Hakiu dhe Seldi janë distancuar në kopësht për të folur dhe Hakiu shprehet se ai nuk mban anën e askujt, por mbështet ata persona që njeh dhe kanë të drejtë. Kika thotë se ai ka arritur të njohë të dy anët e Jetmirit, anën e keqe të tij që shpik, debaton, thur situata, bën intriga, dhe po ashu anën tjetër që është njeri i mirë, shumë i i nformuar, që di të kuptojë gabimin dhe mundohet t’a përmirësojë. Ai shton që çdokush ka të mirat dhe të këqijat e vete, por është një avantazh i madh kur arrin t’i kuptojë këto gabime. Kika shprehet se ndoshta është në natyrën e njeriut që të shikojë më shpejt anët negative se ato pozitive. Pai ka ndjenjur një kohë të gjatë vetëm duke dëgjuar, Seldi flet dhe thotë se ai shikon tek Jetmiri ato gjëra që bën ai realisht dhe jo të këqijat. Kika përgjigjet që nëse Seldi shikon tek ai diçka pozitive, është aftësia e tij të zbulojë dhe ku çalon ose anasjelltas. Kika shton se diçka që e ka penguar atë gjithë jetën është se njerëzit nuk ia kanë thënë gjërat në sy atij, se ku ka gabuar dhe duhet t’a rregullojë apo se çfarë ka bërë mirë. Kika shprehet se jo të gjitha gjërat janë ashtu siç duken, por duhet të futesh më në thellësi për t’i kuptuar vërtet. Ai pranon që ka gabuar dhe rasti i parë ka qënë me Pamelën, por kur e ka kuptuar ka qënë tepër vonë. Po ashtu ai thotë se ka gabuar dhe në sjellje me Rezin dhe i ka kërkuar falje. Kika shprehet se fillimin e ka patur shumë të vështirë në shtëpinë e Big Brpther, pasi ka qënë i prirur të shikojë vetëm anët e mira të secilit. Më pas Seldi thotë se në lidhje me Mirin ai nuk ka asgjë, por Seldi e ka theksuar ku e vetmja pikë ku preket është mamaja e tij dhe Miri ka tentuar t’a provokojë pikërisht me këtë gjë. Kika shprehet se mendon se Jetmiri është duke luajtur një lojë dhe Seldi përgjigjet që ai nuk ka pse të bjerë viktimë e lojës së tij. Kika shprehet se nuk ka njerëz të këqinj, por situata të këqija dhe Miri e ka kuptuar që ka vepruar keq prandaj dhe ka ndryshuar sjellje.