Enxhi pasi qëndron disa minuta në dhomën e gjumit del jashtë dhe fillon që të qajë. Jashtë del edhe Jetmiri. Miri fillon të flasi me Enxhin duke u munduar që ta qetësojë. Më pas ai e pyet për debatin dhe Enxhi fillon të fajësojë Rezin që sipas saj ajo është xheloze për Jetmirin. Ajo i thotë Mirit se Rezi i kishte thënë “do iki të fle te Miri se mos më tradhëton ai…” duke bërë edhe gjeste për të imituar lëvizjet e vajzës kosovare. Më pas Jetmi hyn brenda dhe gjen të tjerët duke komentuar për sjelljen e Enxhit dhe fjalorin e Erionit. Ata i thonë Erionit se nuk ka pse të përdorë shprehje të atilla dhe Erioni shfajsohet duke thënë se ai i përdor aty ku edhe të tjerët flasin po ashtu, duke iu referuar disa shprehjeve jo ertike të Enxhit. Rezarta është e nervozuar pasi Enxhi po qan dhe ajo nuk do që të ndihet në faj dhe për më tëpër Jetmiri i thotë “mbylle” gjatë debatit dhe gjatë gjithë kohës ka mbajtur më tepër anën e Enxhit.
Pas disa minutash Jetmiri merr Rezartën dhe del jashtë për tu sqaruar në lidjhje me xhelozinë dhe debatin. Jetmiri i thotë Rezit se Enxhi nuk është vajzë e keqe. Rezarta nis të sqarojë edhe një herë arsyet e saj. Ajo i thotë se ishte Enxhi ajo që kishte deklaruar se i pëlqente Jetmirit dhe asaj i duket se është Enxhi që xhelozon dhe jo ajo. Jetmiri nis që t’i mbushë mendjen Rezit se Enxhi nuk ka faj. Ai i thotë se Enxhit i janë kthyer të gjithë kundër dhe banorët presin që ajo të debatojë me dikë. Sipas Mirit të gjithë banorët presin që në këtë debat ai të pozicionohet, por ai nuk do që të ndodhë një gjë e tillë. Rezarta e nervozuar edhe nga Jetmiri i thotë ndërsa shpjegon debatin, se ai qeshte dhe i thoshte “bravo” Enxhit sepse ajo fliste me zë të lartë dhe shpejt, duke shtuar se për të këto janë të barabarta me zero. Jetmiri sqarohet duke ie krahasuar me Klodin, por Rezi e ndërpret duke thënë se Klodi nuk debatoi me të gjithë, ndërsa Enxhi debatoi me të gjithë. Rezi i thotë se ai i thoshte asaj boll asaj gjw e cila e bënte të ndjehej keq sepse banorët e tjerë e kishin pyetur se përse ajo ishte vetvetja vetëm kur ai i thoshte “boll”, por Jetmiri sqarohet duke i thënë se ai i kishte folur në atë mënyrë pasi donte që ta mbyllte debatin. Të dy të rinjtë vashdojnë të debatojnë ndërmjet tyre për një kohë të gjatë. Pas zënkave që kanë pasur Domenika me Seldin tashmë është çifti i dytë që hyjnë në debate prej Enxhit janë Miri dhe Rezarta.