Archive for February, 2010

Edi dhe Rezi debatojnë

Posted on February 20th, 2010 in Uncategorized | 57 Komente »

Gjatë ceremonisë së martesës Erjoni merr Rezartën dhe afrohet te gardhi dhe në formën e lojës i thotë Edit “kjo është motra ime” dhe Rezit “ky është miku im i ngushtë nga Amerika” pasi Erjoni gjatë dasmës ishte në rolin e vëllait të nuses që ka qenë në Amerikë. Pas një shakaje Erjoni largohet dhe Edi me Rezin qëndrojnë vetëm. Edi i thotë Rezartës se ajo nuk ia kishte varur edhe pas tri herësh që ai e kishte thirrur. Rezarta i thotë se ishte duke biseduar me vajzat dhe më pas kishte dalë po nuk e kishte parë. Ajo i thotë se ndjehet në faj se nuk do që Edi mund të mërzitet apo të lëndohet. Edi i thotë se ai po rri me kanatjere në të ftohtë për të biseduar me të. Vajza i kërkon falje, por Edi i thotë se ai nuk erdhi që ajo t’i kërkonte të falur. Ai thekson se ka vendosur që të tërhiqet nga kjo histori. Në këtë moment Rezarta i ka thënë se ai ka vendosur vetë t’i hyjë kësaj historie pasi ajo i ka thënë se ka ardhur në BB për të luajtur, jo për tu lidhur me dikë. Ajo i thotë se ai është i lëkundur në besimin që ka ndaj saj dhe Edi i shpjegon se kjo vjen nga fakti se banorët e shtëpisë së vjetër fillojnë të ngacmojnë Edin duke i thënë Rezi feti me këtë apo me atë. Kështu të dy debatojnë në një farë mënyre dhe Rezarta i thotë që ajo do që të ketë lirinë e saj dhe i kërkon Edit që t’i zgjidhë problemet meveten. Edi i jep të drejtë vajzës dhe i kërkon falje. Pas disa minutash të dy përqafohen dhe largohen.

Fantazia me midhje e patate

Posted on February 18th, 2010 in Banoret | 26 Komente »

Jetmiri i ka thënë banorëve të shtëpisë së përbashkët që duhet të rregullojnë shtëpinë sepse nuk mund ta lënë rrëmujë. Ai ka futur në punë Oltën, Renaton dhe Edin pasi vetë do të merret me gatim. Gjithashtu fton dhe Seldin që të shkojë ta ndihmojë, por ai nuk lëviz fare nga vendi.
Më pas Edi i afrohet Jetmirit dhe e pyet me çfarë po i gatuan midhjet. Ai i thotë të mos i nderhyjë në profesin pasi Jetmiri nuk ndërhyn në punët e tij. Edi i thotë që ai do ta dijë me çfarë po i gatuan pasi është kurioz nëse frymëzimi i vjen realisht apo i vjen nga “budalliku”, siç shprehet ai.
Pas pak në të dyja shtëpiat bie gongu dhe banorët i futen punës për provën e javës. Në shtëpinë e re detyra e banorëve është të përdorin midhjet për të bërë zbukurime të ndyshme, objekte, gdhendje (skulptura) e shumë ide të tjera që mund t’ju vinë lidhur me këtë. Ndësa në shtëpinë e re është e njëjta kërkesë por duke patur si objekt pataten.
Domi me Edin po mundohet të bëjë varëse me midhje por e kanë pak të vështirë për t’i ngjitur guaskat me njëra-tjetrën. Më pas Domi thotë që mund të bëjnë dhe ndonjë zemër dhe Seldi i thotë që nuk iu ndanë zemrat. Renato i thotë ngaqë ka zemër të madhe nuk i ndahen zemrat Seldit. Jetmiri u jep ide të bëjnë ndonjë fustan me guaskat e midhjeve, por Domi i thotë që është e vështirë. Më pas Edi mendon se si të hapë vrima tek guaskat por nuk po gjen zgjidhje. Ata thonë që mënyra e vetme do të qe me trapan, por atë nuk kanë ku ta gjejnë. Ndërkohë që pjesa më e madhe po merret me provën e javës, Jetmiri vazhdon të gatuajë midhjet me makarona dhe më pas ulen të hanë. Lexo me teper »

Edi i jep këshilla Rezit

Posted on February 18th, 2010 in Uncategorized | 16 Komente »

Rezarta dhe Eduardi takohen sërish në kopsht ku fillojnë të bisedojnë për tema të ndryshme. Ata mendojnë se situata në shtëpi është rënduar disi dhe se po ndodhin gjëra të cuditshme. Eduardi shprehet se nuk po i pëlqejnë këto debate por shton se nuk ka qënë prezent në asnjë prej tyre dhe se meqënëse nuk ka qënë prezent e nuk i di shumë gjëra, nuk mund të mbajë anën e askujt e as të bjerë pre e propagandës që bën secili prej tyre. Rezarta e pyet për nominimin se si u ndje kur e mori vesh dhe ai thotë se e përjetoi disi keq sepse është sjellë mirë me të gjithë e nuk e priste që të dilte në nominim. Ai tregon se e ka nominuar një njeri të cilin e mbante si shok dhe kur e mori vesh, u ndje i tradhëtuar. “Mbeta si i ngrirë kur më tha Arbana se jam në nominim”- shprehet ai dhe shton se ka disa që po luajnë vërtetë për cmimin. “Përtej cmimit ngelet miqësia”- mendon ai duke nënkuptuar për ata banorë me të cilët mendon se ka një miqësi. Edi thotë gjithashtu se disa po dalin krejt ndryshe nga sa u treguan në fillim, por mendimin për banorët mund ta ndryshojë përsëri. Sipas tij, e rëndësishme është që njerëzit të bëjnë atë që ndjejnë dhe të jenë të sinqertë si me veten ashtu dhe me të tjerët. “Loja këtu ka shumë presione dhe kjo sjell shpesh ndryshime tek banorët”- mendon ai. Eduardi shprehet se arsyeja e kësaj “lufte” mes banorëve mund të jetë shkelja e besimit që dikush mund të ketë krijuar për një person tjetër. Ai mendon se kur një njeri i drejtë e i sinqertë zhgënjehet nga një person tek i cili ka patur besim, bëhet i rrezikshëm, por gjithashtu këshillon Rezartën që të mos përfshihet në këtë “luftë” e të mbajë qëndrimin e saj duke mos mbajtur anën e askujt për aq sa e ndjen. “Një njeri që i ka vënë qëllim vetes që të fitojë cmimin me cdo kusht, qoftë dhe me poshtërsi, është i rrezikshëm dhe shton se ajo duhet të bëjë lojën e saj dhe të nxjerrë vlerat që ka si dhe të argëtohet duke mos harruar edhe që të shkojë drejt cmimit, nëse ky është qëllimi i saj.

Erioni: “Nuk do t’i mbaj mëri Klodit”

Posted on February 18th, 2010 in Uncategorized | 14 Komente »

Ada i thotë Erionit se u mërzit kot një natë më parë me Klodin saqë kaluan në zënkë. Erioni justifikohet se Klodi, që kur ka hyrë në shtëpi, gjithnjë ankohet se atë e kanë lënë jashtë shoqërisë dhe e kanë distancuar në shumë momente. Ai thotë se edhe me bertinën fillimisht ndodhi e njëjta gjë, kur hyri ai me Gjimin e eleminuan, por tani janë miq të mirë, ndërsa Klodi vetëm ankohet se nuk e donin në shtëpi. Bledi mendon se ai reagoi gabim një natë më parë dhe Erioni e pranon këtë gjë por shprehet se ai është ndër të paktët persona që arriti ta acaronte. Bertina mendon se ka raste që njeriu duhet të jetë i qetë e të bëjë një vesh të shurdhët, që gjërat të mos shkojnë për kot. Bledi shprehet se është më mirë që të sqarohet keqkuptimi sesa të gjithë të bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë e ndërkohë të mbajnë distancë. Erioni shprehet sërish se bëri gabim dhe se situata i doli nga kontrolli, por nuk ka ndërmend t’i mbajë mëri atij.

Largësia e krijuar

Posted on February 18th, 2010 in Uncategorized | 57 Komente »

Jetmiri diskuton me Erionin për situatën e krijuar mes tyre. Ai thotë se nuk po arrin të kuptojë asgjë se cfarë ka ndodhur dhe përse i janë larguar, sidomos gjatë kësaj jave, të tre banorët me të cilët kishte marrëdhënie më të ngushta. Erioni ia kthen se ai ka disa probleme me Bertinën dhe ndaj nuk është në terezi si dhe se i mungon ai e të tjerët që janë në shtëpinë tjetër, ndërsa për largësinë që ka Miri me Bertinën dhe Gracielën duhet ta diskutojë vetë me to. Miri shprehet se ka vënë re jo vetëm largimin, por edhe një ironi mes tij dhe të tjerëve dhe shprehet se askush prej tyre nuk ka ardhur që të interesohet se si ndjehet ai këtë javë, që është sërish në nominim. “Ju keni me kë të flisni se keni njeri-tjetrin, por unë s’kam asnjë nga ju këtu”- shprehet ai dhe i thotë se dyshon se ndoshta mund të jetë influenca e Kikës ajo që ndikon në largësinë e krijuar. Erioni e mohon kategorikisht këtë gjë por biseda mbetet përgjysmë sepse banorët e shtëpisë së vjetër kanë një mbledhje në shtëpi. Jetmiri ua tregon këtë bisedë dhe banorëve të tjerë me të cilët po bashkëjeton dhe nisin të diskutojnë mes tyre. Miri mbron me forcë idenë se është dora e hakiut ajo që po ndikon në këtë largim, por domenika e këshillon që ta shohë dhe në ndonjë mënyrë tjetër. “Po si ka mundësi që të tre njëherësh largohen nga unë e më pas i shoh gjithnjë me Kikën”- thotë Miri, ndërsa domenika shprehet se nuk mund ta besojë se dikush mund të influencojë kaq shumë tek një njeri. “Secili bën zgjedhjet e veta dhe mendimi s’të ndryshon vec se të thotë dikush dicka”- thotë ajo.

Kërkoj siguri nga Erioni

Posted on February 18th, 2010 in Uncategorized | 46 Komente »

Kika bisedon me Bertinën për gjendjen midis saj dhe Erionit. Ai shprehet se ka vënë re se sa herë Erioni ndjehet keq me të, bën ndonjë gjë të cuditshme dhe ndaj i kërkon asaj që të ndihmojnë njeri-tjetrin. Bertina ia kthen se edhe ajo ndjehet po aq keq sa edhe ai, por është gjithnjë ajo që merr inisiativën e para për të rregulluar situatën mes tyre. “Situatën duhet ta rregullojë Erioni e jo unë”- shprehet ajo dhe shton se përsëri Erioni sot ka bërë disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, gjëra që mund ta kenë ulur në sy të të tjerëve. Bertina tregon se ai ra sërish pre e disa provokimeve nga disa provokuese që i kanë vlerat zero, por shton edhe se dyshon se ndoshta Erioni mund të ketë mendime të tjera në kokë. Kika i thotë se ka vënë re se është më shumë Erioni ai që po jep në lojë sesa ajo, por ajo mendon se nuk është kështu dhe se është vec një vështrim sipërfaqësor. Bertina pranon se e pëlqen Erionin dhe se më parë u nervozua me të, gjë që sduhej ta kishte bërë, por kur Kika e pyet nëse raporti i tyre do shkojë më tej ajo thotë se i duhen më shumë siguri e kohë nga Erioni. Bertina thotë se ka vënë re diferenca dhe formime të ndryshme mes tyre. Kika i shpreh vlerësimin që ka për të dhe për Erionin dhe mendon se të dy mund të jenë mirë bashkë me njeri-tjetrin. Ai mendon se ajo duhet të kontribuojë më shumë në raportin e tyre dh i sugjeron që ajo ta bëjë për vete nëse esheh që ai flirton me të tjerat. “Unë nuk kam atë parim, ai është i lirë të bëjë c’të dojë”- shprehet Bertina.

Debatet dhe thashethemet e para ne shtepine e re

Posted on February 14th, 2010 in Banoret | 47 Komente »

Në shtëpinë e vjetër pothuajse të gjithë banorët janë ulur te kolltukët dhe po diskutojnë. Tema e rradhës në debatin e tyre është “paragjykimet”. Duke folur për paragjykimet ata diskutojnë për mënyrën e të mënduarit të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare apo asaj kosovare. Secili jep mendimin e tij duke e ilustruar edhe me ndonjë histori apo eksperiencë personale gjatë jetës së tyre jashtë shtëpisë së BB.
E teksa ata diskutojnë Graciela ka dalë në oborr dhe po bisedon me Oltën. Të dyja vajzat flasin për shtëpinë e re dhe për komoditetin aty. Olta mundohet të shpjegoje orenditë dhe mobiljet e shtëpisë duke i krahasuar ato, me ato të shtëpisë së vjetër. Pas kësaj bisede vajzat diskutojnë për Renaton. Ato bëjnë thashetheme duke komentuar sjelljen e tij dhe ato çka zi ka thënë. Ato diskutojnë edhe për debatin që pati Graciela me Renaton gjatë spektaklit ku Graciela shpjegon edhe një herë atë çka donte të thoshte edhe gjatë debatit me të. Ndër të tjera ajo thotë se Renato nuk është vetvetja ndërsa Olta thotë se ai ka rënë në mendime prej nominimit. Edhe pse bëjnë thashetheme vajzat vlerësojnë anët e mira të sjelljes së Renatos.

Trasferimi i banoreve ne shtepine e re

Posted on February 14th, 2010 in Lajme dhe Thashetheme, Video te Tjera | 31 Komente »

Tre banorë të rinj dhe dy sfida për ta

Posted on February 14th, 2010 in Uncategorized | 37 Komente »

Surprizat gjatë këtij spektakli nuk kanë të mbaruar. Në shtëpinë e Big Brother do të futen edhe tre banorë të rinj të cilët ndodhen në dhomën e rrëfimit. Por përpara se të hyjnë, ata duhet të kalojnë një provë të vështirë e së bashku me ta edhe banorët e vjetër. Banorët e vjetër të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër duhet të vendosin se një nga banorët do mund të hyjnë aty. Tre kandidatët e rinj janë Rezarta, Klodi dhe Ada. Për banorët e vjetër shfaqen klipet prezantuese të kandidatëve ku ata duhet të njihen paraprakisht me ta. Pas klipeve, për banorët që duhet të marrin vendimin Vëllai i Madh ka vendosur që t’u jepet një ndihmë. Arbana do tu bëjë disa pyetje kandidatëve në lidhje me arsyen se përse duan të hyjnë në shtëpi, pikat e forta dhe të dobëta të karakterit të tyre dhe momentet më të vështira e më të lumtura të jetës së tyre. Këto përgjigje të këtyre pyetjeve do t’i ndihmojnë banorët e vjetër të marrin më kollaj vandimin. Pasi përfundon kjo procedurë, banorët votojnë dhe Ada me Rezartën marrin vota të barabarta kështu që të dyja hyjnë në shtëpi. Por Vëllai i Madh vendos që t’i japë edhe një shans të dytë Klodit. Arbana thotë se në dhomën e rrëfimit ndodhen dy sfera të ndezura. Ai duhet të vendosë duart mbi to dhe nëse ato fiken, ai do mund të futet e nëse ato qëndrojnë ndezur, jo. Fati është në anën e Klodit i cili pasi vendos duart mbi sfera, ato fiken e kështu ai futet në shtëpi e bashkohet me të tjerët ku takohet e njihet me ta.

Hapet zarfi i kuq

Posted on February 14th, 2010 in Big Brother Albania 3, Lajme dhe Thashetheme | 12 Komente »

Zarfi i kuq ka sjellë shumë kuriozitet si tek banorët ashtu edhe tek publiku e të gjithë mezi presin që ai të hapet. Arbana njofton të gjithë se ky moment ka ardhur dhe se zarfi i kuq do të hapet për të lexuar komunikimin që përmban. Ajo thotë se ky zarf do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi dhe kjo zgjedhje ka një qëllim të caktuar. Arbana u kërkon gjashtë banorëve të nominuar që të shkojnë në magazinë ku atje i pret një njeri i maskuar i cili do t’u vërë atyre një shall për t’u lidhur sytë. Banorët shkojnë atje dhe presin me ankth komunikimin e zarfit, ndërkohë që banorët e tjerë presin në dhomën e ndenjjes. Arbana lexon zarfin në të cilin thuhet se Vëllai i Madh ka vënë në provë vullnetin dhe aftësinë për t’u përshtatur në shtëpinë plot kujtime dhe me vlera historike e sociale të të gjithë banorëve dhe pasi ka vlerësuar qëndrimin e tyre në shtëpi, ka vendosur që banorët e nominuar të transferohen në një tjetër vend, në një shtëpi të re. Banorët heqin mbulesat nga sytë dhe shohin përpara tyre një shtëpi të madhe, luksoze, të bukur, plot ngjyra. Banorët duken shumë të lumtur dhe falenderojnë Vëllain e Madh për këtë ndryshim e për këtë fat. Ariani shprehet se banorëve u eci mjaft mirë ky nominim, ndërsa të tjerët duhet të rrinë në shtëpinë e vjetër.