Bertina dhe Erioni janë në kuzhinë duke u munduar që të hanë diçka. Aty ndodhet edhe Tatiana. Tatiana i thotë Bertinës dhe Erionit se ajo nuk i sheh si të dashuruar mes tyre, por vetëm pëlqimin sheh nga ana e të dyve dhe se uron që të dy të dashurohen me njëri-tjetrin kur të dalin jashtë shtëpisë dhe të mos qëndrojnë thjesht në pëlqim. Bertina i thotë se mes saj dhe Erionit nuk është thjesht pëlqimi, por ka diçka më të fortë se kaq. “Nëse do të ishte pëlqim nuk do të merrja mundimin që të krijoja një lidhje brenda BB” thotë Bertina duke shtuar se gjëja e fundit që mendonte të bënte kur hyri në BB ishte pikërisht kjo, por njenjat që pati bënë që ajo të krijonte këtë raport lidhjeje. Bertina thotë se duke u nisur nga qyteti i vogël nga ajo vjen, mentaliteti e disa kritere të tjera që ajo i ka vënë vetes, nuk do të kishte pranuar që të lidhej me ERtionin nëse do të kishte vetëm ndjenja sipatie ndaj tij. Tatiana e pyet Bertinën nesë historia e saj me Erionin do të vashtojë edhe jashtë BB. Bertina i thotë se ajo mendon shumë që lidhja e tyre të zgjasë sepse nëse do të mendonte që do të ishte vetëm pjesë e spektaklitm, nuk do ta kishte krijuar këtë lidhje. Më pas Tatiana e pyet për fillimin e lidhjes së tyre dhe Bertina i tregon për ditëlindjen e Erionit gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër ku Bertina e shtyrë edhe nga banorët e tjerë, filloi të luante rolin sikur ishte e dashuruar pas Erionit. Aty filluan ndjenjat e të dyve. Në guzhinë vjen Edi i cili ngacmon Erionin se puthja mes të dyve ka ndodhur përpara se ata të kalonin në shtëpinë e re. Erioni qesh the rrefen se me Bertinën janë puthur për herë të parë kur Edi gjatë një prove fitoi gjatë spektaklit të së shtunës disa jorganë dhe njërin prej tyre e ia dha Bertinës. Puthja e parë me tyre ndodhi pikërisht atë natë poshtë jorganit që Bertina mori dhuratë nga Edi. Edi qesh dhe thotë se ishte kënaqësi për të që kishte kontibuar në lidhjen e tyre. Më pas djemtë dalin në jashtë, ndërsa Bertina vazhdon t’i tregojë Tatianës për publikimin e lidhjes së tyre. Tatiana i thotë se lidhja e tyre është një gjë shumë e bukur dhe shpreson që të zgjasë sa më shumë. Bertina i thotë se Tatiana i thotë këto fjalë ngaqë i ka parë që ata grinden dhe debatojnë. Tatiana i thotë se ajo po sheh tek ata një çift ndryshe që nuk janë gjithë kohës vetëm, duke u puthur, ose duke u grindur, por janë gjithandej, me të gjithë dhe aktivë në çdo situatë dhe kjo gjë Tatianës i pëlqen shumë në lojën e tyre në BB. Bertina i thotë se ajo me Erionin e kanë të vështirë lojën sepse duhet që edhe të mos lëndojnë njëri-tjetrin dhe thekson se për të nëse lidhja e tyre do të rezistojë brenda shtëpisë, kjo është një provë e madhe për ndjenjat e tyre.