Archive for February, 2010

Erioni dhe Bertina sqarohen

Posted on February 25th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 18 Komente »


Erioni me Bertinën kanë qëndruar në kopësht përballë njëri-tjetrit duke biseduar e duke dhënë këshilla. Erioni i thotë që ajo nuk duhet të konfliktojë me njerëzit por ajo thotë që e ka inat Erionin në disa situata sepse hiqet si naiv dhe i lë të tjerët të përfitojnë nga situata, ai i thotë që atij nuk i ikën asgjë por ato që nuk i interesojnë i lë të kalojnë. Ai pohon që disa njerëz injorohen më mirë kur nuk i fut fare në listë. Ajo i thotë që ai nuk duhet të kthehet kundra saj. Ata i referohen një debati që ka patur Bertina Oltën. Bertina shprehet që nëse dikush nuk ka respekt njëherë për të, ajo s’ka dhjetë herë. Erioni i thotë që nuk nxirren gjërat me inat dhe ajo mund të mos e llagarisë fare atë person që nuk pëlqen. Bertina i thotë që ajo ka treguar kulturën e saj por di ta zgjidhë dhe ndryshe situatën. Erioni i thotë që nuk i pëlqejnë aspak këto situata dhe ajo i thotë që le të distancohet dhe të mos marrë pjesë. Ajo i thotë Erionit duke i ngritur dhe tonin e zërit që ajo ka pët t’iu përgjigjur si të dojë kujt të dojë dhe atij po të dojë t’i pëlqejë ose jo. Erioni i ëshët kundërpërgjigjur këtij paralajmërimi duke i thotë që ai i ka dhënë veç një këshillë, që nuk ka reaguar mirë. Erioni i thotë që ai nuk ka ndërmënd të seleksionojë njerëzit me arsyen që nuk i pëlqejnë Bertinës dhe nuk ka për të larguar asnjë. Ajo i thotë që ajo e ka bërë për të por ai i thotë që nuk ka pse ta bëjë dhe nuk janë të gjithë njerëzit njësoj. Ai i thotë që dhe me Bledin është kapur kot më parë dhe ka tonin e komunikimit të gabuar. Ai thotë që Bledi nuk i ka thënë asgjë të keqe dhe ajo është acaruar pa shkak dhe Erioni ka ndërhyrë që debati të mos shkonte më tej. Ajo i ka thënë që ajo nuk mund ta lejojë një mënyrë poshtëruese të foluri siç i ka ndodhur më parë. Ai i thotë që të ulë zërin e pastaj të flasë me të. Por Bertina i thotë që ajo ka momentet e saja kur do të flasë e të hapet me dikë. Ai i thotë që kur nuk i pëlqen dikush të mos bëjë muhabet me të por ajo i thotë që nuk ka ndërmënd të rrijë pa folur. Ai i thotë që ajo e ka mënyrën e komunikimit shumë të këqe dhe aspak si femër, ajo i përgjigjet që ajo ashtu është dhe po të dojë të rrijë me të në të kundërt le të vazhdojë. Ai habitet nga kjo e fundit dhe i thotë ta përsërisë nëse e ka me të vërtetë. Si përfunim ajo i thotë që ai të vazhdojë shoqëri mëe kë të dojë dhe ajo nuk ka për të folur më për të por vetëm për vete dhe ai i thotë që kjo është gjeja më e mirë që mund të bëjë. Më pas i thotë nëse mendon që mes tij dhe Oltës mund të ketë diçka dhe ajo i përgjigjet po. Por ai i thotë që ka zgjedhur atë dhe jo Oltën dhe po të kishte më shumë se shoqeri me Oltën do ta kishte zgjedhur. Pas shumë argumentash të dhënë nga të dyja palët ata bien dakort e duket se gjërat janë sqaruar.

Biseda për dashurinë, ngacmime Olta-Bertina

Posted on February 25th, 2010 in Bertina BBA 3, Olta BBA 3 | 138 Komente »


Bertina mbetet në dhomën e ndenjjes me Bledin dhe ltën. Ajo hap një diskutim për dashurinë dhe pyet Bledin se cfarë sprove do kalonte ai që të provonte dashurinë e vërtetë, por ai përgjigjet se s’do donte të kalonte asnjë sprovë. Ajo mendon se një provë e madhe që tregon ekzistencën e dashurisë mes një cifti është largësia. Sipas Bledit i cili i referohet disa statistikave, nëntëdhjetë përqind e cifteve nuk janë realë, ndërsa për sa i përket asaj që thotë Bertina, ai mendon se edhe afërsia është një sprovë për një cift. “Dashuria e vërtetë është shumë e vështirë të thuash se ekziston”- shprehet Bledi dhe shton se dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për prova sepse nëse ajo lind, lind, por duhet të jetë e njëjtë për të dy pjestarët e ciftit e jo vec për njërin, gjë që sipas tij është mjaft e vështirë. Bertina e pyet se nëse do krijonte një lidhje, mbi cfarë bazash do nisej për ta bërë kë të gjë, në shenjë të respektit ndaj vajzës apo sepse do mendonte se më vonë do lindte dashuria. Olta, e cila qëndron e shtrirë afër Bledit, deri në atë kohë qëndron indiferente ndaj bisedës, ndërhyn dhe thotë se nuk ka dëgjuar ndonjëherë për dashuri me respekt. Bertina i kërkon se nëse do të futet në bisedë të ndryshojë qëndrim dhe mënyrë të foluri. Erioni ndërhyn menjëherë duke i thënë Bertinës që të mos kapet pas gjithckaje se fundja ajo po qëndron shtrirë e po bisedon. Bledi përpiqet të mbyllë këtë diskutim dhe i kthehet përgjigjes së pyetjes. Ai shprehet se nëse nuk do funksiononte një lidhje nga të dyja palët, atëherë quhet aventurë dhe nëse njëri nga pjestarët e ciftit nuk do ndjehej rehat dhe i lumtur, tregon se nuk ka gjetur personin e duhur dhe kjo nuk mund të quhet dashuri. Për veten e vet, ai tregon se është bërë më i kujdesshëm lidhur kjo me moshën dhe eksperiencat që ka kaluar. Biseda kalon tek dashuria me shikim të parë a ekziston apo jo, por Hakiu mendon se është thjesht cështje tërheqjeje. Bledi mendon se me shikimin e parë lind interesi për dikë e ky është hapi i parë, por në rast se nuk ndodh me shikim të parë, do mund të ndodhë me kalimin e kohës. Bertina shprehet se preferon që ta njohë një njeri në kushte shoqërore dhe aparencës nuk i jep shumë rëndësi. Olta e pyet se cfarë pëlqeu tek Erioni pasi për dy javë nuk mund të thuhet se e njohu. Bertina ia kthen se i pëlqeu shoqëria në një ambient ku rrinë njëzet e katër orë bashkë, ndërsa si aparencë nuk i kushtoi rëndësi sepse iu duk si një person au-iu. Lexo me teper »

Biseda dhe ngacmime

Posted on February 25th, 2010 in Banoret | 5 Komente »


Pasi përfundojnë drekën e përgatitur nga Klodi dhe Graciela të cilët gatuan pite, disa nga banorët shtrihen për të fjetur, ndërsa disa të tjerë zhvendosen në dhomën e ndenjjes ku përgjithësisht rrinë pa folur. Të gjithë ankohen se i ka kapur një plogështi dhe askush nuk bën asgjë, përvecse ndonjë bisede të shkurtër. Kryesisht bisedat lidhen me mungesën e cigareve. Kështu, pasi Valoni largohet duke përdorur fjalë jo etike se nuk i japin cigare, banorët në dhomën e ndenjjes fillojnë të komentojnë mbi të. Ata shprehen se fillimisht ai u ishte dukur një djalë i shkathët dhe shumë i mirë, ndërsa tani u ka dalë nga qejfi thuajse të gjithëve. Klodi mendon se edhe fjalët që ai përdor nuk janë të përshtatshme dhe shpesh i duket banal dhe i rëndë në ato që thotë. Bledi e krahason sikur ka dalë nga xhungla, për modelin e flokëve dhe faktin që nuk kujdeset më për veten. Ata diskutojnë se edhe pse ka një moshë më të vogël se ata, ai nuk mund të quhet fëmijë, por Klodi mendon se edukata ekziston edhe tek një fëmijë. Disa prej tyre tregojnë se në moshën e tij kanë marrë rrugët e emigrimit e kanë përballuar jetën të vetëm.
Biseda kalon tek sporti ku Erioni tregon se është tifoz me Partizanin në futboll dhe tregon se vëllai i Oltës ka qënë lojtar i asaj skuadre. Klodi dhe Bledi habiten dhe ky i fundit pyet për më shumë informacion. Klodi, për t’i ngacmuar i thotë se po interesohet për kunatin dhe shprehet se të gjithë janë bërë cifte cifte nëpër krevata. Olta dhe Bledi nuk ia marrin për keq, por vazhdojnë bisedën për futbollin shqiptar. Ndërkohë që bisedojnë, ata pinë sërish kafe.

Krizë mes çifteve në BB

Posted on February 25th, 2010 in Enxhi (007), Jetmiri BBA 3 | 85 Komente »

Enxhi pasi qëndron disa minuta në dhomën e gjumit del jashtë dhe fillon që të qajë. Jashtë del edhe Jetmiri. Miri fillon të flasi me Enxhin duke u munduar që ta qetësojë. Më pas ai e pyet për debatin dhe Enxhi fillon të fajësojë Rezin që sipas saj ajo është xheloze për Jetmirin. Ajo i thotë Mirit se Rezi i kishte thënë “do iki të fle te Miri se mos më tradhëton ai…” duke bërë edhe gjeste për të imituar lëvizjet e vajzës kosovare. Më pas Jetmi hyn brenda dhe gjen të tjerët duke komentuar për sjelljen e Enxhit dhe fjalorin e Erionit. Ata i thonë Erionit se nuk ka pse të përdorë shprehje të atilla dhe Erioni shfajsohet duke thënë se ai i përdor aty ku edhe të tjerët flasin po ashtu, duke iu referuar disa shprehjeve jo ertike të Enxhit. Rezarta është e nervozuar pasi Enxhi po qan dhe ajo nuk do që të ndihet në faj dhe për më tëpër Jetmiri i thotë “mbylle” gjatë debatit dhe gjatë gjithë kohës ka mbajtur më tepër anën e Enxhit.
Pas disa minutash Jetmiri merr Rezartën dhe del jashtë për tu sqaruar në lidjhje me xhelozinë dhe debatin. Jetmiri i thotë Rezit se Enxhi nuk është vajzë e keqe. Rezarta nis të sqarojë edhe një herë arsyet e saj. Ajo i thotë se ishte Enxhi ajo që kishte deklaruar se i pëlqente Jetmirit dhe asaj i duket se është Enxhi që xhelozon dhe jo ajo. Jetmiri nis që t’i mbushë mendjen Rezit se Enxhi nuk ka faj. Ai i thotë se Enxhit i janë kthyer të gjithë kundër dhe banorët presin që ajo të debatojë me dikë. Sipas Mirit të gjithë banorët presin që në këtë debat ai të pozicionohet, por ai nuk do që të ndodhë një gjë e tillë. Rezarta e nervozuar edhe nga Jetmiri i thotë ndërsa shpjegon debatin, se ai qeshte dhe i thoshte “bravo” Enxhit sepse ajo fliste me zë të lartë dhe shpejt, duke shtuar se për të këto janë të barabarta me zero. Lexo me teper »

Bledi: “Graciela je hipokrite”

Posted on February 25th, 2010 in Bledi BBA 3 (Eleminuar), Graciela BBA 3 (Eleminuar) | 10 Komente »

Banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin me drita të fikura. Bledari komenton shprehjen vulgare të Erionit ndaj Enxhit. Për këtë ai nis një debat më Gracielën. Kjo e fundit qeshi me të madhe kur Erioni shau Enxhin. Bledari i thotë Gracielës se nuk duhej të sillej ashtu, por t’i kërkonte Erionit që të mos shprehej në atë mënyrë. Graciela i thotë se ajo me Erionin ka relata të tjera dhe më pas Bledi i thotë “mos u bëni hipokrit, se kjo është hipokrizi”. Të dy debatojnë ku Graciela i thotë se ajo vepron sipas mënyrës së saj dhe nuk mundet që të detyrohet nga dikush. Ajo i thotë se veprimi i saj nuk ishte hipokrizi duke u shfajësuar se ajo veproi thjesht në mënyrë të natyrshme. Nga ana tjetër Bledi insiston duke i thënë se ai gjykon gjestin jo fjalët e Gracielës. “Gjesti që ti si femër çohesh dhe shkon e takon, puth atë person, për mua është hipokrizi”. Në debat ndërhyn edhe Erioni i cili i thotë “po ju ça keni se unë i sqarova gjërat me Enxhin dhe i kërkova falje asaj”. Bledi i thotë edhe një herë se për të veprimi i Gracielës është hipokrizi. Graciela ndërhyn përsëri dhe i thotë Bledit se atij nuk ka ça i duhet se si vepron Graciela. Të dy debatojnë në dhomën e gjumit për një kohë të gjatë dhe nga shurmat që ata shkaktojnë disa nga banorët shkojnë në sallon dhe bisedojnë për gjumin.

Olta:“Po të ndjeja për Erionin, Bertina s’kishte shance”

Posted on February 25th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3, Olta BBA 3 | 102 Komente »

Disa nga banorët kanë shkuar në kuzhinë dhe po hanë përsëri. Bisedat në shtëpinë e BB janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Në dhomën e gjumit Bledi pas debatit me Gracielën nis një diskutim me Oltën. Bledi i thotë Oltës se ajo ka bërë veprime joshjeje në drejtim të Erionit. Olta ia mohon vendosshmërisht këtë gjë duke i thënë se ajo nuk e kupton se si Blendi mund të mendojë gjëra të tilla pasi Erioni tashmë është me Bertinën. Olta sqaron Bledin se për Erionin ajo nuk ka ndjerë asnjëherë. “Mua si Oltë nuk më ka tërhequr që në fillim Erioni se po të më tërhiqte do ta kisha bërë për vete. Nuk kishte shance ajo (Bertina) që të ma merrte” ka thënë ndër të tjera Olta. Ajo thotë se asaj i ka pëlqyer lufta me Bertinën, por pa kontakte, sipas mënyrës së saj. Bledi i thotë se kjo mund të jetë edhe lojë e rrezikshme dhe Olta i thotë se për aq kohë sa ajo ka besimin në vetvete, nuk ka për të pasur frikë nëse është lojë e rrezikshme apo jo. Ajo thotë se ka dëshirë që të luajë me nervat e Bertinës dhe Erionit sepse ajo për këtë ka hyrë në BB, që të kënaqet dhe kjo është një mënyrë për tu argëtuar për të. Më pas Bledi e pyet “Ia bëra mirë Gracielës?’ dhe Olta i përgjigjet “shumë mirë ia bërë se ajo më çan daullet”. Më pas të dy flasin për Rezartën dhe Jetmirin.

Opinione për Enxhin

Posted on February 25th, 2010 in Enxhi (007) | 9 Komente »


Për banorët është vendosur muzikë dhe ata kërcejnë me njeri-tjetrin e duken të kënaqur nga kjo gjë. por, mes banorëve nuk mungojnë edhe bisedat. Eduardi diskuton me Domenikën për Enxhin e cila shprehet se i duket e mirë por, nuk e njeh ende atë dhe nuk mund të japë opinion të saktë. Ajo shprehet se Enxhi mund të bëjë lojë, por në të njëjtën kohë thotë se ajo edhe mund të jetë tip i tillë. Ada mendon se ajo mund të luajë, por nuk e kupton këtë lojë të saj, pasi i duket e ekzagjeruar. Në anën tjetër, Miri flet me Klodin për Rezartën. Klodi shprehet se i duket vajzë e mirë dhe Miri shprehet se këto gjëra ka vlerësuar tek ajo si dhe spontanitetin e ciltërsinë. Klodi shprehet se i vjen keq për Edin në lidhje me Rezin, por Miri i thotë se këtë gjë tashmë e ka sqaruar me të. Me ta bashkohet edhe Seldi dhe fillojnë të flasin për dashurinë dhe lidhjet në shtëpi. Klodi mendon se dashuria nuk lind menjëherë dhe se brenda në shtëpi janë vec pëlqime. Edhe Miri është i të njëjtit mendim, por Seldi mendon se për cdo njeri është ndryshe. Ai thotë se në fund do tregohet cdo gjë, nëse ka patur dashuri apo jo. Djemtë bisedojnë edhe për tabutë dhe mentalitetin shqiptar. Klodi thonë se shqiptarët nuk i pranojnë shumë gjëra që në botë pranohen dhe se ka nga ata njerëz që bëjnë jetë të dyfishtë vetëm për të mos dalë hapur para të tjerëve nga frika e paragjykimit.

Veshjet e Klodit

Posted on February 24th, 2010 in Klodi | 16 Komente »


Klodi ka nxjerrë të gjitha rrobat e tij dhe banorët e tjerë i shikojnë. Ata diskutojnë për firmat kryesore dhe veshjet që përdorin si dhe komplimentojnë Klodin për veshjet e veta. Disa nga ta i marrin dhe i provojnë, ndërsa Bledi që ndodhet shtrirë në krevat, kujton se ai po ua fal ato banorëve të tjerë dhe ndaj i kërkon dhe ai dicka. Jetmiri e sqaron se ata thjesht po i marrin një xhiro dhe do ia kthejnë sërish. Klodi vesh një këmishë. Bledi e pëlqen dhe kërkon ta provojë atë. Klodi ia jep dhe e ndihmon atë që ta veshë. Ai i lidh edhe një shall dhe Olta e pëlqen shumë këtë gjë. Klodi i jep Bledit edhe një xhaketë dhe një rrip, veshje këto të cilat do i veshë vetë, ndërsa në kokë i vë një kapele. Olta shprehet se sa herë do dojë të blejë veshje, do marrë Klodin me vete. Bledi i heq veshjet e ia kthen Klodit i cili i vesh. Olta e komplimenton atë për mënyrën se si është veshur dhe për guston që ka. Ata diskutojnë për stilin e veshjeve, ndërsa Eduardi mendon se ky stil nuk kuptohet shumë në Shqipëri. Bledi shprehet se po i pëlqen kjo mënyrë veshjeje, ndërsa Edi shpreh dëshirën që t’i provojë edhe ai ato dhe Klodi ia plotëson këtë dëshirë. Edhe Olta fillon të rregullojë rrobat e saja.
Në dhomën e ndenjjes, Seldi dhe Valoni lujanë me top e padashje ngacmojnë disa nga zbukurimet të cilat bëjnë zhurmë. Seldi e ngacmon sërish dhe Bertina që ndodhet në kolltuk e shtrirë me Erionin, i flet që të mos i prishin dhe se s’duhet të sillet si fëmijë. Seldi ia kthen se edhe nëse e dënojnë si përshembull ta largojnë nga shtëpia, do ta mbajë vetë përgjegjësinë. Ai i thotë Bertinës se s’duhet t’i bëjë moral dhe shprehet se në shtëpi, për cdo gjë ka filluar të bëhet moral. Seldi shprehet se nuk kanë ardhur për të dëgjuar moral nga të tjerët dhe i thotë gjithashtu se asaj nuk i takon t’i flasë. Bertina, për të mos e cuar më tej bisedën e për mos ta kthyer në debat, i kërkon të falur.

Thashetheme nga të gjitha anët e shtëpisë

Posted on February 24th, 2010 in Banoret | 13 Komente »


Olta ka komentuar me Bledin për debatin e Oltës me Enxhin dhe ka thënë që Bertina është shprehur se Enxhi ka ardhur vetëm për të dhe ka mbajtur shënim me laps e letër veprimet e saj. Olta thotë që Bertinës nuk i jep asnjeri rëndësi dhe do të pozicionohet vetë pa ia dhënë mundësinë të tjerët. Më pas ajo i ka treguar që Erioni i ka thënë Enxhit që do të donte të bënte seks me të por ajo iështë përgjigjur që nuk është tipi i saj. Më pas Bledi i tregon që Erioni i ka thënë që po të nos ta kishte Bertinën do t’ja kishtë ulur kokat vajzave të tjera. Olta çuditet dhe Bledi i thotë që atë do ta kishte bërë për vete por Olta i thotë që ajo nuk këputet nga bukuria dhe ajo mund të kishte luajtur me të. Më pas ajo flet për Rezin dhe thotë që ajo e nxorri veten jashtë loje shumë shpejt sepse po e komandon Jetmiri komplet dhe ajo e ndjen veten inferiore. Bledi i ka thënë që është dakort nëse gjërat vijnë natyrshëm por nëqoftëse po e bëjnë për lojë nuk i pëlqën aspak. Ndërsa për Edin thonë që ka menduar se ka veshur robdishanin e Oltës dhe thotë që ndjehet sikur po fle me të.
Ndërkohë Enxhi ka dalë në kopësht me Jetmirin dhe po flasin për Bertinën. Ajo i thotë që nuk ka gjë kundër saj por në momentin që ajo e ofendon, nuk ka pse t’a durojë. Ajo i tregon që është ndjerë keq në situatën që u krijua mes Seldit dhe Domit pasi u duk sikur ajo iu fut në mes dhe i ndau ndërkohë që nuk ka patur këtë qëllim. Ajo tregon që Seldi e ka pyetur me këmbëngulje për opinionin e saj dhe te njerëzve jashtë dhe ajo i ka thënë që duket sikur ai i shkon pas Domit. Ai ia ka thënë Domit këtë dhe është dukur sikur ajo ka dashur t’i ndajë.
Më pas Jetmiri i thotë që ajo duhet të sillet në atë mënyrë që t’a përcjellë sa më mirë mesazhin që është njeri i mirë dhe ai i thotë që as njerëzit e tij mund mos ta njohin shumë mirë Jetmirin dhe tani do e kuptojnë se si është në të vërtetë. Enxhi i ka thënë që asaj i ka bërë përshtypje fakti që i ka dhënë cigare dhe mendon që është shumë i sjellshëm. Ai i përgjigjet që e bën çdo veprim duke vënë veten në pozitën e të tjerëve.
Si përfundim disa nga banorët janë mbledhur në dhomë dhe kanë filluar të luajnë lojën me të qeshura. Ndërsa Bertina dhe Miri kanë luajtur me top.

Enxhi debaton me Bertinën dhe Erionin

Posted on February 24th, 2010 in Banoret | 27 Komente »


Kika ka dashur të dijë më shumë për Enxhin dhe ai e ka pyetur se çfarë e bën atë të ndihet e veçantë, a ka patur ndonjë sakrificë. Ajo i thotë që jeta nuk e ka vënë para sfidave të mëdha por ato vështirësi që ka patur i ka zgjidhur vetë. Ajo i tregon që nuk është futur në shtëpinë e Big Brother për të treguar që është e bukur, e ndershme apo e zgjuar por për të treguar që sa është e çmendur, deri ku arrin adrenalina e saj dhe se ajo bën çfarë t’i pëlqejë. Asaj nuk i intereson fare opinioni i njerëzve.
Ndërkohë që Bertina dhe Erioni janë në dhomë dhe flasin për gjuhët e huaja. Bertina thotë që ajo e do inteligjent mashkullin që ka në krah por ai i thotë që nuk ka ngelur inteligjenca tek gjuhë e huaja. Ai ndërron temë bisede duke i thënë që të vijë të ulet njëherë në tavolinë në kohën e duhur se gjithmonë vjen kur kanë mbaruar të gjithë dhe nuk gjen asgjë. Më pas të gjithë ulen në tavolinë për të ngrënë drekë.
Ata në një farë mënyrë akuzojnë Oltën që ka hedhur kafenë në tualet por Olta i thotë që nuk di asgjë dhe nuk ka ndërmend ta pastrojë. Erioni i thotë që ai e di që e ka bërë Enxhi por ajo e mohon dhe i thotë që e hedh prap po të dojë dhe më në fund e pranon se e ka bërë ajo sepse kishte dëshirë dhe qëllimi i saj u përmbush sepse ajo donte që të krijonte debat. Klodi i thotë i lumtë që e bëri. Ai ka debatuar me Erionin dhe kanë arritur të përdorin tona të larta. Lexo me teper »