Disa nga banorët kanë shkuar në kuzhinë dhe po hanë përsëri. Bisedat në shtëpinë e BB janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Në dhomën e gjumit Bledi pas debatit me Gracielën nis një diskutim me Oltën. Bledi i thotë Oltës se ajo ka bërë veprime joshjeje në drejtim të Erionit. Olta ia mohon vendosshmërisht këtë gjë duke i thënë se ajo nuk e kupton se si Blendi mund të mendojë gjëra të tilla pasi Erioni tashmë është me Bertinën. Olta sqaron Bledin se për Erionin ajo nuk ka ndjerë asnjëherë. “Mua si Oltë nuk më ka tërhequr që në fillim Erioni se po të më tërhiqte do ta kisha bërë për vete. Nuk kishte shance ajo (Bertina) që të ma merrte” ka thënë ndër të tjera Olta. Ajo thotë se asaj i ka pëlqyer lufta me Bertinën, por pa kontakte, sipas mënyrës së saj. Bledi i thotë se kjo mund të jetë edhe lojë e rrezikshme dhe Olta i thotë se për aq kohë sa ajo ka besimin në vetvete, nuk ka për të pasur frikë nëse është lojë e rrezikshme apo jo. Ajo thotë se ka dëshirë që të luajë me nervat e Bertinës dhe Erionit sepse ajo për këtë ka hyrë në BB, që të kënaqet dhe kjo është një mënyrë për tu argëtuar për të. Më pas Bledi e pyet “Ia bëra mirë Gracielës?’ dhe Olta i përgjigjet “shumë mirë ia bërë se ajo më çan daullet”. Më pas të dy flasin për Rezartën dhe Jetmirin.