Lidhja e Seldit dhe Domit
Posted on March 13th, 2010 in Uncategorized | 17 Comments »

Seldi bisedon me Klodin për ndjenjat e tij dhe mardhënien me Domenikën. Klodi i thotë Seldit se ai nuk do që ta shohë atë të vuaj për dashurinë ndaj Domenikës. Seldi i thotë se ai është ok, nuk vuan, por thjesht mendon se ndoshta do të vijë një ditë kur Domi do të ketë të njëjta ndjenja për të, por deri atëherë ndoshta gjërat do të jenë ndryshe. Ai thotë se gjërat nuk duhen zvarritur, por Klodi i thotë që nuk duhet të mendojë se në jetë ka vetëm po. Klodi i thotë se Domenikës i pëlqen që të rrijë me Seldin dhe duket që e ka shumë xhan. Seldi i thotë se ajo mund të ketë shumë njerëz xhan brenda shtëpisë, por nuk është kjo ajo që kërkon prej saj. “Unë po mundohem që të qartësoj gjërat me veten time për këtë” thotë Seldi. Klodi i thotë se e rëndësishme është që ai të mos vuajë dhe e këshillon që të shijojë sa më shumë momentet e qëndrimit në shtëpinë e BB. Seldi i thotë se ai nuk vuan sepse arrin ta kontrollojë veten dhe shprehet “unë nuk vuaj kollaj, vetëm për një njeri vuaj unë, për mamanë time”. Seldi thotë se ai ka bërë shumë për Domin dhe gjithmonë ka ecur me ndjenja. Ata diskutojnë për lidhjen që Seldi pati me Domenikën. Klodi i thotë se ndoshta Domenika nuk e ndjen akoma që të krijojë një raport lidhje me Seldin. Seldi e kundërshton duke i thënë se nëse është kështu, atëherë përse Domi e lidhi një raport të tillë me të para disa javëve. Klodi i thotë se ajo nuk ishte lidhje, por thjesht mund të quhet si një fazë njohjeje. Seldi i thotë se nëse ajo ishte fazë njohje dhe nëse Domi i bën njohjet në këtë mënyrë, ajo vajzë nuk bën pjesë në shijet e tij. Seldi thotë se donte që të sqaronte atë çka ndjente me Domenikën sepse donte dhe t’i ndante gjërat me të dhe me veten. “Unë kur i ndaj gjërat i ndaj, por dua që gjërat mund të jenë edhe ndryshe” thotë Seldi. Klodi i thotë se nëse nuk ecin gjërat në dashuri nuk mund të bësh asgjë sepse gjërat nuk mund të bëhen me zor. Seldi thotë se ai këmbngul vetëm për faktin se mes tij dhe Domenikës ka ekzistuar një lidhje dhe nëse nuk do të ishte kështu, ndoshta ai nuk do t’i zgjaste kaq shumë bisedat për këtë temë.
Postime te ngjashme
- Ndjenjat e Seldit dhe Domenikës
- Seldi i mërzitur me Domenikën
- Domenika: Nuk e fal Seldin
- Thashetheme dhe debat
- Domenika debaton me Seldin
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.





17 Përgjigje
kam qef me ju pa gjithmon bashk mka te mirt jen
Fitoren ju uroj te dyve jeni me re miret e Big brother
seldi ti je cun shum ok 1shshshshs
seldi ti je si shpirt ….je 1 djal shum i shkathet….i zgjuarc …shum i dashur….por ajo domi …se di….mduket se po hum simpatine esaj me ket sjellje
je si ylllllll si cokollate e shkrire je SELDI
seldi je cun flori me shum vlera….ai klodi me duket se ta ka me te futme ….se flet keq per ty tek domi bashk me ate olten …se nuk duan qe ti te jesh bashk me domin se nuk u leverdis
seldi ti je cim cum cum cum i mire i mrekullueshem
domi sikur plakme ato veshje pa lidhje
oooooooooooooo ishallla bashkoheeeeeeeeeeeeennnnn te dyyyyyy jeni te pa par ju dua shum seldi domii
asnjani sme pelqni
heyy jenni me te miret me pelqenn shumm qe te jeni bashshkk shkonii shummm siii cift
Kudra ma e madhe shqipetare anembane trojeve shqipetare eshte Domi…
klyshi ma idiot i tokes shqipetare eshte Seldi…
dhe tash a mundeni me paramendu qka mujne me ba ni kuder me ni klysh…
vec ja kisha dhane ni kshille kesaj kudres… ke kujdes mos ofendo shqipetaret nga Kosova…
se kuptoj se ca ka t mir ai seldi me domin seldi ri kot sben asgj sdi as t komunikoj kurse ajo tjetra me idjote ska ku t vej me si duroj dot qe t dy
qe te dy jan shum t lodhur po at domin se duroj dot fare m acaron me gjith at idjotin tjeter q ben si i pafajshem
cop cop te dy
te dy seldi domi jeni kot fare. kesaj domenikes duet me i cu nja 50 kreher qe ta regullon at kok se qe kur ka hy aty asnjeher nuk esht regullu turp per ty se aty te shikon gjith bota.