Posted on February 24th, 2010 in Uncategorized | 97 Komente »

Jetmiri dhe Rezi kanë dalë për të qëndruar në kopësht së bashku. Ai i thotë që ka bërë të tjerët në atë shtëpi të ndihen të lumtur e jo më mos të bëjë atë.
Ai ka krijuar një ambjent shumë të këndshëm vetëm për ata të dy. Ai i thotë që është mëkat të flesh duke patur atë afër, dhe i kërkon që të flasin e të njihen zyrtarisht. Ai e pyet për emrat e preindërve dhe ajo ia tregon. Me pas ai i thotë që që kur e ka parë për herë të parë e ka pëlqyer, por Edi është prononcuar i pari e ai nuk mund të fliste, por tani të gjithë ata që nuk i kanë kuptuar, le t’i kuptojnë tani. Jetmiri i thotë që ai është tërhequr nga mendja dhe zemra e saj dhe jo nga bukuria. Au vazhdon më tej duke i thënë që ajo është më e rritur se të gjithë të tjerët atje brenda sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Ai i thotë që e ka për nder që ka gjetur një vajzë si ajo, që është dhe pa komplekse. Ai irrëfen që dashuria mund të lindë pasi lidhesh, nuk është e thënë të dashurohesh e pastaj të lidhesh, ai nuk është nisur për t’a mashtruar dhe po t’i grumbullojë të gjithë sa ndjenjë, nuk bëhet sa ndjenja e tij. Ai i thotë që mund të kishte përfituar nga kushdo aty brenda por me të ia vlen të sakrifikojë gjithçka. Më në fund dhe ajo pohon që i ka ëndërruar këto momente me të dhe ai çuditet. Ata kanw ndenjur shumw kohw bashkw duke shprehur ndjenjat pwr njwri-tjetrin.
Posted on February 24th, 2010 in Uncategorized | 16 Komente »

Emisioni i Erionit po shkon më së miri me të ftuarit e tij, Klodin dhe Seldin. Këtyre të fundit u kanë vënë emra të çuditshëm për të qeshur. Ata bëjnë një emision të një lloji që vetëm ata mund t’a shpikin e ta relizojnë. E gjithë tema e emisionit lidhet me temat për seksin, ku banorët duket se janë shumë të hapur për të folur. Më pas ata kanë bërë një emision të dytë ku prezantues ka qënë Kika dhe të ftuara Enxhi dhe Bertina. Vajzat janë përballur dhe njëherë me mendimet për njëra-tjetrën.
Ndërkohë Ada dhe Jetmiri janë në dhomë e flasin për lidhjen e tij me Rezin. Ada i thotë që nga ana e Rezit i duket shumë shpejt, por po të jetë instiktive është dakort. Këto gjëra ia ka thënë dhe Rezit. Jetmiri i thotë që ai nuk i vuan paragjykimet. Ajo i thotë që ka qënë më e lidhur me Rezin dhe nuk do që ajo të mbetet keq më pas. Ai i thotë që ata janë lidhur sepse ndjejnë sepse po të mos ishte ashtu, kishte plot të tjera. Jetmiri shton që ata të dy nuk po bëjnë ndonjë tragjedi por thjesht po puthen dhe e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ada i thotë që ai nuk ka pse ta vrasë mendje se çfarë mendojnë të tjerët dhe ai i përgjigjet që nuk ka pse të veprojë ndryshe. Ai i thotë që ata po jetojnë ditën por Rezi kundërpërgjigjet që ajo nuk mendon vetëm për një ditë. Ai i thotë që ata janë në fazë pëlqimi dhe aty brenda nuk mund të lindë dashuri. Por Ada i thotë të mos jetë kaq i sigurt për këtë. Ada i thotë që ajo thjesht ka dashur t’i japë një këshillë Rezit dhe i bëhet qejfi për të. Rezi i thotë që ajo e ka menduar mirë para se të veprojë. Jetmiri thotë që ai ka dashur të dijë dhe mendimin e Adës për lidhjen e tyre. Më pas Jetmiri dhe Ada puthen për një kohë të gjatë ndërkohë që Ada është aty. Jetmiri i thotë që atij nuk i bëhet vonë për asgjë dhe ka ca gjëra që nuk komandohen e nuk i reziston dot. Së findim ata i kërkojnë leje Adës dhe dalin në kopësht.
Posted on February 24th, 2010 in Uncategorized | 8 Komente »

Banorët kanë menduar të luajnë lojën që nuk duhet të flasësh, të qeshësh apo të lëvizësh, dhe ai që bën ndonjërën nga këto veprime eleminohet. Atyre iu ka pëlqyer shumë kjo lojë pasi asnjëri nuk i rezistonte dot të qeshurave dhe kanë bërë shumë situata komike. Klodi ka qënë ai që askush nuk mind t’i bënte ballë aktrimeve të tij komike.
Më pas Enxhi i tregon Rezartës që ajo ka parë motrën në ëndërr dhe ka dy ditë që nuk fle. Për më tepër që ajo ndjen shumë mungesën e të afërmve. Rezi i thotë që këtu duhet t’i heqësh nga mendja njerëzit e familje, përndryshë nuk reziston dot. Rezi e pyet a i pëlqen ambjenti dhe ajo i thotë që tani po mësohet, po bën dhe ndarjen se kush i pëlqen e kush jo. Por ajo thotë që do të bëjë lojra e të argëtohet aty brenda se prandaj ka ardhur dhe Rezi i thotë që aty ka plot që janë gati përm çmendurira. Ajo i thotë që dhe ajo ka dëshirë të luajë por kur nuk është mirë nuk mundet.
Enxhi pyet Rezartën se çfarë stili veshje ka dhe ajo i përgjigjet elegante dhe klasike, më e rëndësishmja është që vesh diçka që ndihet rehat. Aty vjen Kika dhe përqahon Enxhin, ajo pyet Rezin a janë më mirë mardhëniet me Kikën tani dhe ajo i tregon që ai i ka kërkuar të falur. Enxhi thotë që falja është një gjest i mirë sado i madh që të jetë gabimi.
Ndërkohë banorët në kuzhinë pas disa lojrave me dënime kërkojnë të bëjnë sikur janë në emision. Erioni do të drejtojë emisionin, ndërsa të tjerët do të jenë të ftuarit.
Posted on February 22nd, 2010 in Uncategorized | 10 Komente »

Enxhi dhe Eduardi sqarojnë disa keqkuptime që kanë lindur mes tyre. Ata dalin në kopsht ku ulen në një tavolinë dhe bisedojnë qetësisht me njeri-tjetrin. Eduardi e ka pranuar edhe në sy të Enxhit, që më parë, se nuk i pëlqen shumë si tip dhe ndaj e ka mbajtur disi larg. Kjo është edhe arsyeja që ata diskutojnë. Ai i thotë Enxhit se nuk i paragjykon njerëzit dhe se s’ka asgjë kundër saj dhe se është shumë simpatike, shumë e këndshme dhe e lezetshme, por iu duk disi e shfrenuar dhe e ekzagjeruar në fillim. Enxhi i thotë se realisht ky është tipi i saj, madje këtu po përmbahet shumë. Ajo shprehet se e vlerëson shumë si njeri dhe se ka krijuar një opinion të mirë për të që kur e ka parë që jashtë, një njeri të lirshëm e plot humor, ndërsa kur hyri brenda e pa që ishte shumë i ftohtë. Ajo e justifikon duke thënë se tani që e dëgjoi që ai sjelljen e saj nuk e priste të tillë, i takon asaj që të ndryshojë sjellje kundrejt tij, t’i afrohet e ta bëjë që ai të ndryshojë mendje ose t’i largohet përfundimisht. Enxhi shprehet se e vlerësoi atë kur i tha se preferoi t’i qëndronte larg dhe i thotë se edhe jashtë, në shoqëri, shpesh njerëzit i largohen sepse nuk e kuptojnë tipin e saj. “Unë e jetoj jetën time, kështu jam”- thotë ajo. Eduardi i thotë sërish se nuk është njeri i keq dhe se nuk do që ta paragjykojë atë, por shton se edhe fakti që ai ka një relatë me Rezartën, nëse i afrohej asaj menjëherë, kishte për t’u keqinterpretuar nga të tjerët dhe kjo gjë e bëri që t’i qëndronte disi larg Enxhit. Ajo ia kthen se e kupton shumë mirë këtë gjë dhe se i pëlqen sinqeriteti i tij apo dhe i ndonjë banori tjetër kur i thonë hapur mendimet që kanë për të. Përsa i përket shoqërisë së tyre, Enxhi i thotë se nuk do t’i qëndrojë larg apo ta marrë inat për këto që tha. Më pas, biseda e tyre vazhdon në lidhje me veprimet e Edit në shtëpi. Ajo i thotë se pret nga ai që të vijë kulmi e të shpërthejë, duke e përcaktuar tipin e tij plot humor, energjik e që i vë njerëzit në lëvizje. Edi shprehet se tipi i saj mund të përshtatet mjaft mirë me tipin e tij dhe të dfy banorët mendojnë se sëbashku mund të bëjnë shumë gjëra. “Do bëjmë namin këtu brenda”- shprehet Enxhi duke nënkuptuar cmendurirat që mund të organizojë bashkë me Edin për të ndryshuar atmosferën e shtëpisë.
Posted on February 22nd, 2010 in Uncategorized | 13 Komente »

Pas drekës Klodi ka shkuar në dhomën e gjumit. Ai është mjaft i mërzitur. Aty është dhe Olta. Të dy bashkë nisin të bisedojnë për mërzitjen e Klodit. Olta e pyet se çfarë ka që është mërzitur dhe Klodi nis që të tregojë se është mërzitur për diçka që i përket atij përsonalisht. Ndër të tjera të qenit në nominim e ka mërzitur pak. Olta e pyet nëse mundet që t’ia tregojë asaj arsyen, por Klodi i thotë se për të është diçka e rëndësishme. Ai thotë se nuk do që ta tregojë tani sepse nuk do që kjo të ndikojë tek banorët apo te publiku për keq. Ai thotë se kur të vendosë që ta tregojë sekretin e tij, dëshiron që ta bëjë këtë në prani të të gjithë banorëve të shtëpisë, por ende nuk ka ardhur momenti i përshtatshëm. Ndër të tjera ai thotë se nuk do që kjo gjë të ndikojë te familja e tij sidomos te nëna. “Nuk dua që të cënohet një presje kur i thonë” shprehet Klodi për nënën e tij. Ai thotë se vetë nuk djehet keq apo në faj, por thjesht nuk do që të lëndojë të tjerët. Ai tregon se në vetvete ndjehet shumë mirë dhe më pas i tregon Oltës se sekreti i tij ka të bëjë me një histori dashurie. “Unë jam shumë i lumtur me shpirtin tim, por nuk e di se si mund ta presin të tjerët…” i thotë Klodi Oltës. Olta e pyet nëse ai është i lumtur me këtë gjë dhe Klodi i përgjigjet “normalisht, për mua është diçka krejt normale dhe çdo njeri e ndërton jetën e tij ashtu siç dëshiron”. Olta i thotë se është ok nëse ai vendos ta tregojë në një moment tjetër. “Ok munnd ta tregosh sekretin tënd kur ta vendosësh vet” thotë Olta dhe tashmë Klodi duket pak më i qetë. Më pas ai shkon në dhomën e rrëfimit ndërsa në dhomën e gjumit hyjnë e dalin banorë të tjerë.

Panorama PLUS Gjatë rrëfimit të saj për veten para banorëve të tjerë të “Big Brother 3” u përlot. Pohoi se kishte kaluar një jetë me shumë vështirësi dhe sakrifica, pasi kishte humbur të atin që në moshën 9 vjeçare. Por cila ka qenë jeta që 25 vjeçarja Bertina Mehmeti ka bërë para se të hynte në shtëpinë e famshme “BB3”, si njihej në Delvinë, dhe çfarë ka ndryshuar në karakterin e saj pesë vite më parë, kur nisi studimet në Tiranë për Inxhinieri Mjedisi? Në fakt është e vështirë t’i gjesh shoqe Bertinës, pasi ajo nuk ka qenë aspak tipi i brishtë dhe që kishte miqësi me vajza. Shumë bashkëmoshtare të saj që kishin pesë vite pa e parë janë çuditur më këtë shndërrim të Bertinës, me veshje disi më femërore dhe me flokë të gjata. Kaçurrelat e saj nuk kanë ekzistuar më parë, tregon një mike e saj, pasi ajo është njohur për tip i shkathët që shoqërohej kryesisht me djem, që vishej shumë sportive, dhe që i mbante flokët ekstremisht të shkurtra. Dhe ajo që ruan është natyra e saj prej çuni dhe shoqëria vetëm me djem. Madje e njihnin shumë në Delvinë pasionin e saj për sportet, kryesisht për basketbollin sepse Bertina ishtë e vetmja vajzë e dy skuadrave me djem, që luante basketboll në Delvinë kur ishte në gjimnaz. Nuk shfaqte delikatesë, brishtësi vetëm një natyrë të ftohtë, dhe karakter të mbyllur. Madje shumë mendonin se bukuria e saj nuk binte në sy për faktin se sillej shumë si djemtë. Por më shumë se kaq ajo është dalluar për tipin e saj të prerë, që ka një strategji në kokë për t’ia dalë. Gjithsesi në shtëpi ajo ka hyrë me filozofinë se i pëlqen rreziku, dhe se zakonisht u shkon gjërave deri në fund.Jeta si konviktore vetëm me pensionin e të atitMikesha të saj kanë pohuar se Bertina, frazën që përdori brenda shtëpisë se ka kaluar një jetë plot sakrifica, ndoshta e kishte disi më të zbutur nga realiteti që ajo ka provuar vërtet. Nëse dikush nga banorët ka hyrë për aventurë, për famë, apo se e kishte një ëndërr, Bertina ka hyrë vetëm për 10 milionët e këtij “reality show” me të cilat, nëse i fiton do të përmirësojë jetën e saj dhe të familjes në Delvinë, që përbëhet nga vëllai më i madh se ajo, dhe e ëma pensioniste. Bertina ka dhe dy motra më të mëdha, të cilat jetojnë në Greqi. Lexo me teper »

Pas sfitlatës së bërë nga banorët e shtëpisë së re të BB, dhe jurisë nga shtëpia e vjetër, Jetmiri dhe Erioni kanë qëndruar në kopësht dhe u është bashkuar dhe Bertina. Ata i thotë që çmimin e dytë do t’ja atribonin asaj por ajo nuk ka qënë prezent në ato momente. Më pas Jetmiri i thotë Erionit që nuk e kupton se si mund ta mbajë shoqe Bertinën dhe të mos ketë një lidhje. Ai më pas i thotë Bertinës të afrohet sepse Erioni do t’i thotë diçka ne vesh. Ajo është afruar dhe ai e ka puthur duke e lënë atë të habitur dhe Jetmirin duke e gëzuar pa masë. Jetmiri i thotë që ia kanë bërë zemrën mal, dhe Erioni vdes për të dhe pse nuk ia tregon. Ajo i ka thënë që këto fjalë do t’i dëgjojë nga Erioni. Më pas Jetmiri ka vazhduar më tej me ovacionet e tij, duke thënë që kjo ishte puthja e parë në reale në BB. E para nga banoret ka ardhur Ada dhe Jetmiri i ka dhënë lajmin, ajo i është përgjigjur që i vjen mirë. Bertin a i thotë që ata vazhdojnë të jenë shokë të ngushtë dhe djeg bluzën që ka bërë për Erionin. Këtë gjest e bën që t’i tërheqë banorëve vëmëndjen dhe i thërret “o popull merreni vesh që unë Erionin e kam shok të ngushtë”.
Ada futet në shtëpi dhe i jep lajmin e puthjes banorëve, të cilët dalin me të katra jashtë për të takuar çiftin. Miqtë kërkojnë që ata të puthen përsëri dhe u plotësohet dëshira. Jetmiri vazhdon u tregon të gjithëve për puthjen dhe thotë që për herë të parë ka asistuar ai dhe më i gëzuar është ai se Erioni. Bertina i thotë Erionit që ai kishte nevojë për shtysën e Jetmirit që të vepronte.
Klodi vjen dhe i jep urimet e tij çiftit dhe Jetrmiri e takon meqënëse ai ka uruar miqtë e tij. Më pas vjen dhe Kika, Graciela dhe të tjerët me rradhë. Bertina i thotë që ajo do ngejë një dolli për Jetmirin dhe Erionin dhe thotë që shpreson të zgjasë deri në fund. Lexo me teper »

Duke qënë se kanë fjetur në orët e para të mëngjesit banorët e kanë të vështirë të zgjohen. Në shtëpinë e vjetër, Erionit i del gjumi të parit por preferon të rrijë shtrirë për një kohë të gjatë. Ai merr jastëkun e Bertinës dhe luan me të duke ndjerë munzikën në sfond. Më pas ai zgjohet vërtet dhe pasi pi një gotë qumësht dhe bën tualetin e mëngjesit, del në kopësht dhe bën gjimnastikën e mëngjesit dhe kërcen me litar. Në shtëpinë e e re Edi zgjoht me lëvizjet e tij karakteristike të duarve por e shoqëron dhe Bledi nga krevati i tij. Seldi zgjohet dhe shkon të marrë lëngun e frutave dhe i sjell dhe një gotë Domit, e cila sapo ka hapur sytë. Më pas ajo zgjohet dhe kërcen mbi krevate me muzikën në sfond e më pas futet në dush. Kika zgjohet dhe shkon të pijë kafenë e mëngjesit në kuzhinë dhe po ashtu janë zgjuar dhe Bledi, Edi, dhe Seldi. Kika shkon tek Bertina dhe i thotë të zgjohet sepse po e pret zemra e saj jashtë dhe e ka fjalën për Erionin. Ai i bën masazh dhe Gracielës për ta zgjuar nga gjumi. Ndërsa Seldi do të zgjojë Valonin, të cilin e tërheq nga krevati i tij dhe e hedh në tokë. Madje e bën dy herë pasi Valoni do të flerë përsëri. Lexo me teper »

Për banorët është rezervuar një surprizë e vecantë. Ata ka ardhur t’i takojë Gjimi i cili ndodhet në një dhomë të shtëpisë e ku për të kujdeset një infermiere sensuale, pasi ai është shtrirë në një krevat sikur të ishte në spital. Banorët e shohin në monitor dhe menjëherë reagojnë që ta takojnë atë. Arbana u kujton banorëve se dhoma në të cilën ndodhet Gjimi i përngjason shumë shtëpisë ku ndodhen dhe kjo tregon se Gjimi ka qënë shumë afër tyre gjatë gjithë kohës. Banorët ngrihen në këmbë për ta gjetur se ku është, por Arbana u thotë se ai po vjen i shoqëruar nga infermjerja. Gjimi shkonnë dhomën e ndenjjes ku ndodhen banorët të cilët e presin me gëzim dhe ata përqafohen përzemërsisht. Arbana i jep mundësinë Gjimit që të sqarohet me ata banorë që dëshiron t’u thotë dicka dhe ai kthehet nga Hakiu dhe i thotë se ai nuk e kuptoi aspak lojën e tij dhe se e vetmja gjë që donte të bënte ishte ta nervozonte që të dilte nga vetja dhe i thotë gjithashtu se ai nuk manipulohet lehtë, ashtu sikurse ishte shprehur Kika. Ai sheh me banorët klipin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi dhepara se të dalë u uron banorëve suksese dhe u thotë se i mungojnë shumë dhe se duhet të vazhdojnë lojën e tyre. Ai del në kopsht ku takohet edhe me Erionin dhe Jetmirin të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër. Më pas ai del, por duke lënë në shtëpi infermieren që është një banore e re, Enxhi. Banorët shohin një klip prezantues për ta njohur disi më shumë atë. Arbana i komunikon publikut një të vërtetë se Enxhi është një e infiltruar nga Vëllai i Madh dhe jo një konkurente. Ajo ka për detyrë që të zbulojë karakteret e banorëve, ndërsa Ariani shprehet se tashmë do shohim spektakël dhe shumë lojëra. Enxhi, në dhomën e rrëfimit shprehet se dëshiron që të luajë fillimisht me Seldin.

Ne kete jave te Big Brother, Renato e la shtepine pak dite pasi hyri atje. Gjate spektaklit ku nuk munguan surprizat e shumta, konkurrenti qe hyri me dy jave vonese, e mbylli garen e tij.
Vellai i Madh penalizoi Erjonin dhe Jetmirin, qe ndryshe nga gjithe pjesa tjeter e konkurenteve te vazhdojne te jetojne ne kushtet e viteve ‘80.
Nderkohe, ne shtepi ka hyre Enxhi, nje vajze e re per te cilen banoret kujtojne se eshte konkurente, por ajo eshte derguar atje nga Big Brother me nje mision te vecante, te trazoje “ujerat” mes banoreve.