Erioni dhe Olta shkojnë në dhomë dhe zgjedhin pikërisht atë vend pasi thonë që vetëm aty nuk mund t’i dëgjojë asnjeri. Olta i kërkon që ai t’i tregojë ndonjë histori nga jeta e tij pasi do të ketë një shok shumë të mirë aty brenda, dhe ekzaktësisht do të që të kishte Erionin shok. Ajo i tregon që babai i saj nuk ka qënë në dijeni të futjes së saj në BB dhe nuk e ka ditur as për audicionin, pasi ai nuk ishte dakort që ajo t’a fillonte atë ekseriencë. Olta shprehet se i ati e ka parë vetëm kur ajo ka hyrë aty dhe ndërkohë Olta përlotet dhe thotë se nuk e di se si i ka pritur ai veprimet e saj. Erioni mundohet t’ia kalojë dhe i thotë që ai nuk ka patur probleme të tilla dhe shprehet se Olta i është dukur më aktive gjatë kohës që ka qëën në nominim, ajo është më e qeshur, më e qetë, aktive dhe jo menefregiste. Olta kërkon të dijë se pse nuk ia ka thënë më parë këtë gjë dhe ai përgjigjet se nuk i ka rënë rasti që të flasin. Olta shprehet se ajo do që miqësinë me Erionin t’a vazhdojë dhe jashtë dhe ai përgjigjet që për këtë gjë është i sigurt. Ai thotë që ka folur dhe me Adën para se ajo të ikte dhe i ka thënë që që i vjen keq që vajzat nuk flasin me të për shkak se ai është i lidhur me Bertinën. Ai shprehet se Bertina është është thjesht një pjesë, dhe vajzat nuk kanë pse të stepen. Olta thotë se ai ka ndryshuar dhe nuk është Erioni që ajo ka njohur kur ka qënë vetëm. Ai përgjigjet që kjo është normale pasi njeriu kur lidhet nuk i bën disa gjëra për të mos e bërë partneren të ndohet keq, dhe në të njëjtën kohë duke sakrifikuar veten. Olta shprehet se ai nuk ka ditur të bëjë ndarjen mes shoqërise dhe të dashurës. Erioni e pranon këtë gjë dhe thotë se ka marrë një rol tjetër brenda shtëpisë dhe nuk do të ndryshojë. Olta tregon përsëri për babain e saj dhe thotë se e ka marrë malli shumë dhe shpreson që ai të mos jetë i mërzitur me të. Olta thotë se është shumë e lidhur me familjen ndërsa Erioni thotë se si natyrë është i ftohtë dhe kur e përkëdhelin shumë, i duket çudi. Ai tregon se si karakter është shumë i qetë, por nuk i duron padrejtësitë.