Për aq sa më është dashur t’i njihja po mundohem të përshkruaj secilin prej tyre:
Hakiu-Kika – Aktor dhe gazetar në jetën e përditshme. E kam pasur shok e mik mjaft të mirë, pavarësisht disa momenteve ku më shumë paraqitej si aktor sesa si gazetar.
Ada – Shumë e heshtur, edhe pse jam përpjekur të bisedoja me të, nuk merrja asnjë reagim konkret, gjë që tregon se nuk përshtateshin jetët tona, jo për të jetuarin jashtë apo brenda Shqipërisë.
Rezarta – Më linin shumë për të dëshiruar pohimet e saj në lidhje me marrëdhënie të ndryshme, përvoja jashtë vendit, sfilatat e modës deri në Nju Jork etj. Më bënin të dyshoja herë pas here për sjelljen e saj të çuditshme. E respektoj kuptohet.
Jetmiri – E kam pasur shumë shok për një periudhë,tani jo më. Shpeshherë në situata të ndryshme që krijonte, nuk më pëlqente. Bën mirë liderin, por ka dështuar shpeshherë. Kujton se jep më të mirën, por harron se po jep vetëm më të keqen e tij.
Valoni – Shumë i ri. Në momente të ndryshme, paraqitet i çuditshëm, duke marrë për bazë çdo pohim ose mohim të tijin. Nuk arrin të mbrojë tezën që ngre për diskutim.
Erjoni- Shok fantastik, djalë i mirë. Më vjen keq që dola nga shtëpia e “Big Brother 3” dhe nuk mundëm të pinim gjakun e njëri-tjetrit si motër e vëlla.
Bertina – Shoqe shumë e lezetshme, por vetëm në situata të tilla. Xheloze, nevrike, pa shumë durim, por me shpirt të mirë.
Eduardi – I dashuruari me shikim të parë, edhe pse kishte pasur shumë përvoja.
Domenika – “Diplomate”.
Seldi – Djalë mamaje herë pas here, me pjekuri dhe sjellje jo konstante.
Enxhi- 007.
Bledari – Në autobus nuk shtyhet jeta.
Olta – Mund të jetë shoqe shumë e mirë, por jo me provokime e thashetheme.
Klodi- Bravo për atë çka është.
Valentina – Partizane e udhëheqjes me intensitet “bamirësie”.
Pamela – “E brishtë”, e “fortë”, me teka.
Gjimi – “Teoria e së tashmes”, harrohet vetëm pas pak minutash.
Renato – “Të tjerët më imitojnë mua”.