Përballja në grup
Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 15 Comments »

Hakiu kërkon të dijë më shumë për këndvështrimin e Mirit për pyetjet që bëhen në grup. Miri shprehet se kjo gjë nuk i pëlqen sepse kur të gjithë pyesin bashkarisht, të heqin vëmendjen e të bëjnë të dalësh jashtë kontekstit për të cilin po flet e ndoshta edhe të humbësh kontrollin. “Nuk dua të jap më shumë se një përgjigje dhe në pyetjet në grup, bëhesh impulsiv dhe e humbet”- shprehet ai. Sipas tij, kjo lojë është paramenduar prej grupit tjetër pikërisht sepse u realizua në javën kur janë më shumë të nominuar banorët e grupit ku bën pjesë dhe ai. Miri mendon se ata përpiqen që të sulmojnë më të dobtin e në këtë rast ishte Valoni, por njëkohësisht edhe Bertinën duke parë marrëdhëniet jo të mira të saj me ta. Hakiu i thotë se po i lë të kuptojë se ka frikë që të ballafaqohet me ta, por Miri i sqaron se nuk i pëlqen në grup, ndërsa vec e vec i pëlqen që të sqarohet me ta sepse i jep argumenta të drejtpërdrejtë. Hakiu e pyet nëse i intereson kjo ndarje në grupe dhe Miri përgjgijet se i intereson vec për lojrat, por jo për bashkëjetesën. Ai thotë se ka për të sqaruar shumë me Adën dhe Klodin, por ata s’po i japin mundësinë që të jenë vetëm. Miri arsyeton se në këtë javë nominimi, ata nga pasivë bëhen aktivë, vendoset një komunikim mes banorëve, një situatë harmonie mes tyre, por sureale sipas tij, bëjnë një lojë me paramendim ku sulmojnë individët e paramenduar dhe kjo vazhdon për tërë javën, por Hakiu nuk e mendon në këtë mënyrë duke shprehur se nuk mendon se të tjerët do arrijnë deri në këtë pikë. Miri, për pyetjet në grup, merr shembullin e Valonit kur u konfliktua me Bledin dhe që e ndërroi versionin disa herë. Po ashtu thotë edhe për Rezin dhe kur Hakiu e pyet se përse ai nuk e ndihmoi, Miri tregon se Rezarta nuk e lejoi ta bënte këtë gjë. Hakiu i thotë se është dakord që situatat duhen sqaruar individualisht, por ai duhet të tregojë se di të ballafaqohet edhe në grup. Miri ia kthen se këtë gjë do ta bëjë kur ta shohë të arsyeshme, por Kikës nuk i pëlqen kjo përgjigje. Miri i thotë se ata ia kanë thënë shpesh që duan të sqarohen kur të kenë dëshirë dhe se ai po ia kthen me po të njëjtën mënyrë. Ndërsa dalin për të pirë cigare në kopsht, ata kalojnë përpara grupit tjetër. Miri i thotë Kikës se nuk bën mirë që po rri me të sepse të tjerëve u duket sikur po komplotojnë, por Kika ia kthen se ai rri me atë që do të rrijë. Ndërsa Hakiu e dëgjon bisedën e Mirit për mënyrën se si i sheh të gjithë banorët, shprehet se ai po e stimulon hipokrizinë, por Miri mendon të kundërtën duke i thënë se këtë bisedë po e bën vec me të dhe me të tjerët po vazhdon të mbajë raportet që ka patur, po vazhdon me lojën e tij sic e ka nisur dhe nuk po ndikon tek askush. Ai shton se i ka marrë përsipër kostot e sjelljes së vet. Përsa i përketë vazhdimësisë së lojës, Miri shprehet se do donte që trofeu të ishte në anën e tyre, pavarësisht se kush do e merrte.
Postime te ngjashme
- Seldi: “E kam kuptuar lojën e Mirit”
- Miri diskutim me Hakiun
- Banorët theksojnë ndarjen në grupe
- Ndasitë mes Kosovës e Shqipërisë
- Miri i interesuar për mendimin e publikut
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.
15 Përgjigje
Asnjeri nga keta nuk me perlqen sidomos miri qe e kam shum inat vetem me u zi din as ne gje tjeter
miri je njeshi
kika shum megallaman,jetmirit fitore
Bertina je shume e mire ne çdo gje do te fitosh çmimin e madh te duam shume,Lili,Nexh,Mira,Mirjana,Elsa,Lida
Bertina je te best!
me e shpifura aty esh domenika
Mendoj se ndarja ne grupe nuk esht gje e mir sepse nuk po japin asgje per shikuesit perveq thashethemeve nuk ka lojra debate diqka qe te na terhjekin ne per ta ndjekur shpresoj qe ditet ne vazhdim te jen me te mira Kika Valon Bertina Erjon jeni ma tmir vazhdoni puqqq
o ejon je njish o seldi je ropqim fare
erjoni dhe bertina qifti me i bukur i BBit.
Miri nuk ka guxim te luaj ne grup as te debatoj me ta ne grup se esht i mbrapsht sa qe ata nuk po i besojn dhe kan te drejt ,na myti me politike dhe debate e pyetje pa lidhje ska me qa te jep mundohet nga banoret ti laj mekatet dhe gjerat e pista qe ka ber sa ishte Rezi dhe Engji aji nuk shihte askend e tani kerkon shoqeri kjo nuk esht reale aspak ,,,i lutem bigut te vleresoj ket qe ne shkruajme dhe qdo kohe te lire i kushtojm banoreve ne shpin e madhe
uu edhe mu nuk me vjenn fare e mir ndarja ne grup veqq thashetheme debatee uuu maa domi edhe berti eerjoni shum te mirrrrr ne finale me te mirrrr
uu edhe mu nuk me vjenn fare e mir ndarja ne grup veqq thashetheme debatee uuu maa domi edhe berti eerjoni shum te mirrrrr ne finale me te mirrrr