Dy banoret e reja ngrihen të para prej gjumit. Ato shkojnë në kuzhinë dhe përgatisin kafen, ndërkohë [resin që të ngrihen edhe të tjerët. Ato bisedojnë përgjithësisht për natën e parë në shtëpi dhe përpiqen që të ndihmojnë njera-tjetrën me gjuhën shqipe. Më pas ato shkojnë në dhomën e gjumit dhe Manal mundohet të zgjojë Mirin, por ai nuk ngrihet. Edi ngrihet pas vajzave dhe ankohet për këmbën. Pranë tij qëndron Tatiana dhe të dy fillojnë ta flasin. Tatiana i tregon për jetën e saj se ka lindur në Itali, babai i ka vdekur dhe jeton me nënën dhe njerkun, por herë pas here vjen në Shqipëri, madje më shumë i pëlqen të jetojë këtu. Ajo tregon se ka një motër, por nuk është e lidhur me të si dy motra. Edi e pyet se me cfarë merret dhe Tatiana tregon se punon në një restorant. Ata diskutojnë për krizën ekonomike që ka kapur gjithë vendet dhe sipas këndvështrimit të Tatianës, cdo njeri duhet të përpiqet që ta kalojë dhe nëse i duhen paratë, duhet të bëjë cmos që t’i gjejë ato duke punuar në punë të ndryshme. Kështu ajo ndryshon bisedën dhe thotë se ajo e bën cfarë do lloj pune, nga më të rëndomtat e deri tek më të mirat. Ajo mendon se shqiptarët në Shqipëri kanë turp të bëjnë punë të rëndomta, druhen nga opinioni. “Punë ka sa të duash, por këtu duan vec punë zyre”- shprehet ajo dhe shton se kur emigrojnë, shqiptarët bëjnë cfarë dolloj pune, pa patur më turp.