Klodi ka nxjerrë të gjitha rrobat e tij dhe banorët e tjerë i shikojnë. Ata diskutojnë për firmat kryesore dhe veshjet që përdorin si dhe komplimentojnë Klodin për veshjet e veta. Disa nga ta i marrin dhe i provojnë, ndërsa Bledi që ndodhet shtrirë në krevat, kujton se ai po ua fal ato banorëve të tjerë dhe ndaj i kërkon dhe ai dicka. Jetmiri e sqaron se ata thjesht po i marrin një xhiro dhe do ia kthejnë sërish. Klodi vesh një këmishë. Bledi e pëlqen dhe kërkon ta provojë atë. Klodi ia jep dhe e ndihmon atë që ta veshë. Ai i lidh edhe një shall dhe Olta e pëlqen shumë këtë gjë. Klodi i jep Bledit edhe një xhaketë dhe një rrip, veshje këto të cilat do i veshë vetë, ndërsa në kokë i vë një kapele. Olta shprehet se sa herë do dojë të blejë veshje, do marrë Klodin me vete. Bledi i heq veshjet e ia kthen Klodit i cili i vesh. Olta e komplimenton atë për mënyrën se si është veshur dhe për guston që ka. Ata diskutojnë për stilin e veshjeve, ndërsa Eduardi mendon se ky stil nuk kuptohet shumë në Shqipëri. Bledi shprehet se po i pëlqen kjo mënyrë veshjeje, ndërsa Edi shpreh dëshirën që t’i provojë edhe ai ato dhe Klodi ia plotëson këtë dëshirë. Edhe Olta fillon të rregullojë rrobat e saja.
Në dhomën e ndenjjes, Seldi dhe Valoni lujanë me top e padashje ngacmojnë disa nga zbukurimet të cilat bëjnë zhurmë. Seldi e ngacmon sërish dhe Bertina që ndodhet në kolltuk e shtrirë me Erionin, i flet që të mos i prishin dhe se s’duhet të sillet si fëmijë. Seldi ia kthen se edhe nëse e dënojnë si përshembull ta largojnë nga shtëpia, do ta mbajë vetë përgjegjësinë. Ai i thotë Bertinës se s’duhet t’i bëjë moral dhe shprehet se në shtëpi, për cdo gjë ka filluar të bëhet moral. Seldi shprehet se nuk kanë ardhur për të dëgjuar moral nga të tjerët dhe i thotë gjithashtu se asaj nuk i takon t’i flasë. Bertina, për të mos e cuar më tej bisedën e për mos ta kthyer në debat, i kërkon të falur.