Archive for March, 2010

Lajmi i fundit: Domenika shtatzane!

Posted on March 31st, 2010 in Lajme dhe Thashetheme | 459 Komente »

Domenika del nga dhoma e rrëfimit me një zarf në dorë e shoqëruar nga Seldi dhe menjëherë shkon të shtrihet në krevatin e saj e mërzitur. Seldi përpiqet që ta qetësojë, por ajo duket vërtetë e mërzitur dhe vetëm shprehet se nuk mund ta besojë këtë gjë, pa dhënë sqarime se cfarë ka ndodhur. Banorët e tjerë e shikojnë këtë situatë dhe bëhen kuriozë, ndërsa Seldi e këshillon që të ketë kujdes e të mos diktohet nga banorët, pasi ata nuk kanë pse ta marrin vesh. Olta duke vënë re sjelljen e Domit dhe zarfin, mendon se aty mund të ketë ndonjë lajm të keq, por shprehet se ndoshta është ndonjë shaka sepse po afron 1 Prilli, dita e gënjeshtrave, por si Domi dhe Seldi nuk qetësohen aspak pas kësaj fjale. Seldi i kërkon Domit që të qetësohet, ndërsa ajo ia kthen me pyetje nëse është i qetë edhe ai, duke nënkuptuar se situata i përfshin të dy. Olta i shkon afër dhe e pyet, por ajo i thotë se nuk flet dot. Lexo me teper »

Edi kërkon të sqarohet me Seldin

Posted on March 30th, 2010 in Uncategorized | 39 Komente »


Edi dhe Seldi ulen jashtë dhe bisedojnë për lojrat që po bëhen në shtëpi duke fshehir autorësinë. Seldi thotë se këto lojra po bëhen të bezdisshme duke u bërë kaq shpesh dhe Edi i thotë se në mometin që ato nuk prekin njeri, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes.
Pas kësaj Edi i kërkon Seldit që të sqarojnë një diskutim të lënë përgjysmë mes tyre. Seldi është shprehur se nuk e njeh Edin dhe ky i fundit i kërkon që të sqarojnë këtë pikë duke i thënë se përse nuk e njeh Edin kur ky i fundit ka diskutuar shpesh me të. Seldi i thotë se ai vërtetë nuk e ka njohur Edin sepse ai është një tip i mbyllur dhe se shpesh nuk mban qëndrime kundrejt debateve që zhvillohen në shtëpi. Seldi i thotë se Edi mundohet që ta mbajë mirë me të gjithë dhe se sipas tij kjo është një strategji. Edi thotë se ai nuk flet sepse e ka në tipin e tij që të mos merret me thashetheme dhe të mos lëndojë një njeri tjetër. Lexo me teper »

Vazhdojnë lojarat

Posted on March 30th, 2010 in Banoret | 32 Komente »


Teksa të gjithë banorët qëndrojnë jashtë, dikush shkon në dhomën e gjumit dhe “shkatërron” gjithë ambjentin duke prishur krevatët, duke hedhur rrobat sa adej- këtej, madje edhe përtokë gjen sa rroba, jastëkë, çarçafë etj. Banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe shohin që çdo që është shdërruar në një rrëmujë të paparë. Menel fillon të ngacmojë Jetmirin duke i thënë se është pikërisht ai autori i kësaj loje. Jetmiri e mohon këtë gjë dhe pas insistimit të vajzës i thotë se ai e pa se kush e bëri gjithë këtë rrëmujë, por nuk ka dëshirë që t’a tregojë. Kështu vajza largohet dhe bashkë me Tatianën fillojnë të sistemojnë përsëri gjërat e tyre duke kërkuar rrobat gjithandej dhe duke sistemuar përsëri krevatët. Lexo me teper »

Tentojnë të përmirësojnë komunikimin

Posted on March 30th, 2010 in Uncategorized | 108 Komente »


Hakiu dhe Domenika bisedojnë në dhomën e gjumit dhe mundohen që të sqarojnë njëri-tjetrin. Hakiu i thotë Domit se ai dëshiron të sqarohet me të për të mos pasur gjëra kundër njëri-tjetrit dhe që në ditët në vazhdim të kenë një një komunikim më të mirë mes tyre. Domenika i thotë se ai mund të thotë ç’të dojë, por asaj disa gjëra mund t’i pëlqejnë, disa të tjera jo. Domenika e ilustron këtë fakt duke i thënë Kikës se asaj i ka ngelur merak shprehja e tij se Valentina nuk e ka edukuar siç duhet Domenikën dhe i thotë se ajo mund të lejojë shumë komente që të bëhen mbi të, por këtë gjë nuk ia lejon ta thojë. Ajo thotë se këtë koment nuk ia lejon askujt, pavarsisht se në këtë rast u mundua ta anashkalonte. Lexo me teper »

Seldi këshillon Domin

Posted on March 30th, 2010 in Uncategorized | 30 Komente »


Seldi dhe Domi janë në dhomë duke folur për marrdhënien e tyre dhe ai i thotë se ajo nuk ka nevojë t’a prishë qetësinë dhe të mos flasë aty ku nuk duhet, dhe shton se ai nuk po e mëson pasi këto janë gjëra që ajo i di. Seldi shprehet se loja po shtrëngohet dhe ajo nuk duhet të lejojë t’a prekin aty ku nuk mban. Ata pohojnë që banorët po përsëritin lojrat e tyre dhe përmendin lojën që Jetmiri ka bërë sot, pasi ka fshehur të gjithë tiganët. Seldi thotë e ai nuk i jep shumë rëndësi lojrave sepse nuk bëhet viktimë dhe ia del mbanë me çdo gjë që i ndodhet. Më pas ata dalin në kopësht dhe u bashkohen të tjerëve. Seldi bën shaka me Manalin pasi ajo është veshur si mashkull dhe Edi i ka vizatuar mustaqe. Domi dhe Seldi, më tej, kërcejnë të përqafuar në kopësht dhe përkëdhelen me njëri-tjetrin. Më pas në kopësht dalin dhe banorë të tjerë dalin në kopësht dhe kërcejnë e këndojnë me ta.
Ndërkohë që në brenda në shtëpi, Mandi po gatuan dhe pse në mungesë të disa mjeteve që i nevojiten. Në këto momente Manal duke kërkuar për enët e kuzhinës, i gjen të shprëndara sa andej-këtej dhe ia tregon dhe të tjerëve. Jetmiri çuditet se si i ka gjetur pasi ai ishte autori i lojës dhe i vjen inat që i kanë gjetur kaq shpejt, paçka se banorët akoma nuk e dinë se kush e ka bërë këtë gjë. Banorët ulen për të ngrënë dhe ata vazhdojnë të flasin për lojrat e bëra gjatë këtyre dy ditëve.

Seldi dhe Klodi debatojnë

Posted on March 29th, 2010 in Uncategorized | 51 Komente »


Klodi, Seldi dhe Mandi ndodhen në kuzhinë dhe Seldi shprehet se konkurentët që janë futur më së fundmi janë më të mirët. Klodi i përgjigjet se deri në momentin që ishte ai me grupin e tij më të rinjtë, Seldi ka thënë se janë ata më të mirët. Seldi shprehet se tre të fundit janë shumë të mirë dhe ai nuk ka pse e mohon, ashtu siç është e njëjta gjë dhe për Klodin. Ky i fundit shton se lavdërimet po i bëhen me rradhë të gjitha palëve. Seldi shton se Klodi nuk duhet të kapet pas fjalëve të tij “më të mirët dhe të mirët’. Klodi përgjigjet se ai kapet ku të dojë dhe Seldi shprehet se ai nuk e ka ndryshuar opinionin për Klodin. Klodi i thotë se Seldi mbeti keq nga ky reagimt i Klodit dhe është skuqur, ndërsa Seldi i përgjigjet se si për atë dhe shumë të tjerë, duhet më shumë se kaq që t’a bëjnë atë të ndihet keq. Klodi i thotë që Seldi është shumë i vogël para tij dhe Seldi i thotë të mos e ngrejë zërin. Klodi përgjigjet se ky është toni i zërit të tij dhe nëse Seldit nuk i pëlqen, mund të largohet pasi rrugën e ka të hapur. Seldi thotë se ai rri ku të dojë dhe Klodi nuk duhet t’ia tregojë rrugën. Lexo me teper »

Erioni zbulon lojën

Posted on March 29th, 2010 in Uncategorized | 136 Komente »


Erioni dhe Olta janë futur në dush dhe Erioni ka zbuluar që shampon e kanë mbushur me vinovil. Ai ia ka treguar Oltës, ndërsa ajo sillet sikur nuk di gjë. Erioni del i acaruar nga dushi dhe thotë që do të shkojë të pyesë se kush e ka bërë. Ai shkon në fillim tek Domi dhe Seldi dhe duke i treguar shampon shprehet se këto lloj shakash nuk duhet të bëhen. Po ashtu dhe ata bëjnë sikur nuk janë në dijeni të kësaj situate dhe Erioni del në kopësht për të pyetur pjesën tjetër të banorëve. Edi shprehet se ai është larë me atë shampo dhe nuk ka ditur gjë, po ashtu dhe Jetmiri shprehet se nuk di gjë. Ky i fundit thotë se nuk i bën këto lojra të papranueshme dhe Erioni vazhdon inspektimin e tij. Erioni kthehet në tualet tek Olta, autorja e veprës, dhe i thotë se asnjë nuk e pranon fajin, dhe faji gjithmonë mbetet jetim. Olta shprehet se vinovili nuk të bën dëm kur e shplan në moment, duke u munduar kështu të shfajësojë aktin e saj.
Kur Klodi i tregon Tatianës për shampon e mbushur me vinovil, ajo shprehet se këtë duhet t’a ketë bërë Jetmiri, pasi ai i bën këto shakara pa kripë.

Provokimet e Domit dhe Seldit

Posted on March 29th, 2010 in Uncategorized | 53 Komente »


Jetmiri qëndron për disa momente vetëm në kopësht, por më pas afrohet Domi dhe ai e fton të qëndrojë me të. Domi përgjigjet se atë po e pret Olta e nuk do t’a lërë vetëm. Jetmiri i thotë me shaka “ik o palaço fëmijë”, duke iu referuar lojrave të mëparshme dhe ajo përgjigjet që nuk ka qënë ajo protagoniste. Domi shkon tek Olta dhe kjo e fundit i thotë se nuk e pëlqen kur sapo e thërret Jetmiri, ajo shkon menjëherë dhe Domi përgjigjet se ajo e di se çfarë bën. Domi shton se ajo i ka thënë Jetmiri që do të shkojë tek Olta dhe pse ai i kërkoi të flisnin. Ajo thotë se të gjithë jaën të bindur se e ka bërë ajo lojën dhe pyet Oltën nëse është shumë evidente që e ka bërë ajo lojën. Më pas ajo shprehet se i vjen keq për Menelin, pasi më parë është kapur me të për hir të lojës, por gjithashtu nuk i ka pëlqyer gjesti i Menelit që i ka prekur rrobat e saj pa leje. Domi flet dhe për shampot që i kanë mbushur me vinovil dhe thotë që me Mandin nuk i ka shkuar loja pasi ai kishte shampot e tij personale. Lexo me teper »

Loja sjell debate

Posted on March 29th, 2010 in Uncategorized | 21 Komente »


Olta, Domenika, Seldi dhe Tatiana vendosin që t’u bëjnë lojë banorëve të tjerë kështu ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe u ngatërrojnë rrobat duke i marrë nga njëri krevat e duke i futur në krevatin e një personi tjetër. Përveç rrobave Olta dhe Domenika marrin vinovil dhe mbushin shampot me të. Në dhomën e gjumit shkojnë edhe djemtë e tjerë të cilët mërziten me lojën që u kanë bërë. Jetmiri nga mërzitja u thotë të gjithëve “a ka mundësi të mos i fusni duart në krevatin tim”. Eduardi nga ana tjetër thotë se atij dikush i fshehur cigaret dhe kërkon autorin e kësaj loje. Kështu djemtë fillojnë të nxjerrin materialet që nuk janë të tyre dhe të kërkojnë objektet e tyre personale. Kështu banorët duke bërë shaka përpiqen që të zbulojnë autorët e lojës, pasi Seldi dhe Tatiana nuk e pranojnë autorësinë në lojë, por Seldi qesh dhe i thotë se këtë lojë e ka bërë Mandi. Kështu Jetmiri fillon të akuzojë Mandin, por ky i fundit thotë se nuk e ka bërë ai lojën. Mandi ndërkohë mendon se loja mban autorësinë e Kikës pasi i thotë që ai ka bërë një skenar dhe regji shumë të bukur dhe Kika i përgjigjet se aktorët kanë qenë ata. Lexo me teper »

Jetmiri lë “gojë hapur” banorët

Posted on March 29th, 2010 in Uncategorized | 26 Komente »


Jetmiri qëndron gjatë gjithë kohës në heshtje dhe teksa banorët debatojnë me Kikën, ai qëndron totalisht i mënjanuar. Në një moment ata e pyesin përse rri kaq i heshtur dhe Miri u thotë se po mendon për djalin. Banorët e pyesin për cilin djalë dhe Miri u përgjigjet “për djalin tim”. Pas kësaj përgjigjeje banorët ngelen të shtangur dhe Jetmiri teksa i sheh në këtë gjendje, u thotë se reagimi i tyre vjen ngaqë ata nuk e njohin.
Pasi përfundojnë debatet me Kikën, Erioni dhe Jetmiri ulen në një kënd të oborrit dhe bisedojnë për sjelljen e banorëve në shtëpi. Jetmiri thotë se edhe ai si çdo njeri tjetër, ka ato momentet e tij të mërzisë. Aty vjen edhe Mandi i cili fillon ta pyesë Jetmirin për deklaratën që bëri disa minuta më parë në lidhje me eksistencën e një fëmije. Mandi e pyet nëse kjo ishte e vërtetë dhe Jetmiri i thotë se nuk është e vërtetë, por ai është i mërzitur dhe ky është një nga këto momentet e merzitjes së tij për problemet e jetë së tij jashtë shtëpisë. Mandi i thotë se nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk ka asgjë të keqe që ta thotë, por është e drejta e tij nëse do, ose jo të flasë për këtë gjë. Jetmiri thotë se ai e tha kot, por realisht ka disa gjëra për të cilat ai nuk do që të flasë. Mandi i thotë që ai e di vetë se kur do të vendos që të flasë për ketë çështje, por duhet të marrë parasysh që kjo mund të ndikojë në opinionin që ai ka krijuar te publiku. Jetmiri thotë se akoma nuk ka ardhur momenti që të flasë për këto gjëra, por ndoshta do ta bëjë kur të gjejë momentin e përshtatshëm. Më pas ata debatojnë për faktin që Jetmiri rri i veçuar nga banorët e tjerë. Mandi thotë se për të është mungesë edukate që ai të mos pranojë ftesat e banorëve të tjerë në biseda, apo në tavolinën e ngrënies. Jetmiri thotë se ai ka ato momentet e veta kur dëshiron të rrijë vetëm dhe të mendojë për problemet e lëna jashtë shtëpisë. Mandi i thotë se ai është dakort me këtë pjesë, por do të ishte mirë që Miri t’i bënte publike këto probleme në mënyrë që edhe ata të mbajnë qëndrimet e tyre.