Domenika diskuton me Oltën për bisedën që pati një natë më parë me Bertinën. Ajo tregon se biseduan shumë por nuk është e sigurt nëse ajo ishte e sinqertë apo po sillej ashtu vetëm nga frika e nominimit. Domi tregon se i kishte thënë se ngaqë ishin vetëm katër vajza, duhej të ishin më të lidhura dhe Bertina i kishte thënë se priste që t’i afroheshin ato. Olta shprehet se asnjë nuk e ka distancuar Bertinën, por vetë ajo është larguar prej tyre. Domi vahzdon të tregojë se i tha asaj se pas dy muajsh qëndrimi sëbashku, kjo ishte hera e parë që flisnin dhe se Bertina i kishte thënë se shpesh ishte djegur nga shoqëria. Domi thotë se dhe ajo ka patur raste të tilla në shoqëri, por jo të gjithë janë njësoj. “Është 25 vjece e nuk i kanë rënë gjithë problemet e jetës”- thotë Domenika, ndërsa Olta pason se edhe atyre nuk u ecën jeta vaj. Domenika tregon gjithashtu se iu krijua përshtypja sikur Bertina ndryshoi taktikë loje me këtë afrim, por uron që të ketë qënë e sinqertë, edhe pse iu krijua përshtypja se nuk ishte e tillë. Ajo thotë se Bertina ishte shprehur se mendonte të ishin shoqe dhe kur Domi e kishte pyetur se pse nuk foli me të si me Adën, ajo ishte përgjigjur se dy persona të njëjtë shpesh shtyhen, largohen. Domi shprehet se Bertina nuk e njeh sepse cdo gjë ia merr për ters. Të dyja vajzat diskutojnë edhe për vendimin e Mirit që shpëtoi Edin dhe jo Hakiun. Domi thotë se nuk e kuptoi këtë veprim kur ai rri me Kikën tërë kohën. Ajo mendon se ai e bëri qëllimisht dhe se Edi tani i ka një borxh Mirit vetëm për këtë gjë. olta thotë se me Edin do t’i sqarojë disa gjëra, ndërsa Domi shprehet se nuk i pëlqen mospozicionimi i tij dhe tregon se Edi ishte shprehur një natë më parë se ishte i lumtur që nuk ishte në nominim. Ajo e komenton këtë gjë duke thënë se e bukura e kësaj loje është nominimi ku kupton se sa vlen e sa të pëlqen publiku e jo të fshihesh e distancohesh. Olta mendon se kjo është taktikë për të ndenjur deri në fund, zgjedhja që bëri Miri për Edin. Në lidhje me Adën, ato thonë se nuk e meritonte që të dilte dhe dikush duhej ta kishte shpëtuar, për ta njohur deri në fund. Ato diskutojnë dhe fjalët e Edit se u zhgënjye nga Ada dhe Olta shprehet se ai nuk ka bërë asgjë për Adën që të priste dicka nga ajo. Ajo shton se vetë Edi nuk po jep asgjë përvec shakave të përsëritura të mëngjesit. Domi shprehet se nuk është e drejtë që në nominim të shkojnë katër persona të fortë dhe Edi i sëmurë, të rrijë në shtëpi. Vajzat i rikthehen taktikës së Mirit dhe Domi tregon se ai filloi të fliste gjatë gjithë javës vec e vec me personat që nuk shkonte për të rregulluar marrëdhënien dhe shton se është kurioze se për cfarë do flasin të dy sot. Domenika mendon se këtë javë do dalë Hakiu, por tregon se edhe Klodin e kishte zënë frika sepse i kishte thënë se të gjithë të rinjtë kanë dalë.