Jetmiri dhe Rezarta kanë qëndruar në tavolinën e ngrënies duke biseduar pasi të gjithë kanë mbaruar së ngrëni. Rezi shprehet se kur Jetmirit i është bërë pyetja gjatë spektaklit, nëse Enxhi do të kishte ardhur para Rezit a do të kishte ndodhur gjë mes tyre, ai duhet të ishte shumë i sigurt në përgjigje pasi dhe pse nuk kanë qenë të lidhur dhe Enxhi është munduar t’i afrohet, mes tyre nuk ka lindur asgjë. Jetmiri e mbështet mendimin e saj dhe thotë që ai i ka theksuar gjithmonë Enxhit që e ka patur vetëm shoqe dhe Rezi i ka thënë të mos e lëndojë. Ai shprehet se i ka ndjenjur afër spse mendonte që po vuante, dhe i vinte keq për të. Rezi shprehet se banorët mund të nxjerrin gjithfarë komentesh, por ata të dy i kanë punët jashtë. Jetmiri thotë që ata do t’i japin shpjegime vetëm njëri-tjerit, dhe askujt tjetër.
Biseda e tyre vazhdon në kopësht dhe Jetmiri e pyet Rezartën se si ndihet sot. Ajo përgjigjet që ndihet po njësoj, sepse ia ka shprehur dhe më parë që nuk mund të ndihet nga njëra ditë në tjetrën, ndryshe. Ai kërkon të dijë nëse është grindur me ndonjë banor sot dhe ajo i ka thënë që vëren një ndryshim shumë të madh tek banorët. Rezi shprehet për Domin që gjatë javës që nuk ka qënë në nominim, nuk i ka folur fare dhe nuk është treguar e interesuar për fjalët që thoshte ajo, ndërsa këtë javë i buzëqesh dhe bën sikur e do shumë. Jetmiri thotë që ajo duhet të jetë nën presionin e nominimit dhe tregon që ai i ka folur Klodit pasi ka dashur të bëjë ndonjë shaka me të, ndërsa ai nuk ia ka kthyer fare. Rezarta kthehet përsëri tek Domi dhe thotë që ajo ka dashur të afrohet e të flasë me të, por ajo nuk ka reaguar fare. Jetmiri shton që ai i ka kërkuar që t’i qëndrojë afër Rezit, por ajo paska bërë të kundërtën. Rezi tregon për Klodin që ajo i ka qëndruar afër dhe nuk e ka pritur nga ai që t’i thotë që nuk e di se çfarë po bën me jetën e saj dhe t’a quajë hipokrite. Ajo tregon që e ka pyetur disa herë për jetën në Itali dhe si e kalon, por ai i ka dhënë përgjigje të shkurtra dhe ka dashur vetëm të lavdërojë veten. Ata flasin për grupin tjetër dhe thonë që ata kanë të gjithë të njëjtin mendim po t’i pyesësh, dhe kjo vjen ngaqë njëri mendon dhe të tjerët e kopjojnë. Jetmiri shprehet që ata e kanë menduar më të arsyeshme që të kenë të njëjtin mendim e mos t’i dalin kundër njëri-tjetrit.
Rezi shprehet që ata nuk e kuptojnë idenë e debatit, pasi fakti që ajo mund t’i dalë kundër Mirit në një debat nuk do të thotë që e ka armik. Jetmiri i thotë që ata nuk janë të aftë të bëjën diferencimin e situatave. Ai shton se ata kanë përfituar nga atmosfera e eleminimeve dhe kanë qënë më pak të organizuar në këtë lojë. Ai thotë që di shumë pak elemente për Domin, Adën, Klodin, Oltën dhe për jetën e tyre. Ai tregon që Enxhit i ka prezantuar të gjithë historinë e jetës së tij pasi e konsideronte shoqe, ndërsa ata dhe pse flasin nuk thonë asgjë. Jetmiri shprehet që vetëm ai dhe Rezi janë real në atë shtëpi dhe asnjë tjetër.