Pas drekës Klodi ka shkuar në dhomën e gjumit. Ai është mjaft i mërzitur. Aty është dhe Olta. Të dy bashkë nisin të bisedojnë për mërzitjen e Klodit. Olta e pyet se çfarë ka që është mërzitur dhe Klodi nis që të tregojë se është mërzitur për diçka që i përket atij përsonalisht. Ndër të tjera të qenit në nominim e ka mërzitur pak. Olta e pyet nëse mundet që t’ia tregojë asaj arsyen, por Klodi i thotë se për të është diçka e rëndësishme. Ai thotë se nuk do që ta tregojë tani sepse nuk do që kjo të ndikojë tek banorët apo te publiku për keq. Ai thotë se kur të vendosë që ta tregojë sekretin e tij, dëshiron që ta bëjë këtë në prani të të gjithë banorëve të shtëpisë, por ende nuk ka ardhur momenti i përshtatshëm. Ndër të tjera ai thotë se nuk do që kjo gjë të ndikojë te familja e tij sidomos te nëna. “Nuk dua që të cënohet një presje kur i thonë” shprehet Klodi për nënën e tij. Ai thotë se vetë nuk djehet keq apo në faj, por thjesht nuk do që të lëndojë të tjerët. Ai tregon se në vetvete ndjehet shumë mirë dhe më pas i tregon Oltës se sekreti i tij ka të bëjë me një histori dashurie. “Unë jam shumë i lumtur me shpirtin tim, por nuk e di se si mund ta presin të tjerët…” i thotë Klodi Oltës. Olta e pyet nëse ai është i lumtur me këtë gjë dhe Klodi i përgjigjet “normalisht, për mua është diçka krejt normale dhe çdo njeri e ndërton jetën e tij ashtu siç dëshiron”. Olta i thotë se është ok nëse ai vendos ta tregojë në një moment tjetër. “Ok munnd ta tregosh sekretin tënd kur ta vendosësh vet” thotë Olta dhe tashmë Klodi duket pak më i qetë. Më pas ai shkon në dhomën e rrëfimit ndërsa në dhomën e gjumit hyjnë e dalin banorë të tjerë.