Ish banoret: Si na duken keta te rinjte
Posted on February 28th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Lajme dhe Thashetheme | 29 Comments »
Flasin ish-banorët: Përplasje mendimesh; “përzgjedhje perfekt… surpriza të befasishme… erën e pleqërisë që po vjen aty… Seldi, “Bjordi” i shtëpisë… Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut” “Ata e kanë kaluar një herë këtë eksperiencë dhe tani flasin lirshëm. Dukur kanë qenë vetë pjesë e lojës dhe nën vëzhgimin e kamerave për 4 muaj me radhë…, ndërsa tani shohin me kuriozitet lojtarët e radhës. Ish-banorët e edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Albania” kanë dhënë për Sh2-in opinionet e tyre për Big Brother 3. Të pyetur se si i duket ky edicion, si e shohin përzgjedhjen e banorëve, kushtet e shtëpisë, apo për ndonjë surprizë apo lidhje të mundshme mes lojtarëve, secili është shprehur hapur për atë që ka parë deri më tani. Eksperienca bën të vetën dhe ish-banorët arrijnë t’i kuptojnë “hilet”, apo objektivat që çdo kush nga ata që është futur në atë shtëpi i ka vënë vetes. Strategjitë janë të qarta po kjo vlen për tu parë në ditët në vazhdim. Në përgjithësi vlerësohet përzgjedhja e banorëve dhe askush nuk e vë në dyshim që do të ketë shumë surpriza”.
Elton Tozaj
“Normalisht është ende herët për të dhënë mendime, por duke pasur parasysh se që në fillim i shoh shumë aktivë mendoj se përzgjedhja këtë vit është cilësore. Megjithëse me thënë të drejtën me pëlqejnë më shumë miqtë dhe mikeshat e mia të BB2. Duke filluar që nga shtëpia dhe deri te hyrjet e reja, besoj se surprizat këtë vit do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe organizatorët këtë vit do të sjellin diçka ndryshe nga vitet e kaluara. Lidhje do ketë…është më se normale dhe besoj se do të ndodhin shumë shpejt. Mendoj se çifti i parë që do të lidhet, do jetë ai që do të ketë më shumë vëmendjen e të gjithëve, por mendoj se shumë shpejt aty brenda do të hyjë ndonjë personazh që do të bëjë më shumë zhurmë se çdo njeri tjetër”.
Romina Shkreli
“Më duket mjaft interesant të të them të drejtën. Fakti që shtëpia ka të tjera dimensione, një strukturë shumë ndryshe nga vitet e kaluara, pa luks, dhe e fundit përballimi i kushteve jo shumë komode. Për sa i përket banorëve, personalisht kam përshtypjen që i është afruar “perfektes”, sidomos me thyerjen e rekordit të moshës me zonjën nga Vlora. Surpriza sigurisht që do ketë, s’dyshoj për këtë… Për sa i përket lidhjeve, mendoj që do të ketë, sepse në dy Big Brother-at që kanë kaluar ka pasur, pse duhet të bëjë përjashtim i treti? Banorët që mund të spikasin në vazhdim them se do jenë Jetmiri dhe Erioni, ndoshta Pamela me Domenikën”.
Zhuljeta Daci
“Big Brother këtë vit ka ardhur për të tërë teleshikuesit me një format të ndryshëm nga ai i 2-viteve të tjera, i cili është sa interesant aq dhe befasishëm për shqiptarët kudo që e ndjekin për këtë zgjedhje që Big Brother ka bërë. Edhe pse është shumë herët për të dhënë një opinion të mirëfilltë më duket mjaft i larmishëm. Jam e sigurt se BB do të na befasojë me personazhet që ka zgjedhur dhe me surprizat që ky show do të na ofrojë. Karakteret janë shumë interesant dhe karakterizohen nga sjellje spontane. Ambienti popullor dhe paksa i vështirë dhe deri diku i kushtëzuar, si nga hapësira dhe nga kushtet, të cilat nuk janë shumë komode për kohën, në të cilën jetojmë i bën të ndihen më të afërt me njëri – tjetrin dhe të jenë sa më real në sjellje dhe qëndrim. Në një bashkëjetesë të atij formati, ku emocionet shumëfishohen, besoj se lidhjet mes banorëve do të bëhen shumë të ngushta, si ato miqësore dhe ato sentimentale, pasi ai është një realitet, ku individi ka shumë nevojë për ngrohtësi dhe për një përqafim dashamirës. Banorët, secili në vetvete, spikasin për karakteret e tyre interesante, por mua më pëlqen që të jem më e rezervuar për personin tim të preferuar, sepse po pres të krijoj ide të qarta për gjithsecilin dhe të jap një mendim objektiv Jam shumë tifoze dhe do të bëj tifo për të preferuarin tim. Ju uroj të gjithë banorëve të shijojnë çdo moment që po përjetojnë brenda shtëpisë së BB3, pasi është një eksperiencë që jo çdokush ka fatin ta përjetojë. Urime të gjithëve!”
Lirita Halili
“Të them të drejtën nuk po i shikoj edhe aq, sepse kur e di se ca bëhet në një reality show të tillë edhe kur e di se si sillen dallaveret aty, nuk të tërheq as të diskutosh për ata e lëre me t’i shikosh. Kam takuar shumë njerëz, edhe pyetja e parë që ma kanë bërë është kjo…a po e shikon? Si po të duket? Dhe me kanë dhënë po të njëjtën përgjigje nuk po i shikojmë, sepse prej daljes tënde vitin e kaluar e kemi kuptuar çfarë loje e pisët është. Është një përzgjedhje e një moshe të caktuar, moshe madhore…nuk di se ç’farë mund të presim nga ata, janë shumë të rezervuar. Më mirë do ishte një miksim, sepse do ta thyente atë seriozitetin edhe erën e pleqërisë që po vjen aty. Surpriza? Normale që do ketë, së pari do ta kenë surprizë ndërrimin e shtëpisë, po e them e para , pastaj nëse janë në sy të mirë të organizatorëve patjetër që do kenë surpriza…nuk janë të gjithë Lirita që mos të ketë ndonjë surprizë për ata. Aty, me sa e kuptova, shumica ishin beqare, po për lidhje të mundshme nuk e di. Vitin e kaluar nuk ka pas edhe aq djem të bukur, por sivjet ama vlerësoj me notën 0. Deri më sot asnjëri nuk më ka rënë në sy, sepse sapo fillojnë të flasin po përzihet, po bëhet një lëmsh saqë nuk merret me vesh gjë. Po ai djali i ri…ai këngëtari ma merr mendja se do të jetë në qendër të vëmendjes, sepse është Bjordi i shtëpisë, e ka mënyrën e njëjtë të lojës”.
Arbër Çepani
“Faktikisht për momentin ndodhem jashtë Shqipërisë dhe nuk kam pasur mundësinë ta ndjek aq sa duhet, por gjithsesi kam besim se për sa i përket aspektit teknik dhe profesional të stafit, organizimi duhet të jetë përmirësuar ndjeshëm, sepse në vitin e tretë të këtij spektakli të gjithë kanë fituar më shumë eksperiencë.
Është akoma shumë shpejt për të dhënë gjykime reale, sepse javën e parë me pak mundim edhe mund të arrish të maskosh personalitetin e vërtetë që ke. Në javët dhe muajt në vazhdim do të shikojmë se kush janë në të vërtetë banorët e rinj të këtij edicioni. Do shpresoja realisht që të kishte surpriza, sepse një spektakël i këtij lloji po nuk pati përbrenda faktorin surprizë, do të bëhej shumë i mërzitshëm për vetë banoret dhe për të gjithë ata që i shikojnë nga jashtë. Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut, kështu që mendoj se me apo pa ndjenjë, lidhje do të ketë patjetër edhe në këtë edicion. Nuk do të doja akoma të jap emra të veçantë, por mendoj se në ditët në vazhdim do të spikasë ai lojtar që do të arrijë të gjejë një ekuilibër midis të qenit serioz apo karagjoz, Don Xhuan apo i tërhequr, i drejtë apo edhe intrigant në finesën e duhur. Kush do të arrijë t’i ndërthuri me mjeshtëri këto aspekte ka shanse të mira për të ecur përpara”.
Pol Babi
“Të them të drejtën nuk kam pasur kohë ta shoh shumë, por deri tani shikoj që konkurrentët nuk janë çliruar akoma nga emocionet dhe e kanë mendjen te kamerat. Për këtë arsye deri në këtë moment pjesa më e madhe ekzibicionon shumë në veprime dhe në komunikim. Por, kjo besoj se do të zgjasë pak, dhe të gjithë do dalin në origjinë. Zgjedhja, me sa shoh, është e mirë. Duket që janë karaktere shumë të kundërt nga njeri-tjetri, gjë që do sjellë dhe shumë përplasje. As që e vë në dyshim që do ketë surpriza. Big Brother gjithmonë na ka surprizuar. Ndërsa për ndonjë lidhje të mundshme, është herët për ta thënë, por besoj që po. Konkurrentët janë të përgatitur mirë, dhe e dinë shumë mirë që krijimi i një lidhje brenda do t’i jepte shumë pluse atyre dhe mund të evidentoheshin nga të tjerët. Unë nuk jam shumë tifoz i individëve që nisen që ditët e para me shpatë në dorë dhe e teprojnë, duke folur shumë thjeshtë për faktin se ia imponojnë vetes që të jenë sa më aktivë. Deri tani me aq sa i kam parë them se do ecin gjatë Bertina dhe Domenika, për mua, këto janë ok”.
Burimi: www.shekulli.com.al
Postime te ngjashme
- Si e kam njohur Ermelën dikur dhe intimitetet që s’i keni parë në ekran
- Nëna e Bjordit: Po pres të takohem me nënën e Adelës
- Banoret e reja
- Mami i Bjordit: “Adelajda ma ka fituar zemrën”
- Flet Liljana, gruaja e Qetsorit: Më shumë na nevojiten 70 mijë eurot, sesa fama
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.






29 Përgjigje
baba jetmir je ma i miri veq vazhdoo mos ta nin per kerken hiq ma i fortii je 1sh yll menxhi po pres me dal ti mi marr paret edhe met pa huahuahuauhhua tduu
jetmir rezi jeni yll
bertina erion me te miret
bertina je me e mira
bertina dhe erioni jan yllat e shtepis bre bravo
domi dhe seldi jan me te miret
*domi seldi *yllat*e shtepise i love ….♥you
♥ ♥
♥
♥ ♥ ♥
sseellddii*ddoommii yllat e BOTES******
Sigurisht qe Bertinaaa eshte me e miraa
!!
sigurisht qe me te miret jani Seldi dhe Bertina
Bertina dhe Erion veq vazhdoni keshtu ma te miret jenii
bertina dhe seldi jeni yllat e shpise
bertina je njish
bertina je ma e mira i je e verteta aty brenda
BERTINA DHE ERIONI JENI 111111111111-SHAAAAAAAAAAAA……
VAZHDONI KESHTU…..
Seldi tamam”bjordi i shtepise”…..po as nuk i afrohet fare bjordit se bjordi ka qen yll para seldit…….seldi je kot fare…..
per mu bertina erioni dhe seldi vayhdoni keshtu
ej per ma te miret ne bb albania 3 eshte SELDI DHE BERTINA DHE ERIONI!
ej o njerez o e kuptoni SELDI eshte komplet intrige e gjalle ai po meret me krejt llafet qe behen ne shtepi dhe vetem i komenton sipas menyres se ti.A e keni pare se qfare intrigash thuri me Mirin kur ishin te shtepia e re.Per mua Seldi eshte kot fare edhe Ada mori kot me OLTEN
DHE Bledin
qe e beri Oltta
e drejtonte sipas deshires se saj dhe nuk i dha gje vetm ja tregonte dhe Bledi lapihej tamam si di Olta
si dhelpra dhe rrushte Per mua me te miret jan Bertina Erjoni MIRI seprap ka zemr dhe debate Hakiu Ada pa Olten
O Miro je i papam…keshtu vazhdo, Rezarten kpute kurse te tjeret nxirri jashte loje..je i madh fare
o njerez me te miret ne jon jetmiri rezi erioni edhe bertina kta tjeret llom ani mo olta katastrofe totale se per seldin nuk kemi qa me fol ai osht si ato grat e kqia qe bajn fjale se nku din tjeter gjo jetmir veq vazhdo je me i miri
erjon je me i miri thuaj domenikes qe te pajjtohet me seldin sepse enxhi ishte shpifese dhe ishte tradhtare
Kur do dali ajo Olta nga shtepia……..se na e neveriti bigun……….femer me te rendomte se ajo sbesoj se do ket
Seldi po ben me Olten si Olta me Erjonin. Por vetem se Olta do uronte qe ato qe i ben Seldi fshehura Domit tia bente Erjon qullashi.
Olta po jep shpirt se po i vjen fundi. Erjoni po tregon se sa i poshter e burrec eshte qe i mban varur te dyja Bertinen e Olten e i ka vene te dyja ne armiqesi qe mund te ishin shoqe po te mbante Erjoni qendrim te paster me te dyja
klodi domenika seldi jan me te miret.kurse te tjeret kot fare ajo bertina nji fshatare e lumtur nji her qe na e shpifi me ato dhembet e aj te verdh per ti then e shemtuar nuk esht po ajo ishte kot dhe shum mir qe doli.olta ka vec trupin e mir po esht nji kokrra e kurves qe rrin vec tu provoku cuna.ciao nga xhenrili tiran
Olta falenderojme gjeresine e veres qe ke dhe qe ndihmon djemte e shtepise te qetsojne topat.Kur do fillosh me burrat si Mandi dhe Hakiu qe kane eksperience martesore ,apo te pelqejne me shume djemte dhe stilet e rreja qe e cfaqe ne pyetjen qe i bere Valonit.Te lumte Olta je kurva me e madhe e bigut dhe do te beje bigu shefe te redaksise se kurverimit qe do e formoje enkas per ty.E ka porosi nga Arditi miku i babajt tend matuf.