Hakiu dhe Domenika bisedojnë në dhomën e gjumit dhe mundohen që të sqarojnë njëri-tjetrin. Hakiu i thotë Domit se ai dëshiron të sqarohet me të për të mos pasur gjëra kundër njëri-tjetrit dhe që në ditët në vazhdim të kenë një një komunikim më të mirë mes tyre. Domenika i thotë se ai mund të thotë ç’të dojë, por asaj disa gjëra mund t’i pëlqejnë, disa të tjera jo. Domenika e ilustron këtë fakt duke i thënë Kikës se asaj i ka ngelur merak shprehja e tij se Valentina nuk e ka edukuar siç duhet Domenikën dhe i thotë se ajo mund të lejojë shumë komente që të bëhen mbi të, por këtë gjë nuk ia lejon ta thojë. Ajo thotë se këtë koment nuk ia lejon askujt, pavarsisht se në këtë rast u mundua ta anashkalonte. Kika i thotë se ai duke vënë re që mes tyre gjërat nuk po shkojnë mirë dëshiron që t’i thojë Domenikës ato që mendon për të, në mënyrë që të përmirësojë mardhënien e tyre. Ai thotë se këtë bisedë ai dëshiron që ta bëjë për të qsaruar dyshimet që ka për Domin sepse ndoshta dhe gabon në mendime. Domenika i thotë se edhe fakti që ata po flasin në këto momente, duhet parë si një hap i rëndësishëm dhe pozitiv. Kika i thotë se ai edhe pse ndonjëherë ka menduar që të tërhiqet dhe të mos ua thotë banorëve mendimet që ka për ta, mendon se është më mirë të flasë me ta për të sqaruar disa mendime të tyre që konsitojnë në faktin se ai është duke bërë lojë nëpërmjet një strategjie. Ai i thotë Domit se mendimet e banorëve për të në këtë pikë nuk qëndrojnë pasi ai nuk e ka menduar asnjëherë lojën, aq më tepër një strategji të caktuar dhe thekson se ai është sjellë shumë natyrshëm në situatat që janë krijuar në shtëpi. Më pas ai pyet Domenikën nëse ajo ka pasur një strategji për lojën brenda shtëpisë dhe Domenika i thotë se ajo jo vetëm që nuk ka pasur një strategji, por dhe se nuk i bën dot veprimet apo sjelljet të paramenduara. Domenika thotë se ajo do të donte që të bënte një lojë të paramenduar dhe aq më tepër që të arrinte të ndikonte në mendimet e banorëve të tjerë. Domenika sqaron Kikën për mendimin e këtij të fundit se ajo influencon gjithë grupin, duke i thënë se nëse ndonjë nga banorët e përkrah, e bën këtë ndoshta nga simpatia që ka për të, por kjo nuk do të thotë se ajo që thotë dhe mendon Domenika merret si urdhër, apo është e vërtetë edhe për banorët e tjerë. Domi i thotë Kikës se ajo po ia thotë këto gjëra, por po e lë që ai të mëndojë si të dojë, ashtu siç Kika i thotë Domit se mund të mendojë si të dojë për të. Kika i thotë se ata janë në drejtime të ndryshme dhe kërkon që të diskutojnë hapur për të sqaruar njëri-tjetrin dhe jo për t’i lënë gjërat në dyshime. Domi i thotë që ai mund të sqarohet dhe t’i thotë ato që mendon për të. Kështu Kika fillon të flasë dhe fillimisht sqarohet për çështjen e edukimit duke i thënë se ai e pranon se ka qënë pak i vrazhdë në gjykimin e tij. Më pas ai flet për raportin e saj me Seldin duke i thënë se ai e mendon si një lojë. Domenika i thotë se ai gabon me 1000% në këtë gjykim. Kështu ata diskutojnë për këtë çështe ku Kika mbron mendimin e tij dhe Domi i shpjegon se përse e ka gabim në gjykimet për ndjenjat e saj. Kika i thotë se qëllimi i pyetjeve të tij është që të njohë më shumë se kush është Domenika. Domenika nga ana tjetër i thotë se ai mund ta njohë atë në mënyra të ndryshme dhe jo vetëm nëpërmjet një pyetjeje. Hakiu sqaron Domenikën për zanafillën e mendimeve negative të tij për Valentinën të cilat kanë filluar që nga loja që Seldi dhe Pamela bënë duke u shtirur si një çift në shtëpi dhe e gjithë kjo ndodhi në dijeni të Valenditën e cila e mbështeti këtë lojë,deri te fakti që pas dy javësh Seldi dhe Domenika bënë publike lidhjen e tyre dhe Valentina nuk reagoi për këtë lidhje të vajzës së saj. pasi Domenika sqaron se ndjenjat e saj ndaj Seldit dhe qëndrimin e mama Vales në këtë çështje, Kika i thotë Domenikës se ai i kërkon shumë shumë herë falje për të gjitha ato fjalë dhe gjykime të gabuara që ka bërë ndaj saj dhe më pas shton se shpreson që të shohë më tepër anën e saj si artiste.