Edi dhe Seldi ulen jashtë dhe bisedojnë për lojrat që po bëhen në shtëpi duke fshehir autorësinë. Seldi thotë se këto lojra po bëhen të bezdisshme duke u bërë kaq shpesh dhe Edi i thotë se në mometin që ato nuk prekin njeri, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes.
Pas kësaj Edi i kërkon Seldit që të sqarojnë një diskutim të lënë përgjysmë mes tyre. Seldi është shprehur se nuk e njeh Edin dhe ky i fundit i kërkon që të sqarojnë këtë pikë duke i thënë se përse nuk e njeh Edin kur ky i fundit ka diskutuar shpesh me të. Seldi i thotë se ai vërtetë nuk e ka njohur Edin sepse ai është një tip i mbyllur dhe se shpesh nuk mban qëndrime kundrejt debateve që zhvillohen në shtëpi. Seldi i thotë se Edi mundohet që ta mbajë mirë me të gjithë dhe se sipas tij kjo është një strategji. Edi thotë se ai nuk flet sepse e ka në tipin e tij që të mos merret me thashetheme dhe të mos lëndojë një njeri tjetër. Seldi i thotë se nuk do të thotë se merrësh me thashetheme kur dikush i kërkon një mendim, ose opinion për njërin nga banorët. Edi i thotë se edhe Erioni nuk ka “armiq” brenda shtëpisë dhe është nominuar vetëm një herë, por banorët gjykojnë vetëm Edin. Seldi i thotë se ndryshimi midis Erionit dhe Eduardit është fakti se Edi flet shumë pak dhe nuk pozicionohet për të mbajtur qëndrime në debate e diskutime. Seldi i thotë se Edi nuk është aktiv, por vetëm thotë “nuk merrem me thashetheme”, “nuk prononcohem”. Edi e kundërshton duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai ka marrë pjesë në diskutime të shumta. Në debatin e tyre merr pjesë edhe Erioni i cili jep mendimet e veta ku shpeshherë përkrah Seldin. Seldi i thotë Edit se për të Edi është edhe i lëkundshëm, pasi që nga momenti që Miri shpëtoi Edin nga nominimi i dyfishtë përpara se t’a zgjidhte Ada, Edi u shkëput totalisht nga grupi ku bënte pjesë dhe filloi të rrinte gjatë gjithë kohës me Jetmirin i cili ishte pjesë e grupit tjetër. Edi e kundërshton duke i thënë se nuk duhet të harrojnë edhe faktin që me Jetmirin në fillim kishte më tepër afrimitet se me banorët e tjerë dhe për më tepër, banorët e grupit ku ai bënte pjesë u ftohën vetë ndaj tij. Seldi e kundërshton duke i thënë se kishte qënë pikërisht Edi ai që ishtë distancuar. Edi i thotë se ai e ka shpjeguar një herë këtë pjesë dhe hatërmbetjen e tij ndaj grupit. Të dy debatojnë rreth kësaj çështjeje për disa minuta dhe si përfundim secili mron me forcë mendimet e veta.