Jetmiri më në fund arrin të sqarohet me Klodin pas disa tentativash të dështuara dhe një kohe të gjatë bisedash. Pasi Jetmiri sqaron veprimet e tij dhe fjalët e drejtuara në adresën e Klodi, akujt mes të dyve tashmë janë thyer. Klodi ka pranuar shpjegimet e Jetmirit dhe i ka bërë të qartë atij se ai do të përpiqet që të jetë paqësor me të dhe gjithë të tjerët, sepse e pëlqen faktin që në shtëpi të mund të ketë më tepër harmoni mes banorëve. Pasi të dy sqarohen, Jetmiri gjen momentin që të flasë edhe për keqkuptimet që ai ka me banorët e tjerë. Ai i thotë Klodit se banorët e kanë paragjykuar Mirin pa ia dhënë mundësinë për të biseduar me të në mënyrë që t’a njihnin nga afër. Ai i thotë Klodit që së shpejti do të sqarohet edhe me Adën e cila ka krijuar gabimisht mendim të keq për të edhe pse nuk e kanë pasur mundësinë që të flasin. Ai flet edhe për Domenikën të njëjtën gjë, pasi ajo e ka quajtur disa herë “maskilist” dhe Miri thotë se ai nuk është i tillë. Klodi i thotë që të përpiqet që të tregohet më i ëmbël me banorët e tjerë, në mënyrë që të shmangi keqkuptimet dhe paragjykimet e tyre. Ndër të tjera Jetmiri thotë se ai edhe nëse nuk arrin që të sqarohet me Adën dhe Domin, përsëri do t’u kërkojë falje vetëm për të treguar se e pëlqen humanizmin dhe realisht dëshiron që të ketë mardhënie të mira me të gjithë. Klodi i thotë se aitij i vjen mirë që dëgjon këto fjalë prej Jetmirit, por i kërkon që një gjë të tillë duhet ta bëjë vetëm nëse e ndjen të nevojshme vetë. Jetmiri i premton Klodit se së shpejti do t’i kërkojë falje edhe Adës edhe Domit dhe do të përpiqet që gjërat mes tyre të sqarohen përfundimisht. Pas këtyre bisedave Jetmiri çohet nga tavolina dhe shkon të bëjë kafe, ndërsa Klodi shkon në dhomën e gjumit.