Erioni dhe Olta qëndrojnë jashtë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Aty vjen edhe Bertina e cila nis të bisedojë me Erionin duke e injoruar prezencën e Oltës. Duket se Bertina tashmë ka ndryshuar taktikë pasi gjithmonë kur Olta i afrohej Erionit Bertina largohej, ndërsa tani vendos që të afrohet pranë Erionit edhe kur ai është i shoqëruar nga Olta. Ata të dy bisedojnë duke u munduar të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre, ndërsa Olta qëndron aty e heshtur dhe dëgjon me vëmendje fjalët e Bertinës. Bertina dhe Erioni diskutojnë për sjelljen e njëri-tjetrit dhe sqarohen për gjërat e ndodhur gjatë natës së mbrëmsheme, duke biseduar sikur të ishin vetëm. Pas disa minutash aty vjen edhe Jetmiri i cili nis të bisedojë me çiftin. Olta edhe pse vetëm me Erionin flet, nuk largohet, por vashdon të qëndrojë aty duke folur pak vetëm me Erionin. Pas disa minutash të tjera jashtë dalin banorë të tjerë dhe Olta futet brenda. Pas saj çohet edhe Bertina duke i thënë Erionit, “nuk po them që jam e zgjuar, por ca gjëra i kuptoj shumë mirë” dhe largohet pa i thënë se përse ishte mërzitur me të.