Ndërsa një pjesë e banorëve vazhdojnë të kërcejnë, Jetmiri dhe Bertina debatojnë për frutat. Bertina shkon në kuzhinë dhe merr disa fruta për t’i ngrëne me kos dhe del përsëri jashtë. Jetmiri sapo e sheh i afrohet dhe i thotë “hera e parë dhe e fundit që të shikoj të bësh këtë veprim se po nuk mora 10 kile mollë t’i hedh në kos ta shikosh”. Bertina irritohet nga e shprehura e Mirit dhe i thotë se ai nuk do ta ndalojë atë për të ngrënë. Jetmiri i thotë se frutat janë për të gjithë dhe të mos hajë aq shumë fruta sepse sipas tij nuk është e drejtë, por të mendojë edhe për të tjerët. Kështu me të dyve lind një debat ku Bertina i thotë që ushqimi nuk duhet që t’i përmendet askujt dhe ajo mund të hajë gjithë pjesën e saj të frutave vetëm për një ditë. Jetmiri i thotë se atij nuk i pëlqeu aspak veprimi i saj dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë që tani e tutje. Bertina i thotë “o labi ti i pi cigaret? Edhe unë do ha fruta”. Dhe Jetmiri i thotë se ai përveçse i pi cigaret, do të hajë edhe fruta pasi javën e kaluar nuk arriti të hante dhe e ka lënë veten pas dore.
Në debat përfshihen edhe banorët e tjerë. Mandi thotë se nuk ndalohet njeriu për të ngrënë, ndërsa Seldi thotë se nuk mund të mbajë qëndrim për këtë rast. Jetmiri futet brenda, ndërsa banorët jashtë komentojnë debatin. Bertina thotë se nga njëra anë ajo që thotë Jetmiri është e drejtë, por ajo mund të hajë një ditë disa fruta dhe mund të mos hajë fare për disa ditë rresht. Jetmiri shkon në kuzhinë dhe fillon që të qërojë shumë fruta dhe t’i hajë me kos ashtu siç bëri Bertina.
Pasi Jetmiri e bën të gjithë kosin me fruta, Olta shkon pranë tij dhe debaton me të pasi kosin e kishin porositur për të bërë tavë. Ajo i thotë Mirit që të pyeste një herë të tjerët, pastaj të vepronte ose të hante vetëm pjesën e tij, por Miri i thotë “ça të bëj unë e bëra tashi, më haeshin”. Ndërsa Olta bërtet Jetmiri qesh dhe thotë në drejtim të banorëve se nëse duan ata mund ta nominojnë. Në sallon bisedohet për Jetmirin dhe sjelljen e tij.