Rezarta i ka thënë se ai ka vendosur vetë t’i hyjë kësaj historie pasi ajo i ka thënë se ka ardhur në BB për të luajtur, jo për tu lidhur me dikë. Ajo i thotë se ai është i lëkundur në besimin që ka ndaj saj dhe Edi i shpjegon se kjo vjen nga fakti se banorët e shtëpisë së vjetër fillojnë të ngacmojnë Edin duke i thënë Rezi feti me këtë apo me atë. Kështu të dy debatojnë në një farë mënyre dhe Rezarta i thotë që ajo do që të ketë lirinë e saj dhe i kërkon Edit që t’i zgjidhë problemet meveten. Edi i jep të drejtë vajzës dhe i kërkon falje. Pas disa minutash të dy përqafohen dhe largohen.