Biseda dhe ngacmime
Posted on February 25th, 2010 in Banoret | 5 Comments »

Pasi përfundojnë drekën e përgatitur nga Klodi dhe Graciela të cilët gatuan pite, disa nga banorët shtrihen për të fjetur, ndërsa disa të tjerë zhvendosen në dhomën e ndenjjes ku përgjithësisht rrinë pa folur. Të gjithë ankohen se i ka kapur një plogështi dhe askush nuk bën asgjë, përvecse ndonjë bisede të shkurtër. Kryesisht bisedat lidhen me mungesën e cigareve. Kështu, pasi Valoni largohet duke përdorur fjalë jo etike se nuk i japin cigare, banorët në dhomën e ndenjjes fillojnë të komentojnë mbi të. Ata shprehen se fillimisht ai u ishte dukur një djalë i shkathët dhe shumë i mirë, ndërsa tani u ka dalë nga qejfi thuajse të gjithëve. Klodi mendon se edhe fjalët që ai përdor nuk janë të përshtatshme dhe shpesh i duket banal dhe i rëndë në ato që thotë. Bledi e krahason sikur ka dalë nga xhungla, për modelin e flokëve dhe faktin që nuk kujdeset më për veten. Ata diskutojnë se edhe pse ka një moshë më të vogël se ata, ai nuk mund të quhet fëmijë, por Klodi mendon se edukata ekziston edhe tek një fëmijë. Disa prej tyre tregojnë se në moshën e tij kanë marrë rrugët e emigrimit e kanë përballuar jetën të vetëm.
Biseda kalon tek sporti ku Erioni tregon se është tifoz me Partizanin në futboll dhe tregon se vëllai i Oltës ka qënë lojtar i asaj skuadre. Klodi dhe Bledi habiten dhe ky i fundit pyet për më shumë informacion. Klodi, për t’i ngacmuar i thotë se po interesohet për kunatin dhe shprehet se të gjithë janë bërë cifte cifte nëpër krevata. Olta dhe Bledi nuk ia marrin për keq, por vazhdojnë bisedën për futbollin shqiptar. Ndërkohë që bisedojnë, ata pinë sërish kafe.
Postime te ngjashme
- Biseda për dashurinë, ngacmime Olta-Bertina
- Veshjet e Klodit
- Thyhen akujt mes Mirit dhe Klodit
- Jona acarohet me Mirin
- Klodi dhe Miri duke biseduar
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.



5 Përgjigje
EJ OLTA E BIGBROTHER TA KAM VEN RE QE KE QEF TE BESH LUFTE ME BERTINEN KISHA VETEM DIVKA PER TE THEN ZONJE E DASHUR TA DISH QE KUR TE FUTESH NE ELEMINIM DO JEM UNE AI I PARI QE DO TA JAP VOTEN QE TE IKESH NGA SHPIA E BIGBROTHER SEPSE JE NJE FEMER ME DY FYTRA
ME VJEN KEQ QE DOLI GRACIELA POR PERSA I PERKET GLODIT NUK E DI SE DERI KUR NE SHIPERI DO VAZHDOJ KSHTU PER QEF TE TJERVE TE MOS BESH AT QE NDJEN SA KA SHUM SI PUNA E TIJ DHE KAN FRIK TA TREGOJN SI DHE ASHTU SI SHUM GRA QE I TURTUROJN BURRAT DHE PER HIR TE FAMILJES RRIN E DUROJN DHUNEN NGA DETI SHKODER LONDON
oLTA SHTRIGAAaAAAaAaAaAaAAAa, JASHT MORI E PAFYTYR , KOT E KE SE STE DO ASKUSH , STe DO AS PUBLIKU SE JE HIPOKRITE , ME DY FYTYRA , GJELOZE E KEQE, NUK MUND TE SHOH BIGUN PER SHKAK TeNDIN SEPSE ATe ZERIN E KEQ QE E Ke DHE FYTYREN E SHEMTUAR SMUND TA DUROJ DOT….