Miri dhe Rezarta kanë gjetur një vend ku të qëndrojnë bashkë pa u parë nga të tjerët. Ata janë futur poshtë tavolinës dhe e kanë mbuluar atë me një mbulesë të gjatë që të mos duken fare. Të tjerët e dinë dhe e komentojnë këtë gjë. Gjatë natës, Seldi shkon tek tavolina dhe përgatit dicka për të ngrënë. Ai qëndron aty ndërsa ha. Miri i thotë që të largohet sepse ai po rri aty me Rezin dhe sa për respekt, mund të hante në ndonjë vend tjetër. Seldi i thotë që ta lërë rehat dhe Miri ia kthen se të ishte në ndonjë moment tjetër, do ia kishte thyer brinjët. Të dy djemtë kapen me fjalë, por Rezi ndërhyn dhe ata nuk e zgjasin. Miri, më pas, këtë gjë e diskuton edhe me Rezin dhe ajo i thotë se ai nuk duhej të ishte shprehur ashtu sepse deri të shtunën, Seldi do ia thotë gjithë kohës. Miri shprehet se i doli borxhit sepse i kërkoi disa herë me të lutur që të largohej dhe madje u tha edhe të tjerëve që do rrinte aty me Rezin, ndërsa ai nuk reagoi fare, por rrinte e hante mbi kokën e tyre. Sipas tij, Seldi po e provokonte sepse në të kundërt mund të ishte larguar pasi ai ia kërkoi këtë gjë. “S’të lë njeri të kesh pak intimitet”- shprehet ai. Miri duket shumë i acaruar me Seldin dhe vazhdon për minuta të tëra të flasë për të.