Posted on March 27th, 2010 in Uncategorized | 42 Komente »

Domenika sapo mbaron provën shkon dhe shtrihet pranë Klodit në sallon dhe bisedon me të. Klodi thotë se ka frikë nga nominimi dhe Domenika i thotë që të mos mërzitet sepse ajo do të jetë gjithmonë pranë tij. Të dy bëjnë thashetheme për banorët e rinj. Domenika thotë se të rinjtë nuk po japin asgjë si të freskët që janë dhe për Manal thotë se ajo i largohet përherë. Klodi i thotë se një javë është shumë pak për t’i njohur banorët e rinj. Klodi thotë se është mirë që edhe banorit të ri t’i jepet shanci për të dhënë atë që dëshiron sepse edhe banorët e vjetër nuk janë aq shumë aktivë. Ai thotë se këtë javë ka frikë se ndoshta Seldi do të nominohet sepse ka pasur disa zënka me banorët e tjerë përfshirë edhe një debat me Hakiun të cilin e konsideronte si një nga personat më të afërt në shtëpi. Domenika thotë se nëse Seldi do të nominohet nga banorët, ndoshta edhe ajo do të jetë e nominuar. Domenika thotë se banorët ndoshta kërkojnë që ta ajo dhe Seldi të mos jenë më pranë njëri-tjetrit. Më pas ata flasin për alternimin çifteve që “Vëllai i Madh” ka bërë këtë herë për provën e javës. Ata bëjnë thashetheme për banorët e tjerë ku Domenika ndër të tjera thotë se në shtëpi të gjithë janë shumë sipërfaqësorë dhe klodi pohon të njëjtën gjë.
Posted on March 27th, 2010 in Uncategorized | 183 Komente »

Erioni me Oltën janë duke realizuar provën e javës dhe dëgjojnë këngët në sfond. Olta përkthen fjalët e një kënge dhe thotë se jeta është e bukur për ata që dinë t’a shijojnë. Erioni përgjigjet se ai bën pjesë tek ata njerëz që dinë t’a shijojnë jetën dhe momentin por shton se është i martuar dhe nuk mund të bëjë shumë gjëra. Olta i përgjigjet me shaka që t’i lërë këto biseda pasi janë të kota. Ai shton se po të mos kishte këtë status, do të kishte vepruar ndryshë me Oltën. Olta i thotë Erionit të mos flasë kot dhe përmënd gjatë kohës “martesa e famshme e Erionit’. Ai i tregon dorën dhe i thotë që ka dhe unazë dhe ndërkohë Olta i përgjigjet se ai po gabohet pasi i ka treguar dorën tjetër dhe jo atë të unazës së martesës. Më pas Erioni thërret Klodit që t’a ndihmojë me biçikletën pasi është mpirë. Klodi shprehet se ai gjithmonë duhet të kapë këmbët e Erionit dhe ai e ndihmon sa Erioni merr një batanie që të ulet e t’i japë biçikletës me dorë. Lexo me teper »
Posted on March 27th, 2010 in Uncategorized | 46 Komente »

Klodi, Kika, Domi dhe Seldi ndodhen në kuzhinë dhe ata bisedojnë për mënyrat se si mund të organizohet prova e javës gjatë spektaklit. Ata pohojnë se do t’i prishet pamja pasi do të lodhen. Një temë bisede hapet pasi Kika tregon që ai ka mbajtur kapele që kur ka qënë adoleshent dhe Klodi shprehet se ai nuk e ka patur mundësinë t’i ketë këto gjëra dhe Kika i thotë të mos fillojë të tregojë vuajtjet. Domi ndërhyn dhe thotë se Klodit i ka munguar buka dhe mund të ketë fjetur shumë herë i pa ngrënë. Kika shprehet se atij nuk i pëlqen kur njerëzit bëjnë viktimën, duke treguar gjithë vuajtjet e jetës dhë në këtë rast i drejtohet Klodit. Ky i fundit i përgjigjet se të tjerët nuk kanë mundësi tjetër për t’a njohur dhe Kika po të dojë, le t’a dëgjojë. Lexo me teper »
Jeni duke e ndjekur edicionin e tretë të “Big BrotherAlbania”?
1. Po, e ndjek. Më pëlqen t’i shikoj, por për të qenë esinqertë nuk është se jam shikuese e rregullt e tij, sepse kamedhe angazhime të tjera, që nuk më krijojnë komoditetinpër ta ndjekur me fanatizëm këtë spektakël të mrekullueshëm.Megjithatë, sa herë që kam kohë të lirë, mundohemt’i ndjek banorët që janë protagonistë të këtij edicioni.
Sipas mendimit tuaj, çfarë të reje ka sjellë ky edicion në raport me dy të tjerët?
2. Të reja? Fakti që në edicionin e këtij viti është pranuarnjë person që ka prirje homoseksuale, është risi përshoqërinë shqiptare. Kjo është një nga gjërat që më kapëlqyer më shumë në BB3. Mjaft më duke i diskriminuarkëta persona dhe duke i detyruar ata të fshihen vetëm përshkak të një preference seksuale. Për homoseksualët flitetkudo, në çdo tavolinë apo grup shoqëror, kështu që duhettë mësohemi me idenë se edhe ata janë njësoj si ne dhe sekanë të drejtë për ta jetuar jetën sipas dëshirës së tyre, pandjerë peshën e diskriminimit apo përbuzjes, siç ndodhrëndom në shoqërinë tonë. Guximi i Klodit është për t’uadmiruar, sepse nuk duhet të harrojmë që si ai ka edheshumë të tjerë.
Si është të jesh spektator i një “reality show”, ku edhe ju keni qenë protagonist?
3. Emocionuese… Ndonjëherë më duket sikur jam edhevetë pjesë e asaj loje. Është eksperiencë shumë interesante,sidomos për ne që kishim shansin të ishim pjesë e njëritprej edicioneve të “Big Brother” dhe e dimë se si funksiononloja brenda shtëpisë dhe se cili është çelësi i suksesit për tëqenë i preferuar. Ndonjëherë më vjen keq për disa banorëqë po konsumohen duke marrë përsipër të bëjnë rolin edikujt tjetër dhe vetvetiu ata që përpiqen të jenë liderë, nëfund të lojës do eliminojnë njëri-tjetrin. Lexo me teper »
Posted on March 25th, 2010 in Uncategorized | 105 Komente »
Rreth orës 23 të mbrëmjes ditën e martë, në shtëpinë e Big Brother ka shpërthyer një debat i ashpër, i lidhur sërish me homoseksualitetin e Klodit.
Debati është paraprirë nga një grindje mes Klodit dhe vlonjatit Miri, madje ky i fundit e ka goditur Klodin. Banorët e tjerë kanë rrethuar Mirin dhe e kanë pyetur atë mëse njëherë: Pse arriti puna deri këtu?
Miri u shpreh: “Unë e kam marrë mënjanë Klodin dhe i kam thënë: Të lutem shumë, mos me provoko, sepse po ve re që më provokon. Nuk më ka dhënë asnjë përgjigje për këtë. Prita të më thoshte që nuk është e vërtetë, por kjo nuk ndodhi.. Më ka futur duart nga poshtë dhe më ka provokuar aq shumë, sa mu desh ta qëlloja..”
Rrëfimi i Mirit është pritur në mënyra të ndryshme. Një nga të rinjtë e futur këtë javë i ka hedhur benzinë zjarrit duke i thënë Mirit: “Ti vetë u ule në krevatin e Klodit…”. Përgjigja e Mirit ishte: “U ula normal, por ai me futi duart..”
Disa nga banorët kanë mbajtur anën e Mirit. Sipas tyre, Klodi e përdor homoseksualitetin e tij sa herë është në nominim dhe po viktimizohet për të fituar pikë.
Klodi nuk ishte i pranishëm gjatë këtij debati mes Mirit dhe të tjerëve në shtëpinë e BB3. Ai qau kur e qëlluan dhe më pas qëndroi veçmas.
Posted on March 25th, 2010 in Uncategorized | 6 Komente »

Tatiana është ulur në sallon me Erionin, Bertinën dhe Manal dhe fillon të tregojë për motrën e saj. Ajo tregon se babai i saj ka vdekur kur ajo ishte dy vjeç në një aksident gjatë punës. Tatiana fillon të tregojë historinë e motrës së saj nga ana e babait i cili kishtë pasur një vajzëpërpara se të martohej me nënën e Tatianës. Ajo thotë se motra e saj është 14 vjetë me e madhe se Tatiana dhe janë njohur bashkë shumë kohë më vonë. Pasi i kishin thënë se ajo kishte një motër, Tatiana kishte pritur që motra ta kërkonte, por pasi kaloi 20 vjeç Tatiana thotë se filloi të kërkonte motrën e shtyrë edhe nga nëna e saj Tatiana tregon se fillimisht e motra e saj e kishte refuzuar takimin me të duke ia mbyllur telefonin me pretekstin se kishte ngatërruar numër. Pas ndërhyrjes së një kushurire të saj Tatiana e telefonoi përsëri motrën e cila këtë herë e pranoi. E motra i kërkoi që të flisnin në telefon, por refuzoi përësri takimin me të sepse ishte shtatzënë dhe nuk donte që të kishte emocione të forta. Tataina thotë se ajo e telefononte shpesh motrën edhe pas lindjes së fëmijës për gati një vit. Pasi një viti matra i kishte kërkuar që të takoheshin. Pas kësaj ajo ka shkuar ta takojë motrën e saj dhe ka marrë pjesë në festa familjare të saj, në pagëzimin e nipit. Tatiana thotë se edhe pse e do shumë nipin e saj nuk arrin të takohet shpesh me të sepse motra e saj është në punë. Ajo thotë se edhe pse takohet tashmë me motrën, nuk ka shumë afrimitet me të. Më pas Tatiana tregon për njohjen e saj me Landin, ish të dashurin nga Laçi dhe ardhjen e saj në Shqipëri për të takuar atë.
Posted on March 25th, 2010 in Uncategorized | 152 Komente »

Bertina dhe Erioni janë në kuzhinë duke u munduar që të hanë diçka. Aty ndodhet edhe Tatiana. Tatiana i thotë Bertinës dhe Erionit se ajo nuk i sheh si të dashuruar mes tyre, por vetëm pëlqimin sheh nga ana e të dyve dhe se uron që të dy të dashurohen me njëri-tjetrin kur të dalin jashtë shtëpisë dhe të mos qëndrojnë thjesht në pëlqim. Bertina i thotë se mes saj dhe Erionit nuk është thjesht pëlqimi, por ka diçka më të fortë se kaq. “Nëse do të ishte pëlqim nuk do të merrja mundimin që të krijoja një lidhje brenda BB” thotë Bertina duke shtuar se gjëja e fundit që mendonte të bënte kur hyri në BB ishte pikërisht kjo, por njenjat që pati bënë që ajo të krijonte këtë raport lidhjeje. Bertina thotë se duke u nisur nga qyteti i vogël nga ajo vjen, mentaliteti e disa kritere të tjera që ajo i ka vënë vetes, nuk do të kishte pranuar që të lidhej me ERtionin nëse do të kishte vetëm ndjenja sipatie ndaj tij. Tatiana e pyet Bertinën nesë historia e saj me Erionin do të vashtojë edhe jashtë BB. Lexo me teper »
Posted on March 25th, 2010 in Uncategorized | 56 Komente »

Bertina dhe Erioni vazhdojnë bisedën e lënë përgjysmë pak kohë më parë. Bertina i thotë Erionit se i vjen inat që ai është sjellë në një mënyrë sot, krejt ndryshe nga ajo se cfarë kishin lënë me njeri-tjetrin një natë më parë ku sipas saj, ai është sjellë me mendjemadhësi, me njësjellje të papëlqyeshme. Ajo thotë se një natë më parë vëndosën që të përpiqeshin ta kuptonin njeri-tjetrin dhe shprehet se edhe pse nuk kuptohen, ata nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin. Erioni mendon se ata nuk kuptohen sepse të dy menojnë se vetë e kanë mirë, ndërsa tjetri gabim. Bertina i thotë se nëse ai nuk do t’i bënte disa gjëra të vogla, ata do ishin më mirë, por Erioni ia kthen se nëse ajo do t’i toleronte këto gjërat e vogla, do ishin më mirë. Ajo i kërkon që për lidhjen ai duhet të bëjë disa gjëra, si përshembull ta respektojë atë, por sipas Erionit, ajo nuk po arrin ta kuptojë se ai po e bën këtë gjë. bertina mendon se po humbasin me këtë sjellje që vetëm zihen e sqarohen, duke harruar kështu lojën. Ata flasin edhe për provokimet dhe Bertina shprehet se me anë të tyre, ajo shikon reagimin e tij dhe e njeh se kush është ai. Ajo shton se përvec provokimeve të saja, ai bie pre edhe e provokimeve të të tjerëve. Ajo tregon se gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë e mërzitur e del në sy të të tjerëve si budallaqe për shakak të sjelljeve të tij. Ai e pyet nëse edhe ajo ka faj, por Bertina mendon se edhe nëse ka, janë pasoja të sjelljes së tij, që ai nuk e kupton gjendjen e saj. Erioni është dakord me të kur ajo thotë se kanë harruar lojën dhe shton se ajo përvec lidhjes me të, nuk do mbajë mend gjë tjetër nga BB. Bertina e pyet se përse nuk i mendoi që në fillim këto gjëra, para se të lidheshin, por Erioni përgjigjet se tani erdhën këto situata, ndërsa Bertinës nuk i vjen mirë nga këto fjalë. Ajo i kërkon që ta lënë fare këtë lidhje e të sillen sikur nuk ka ekzistuar, ashtu si të tjerët. Erioni nuk do që të ndodhë kjo gjë dhe i thotë që të përpiqen të mirkuptohen, por sipas Bertinës, veprimet e tij vazhdojnë të jenë po njësoj. Bertina shprehet se të dy kanë faj dhe se gjërat i mendojnë ndryshe. Ajo thotë se shpesh i ka kapërcyer shumë situata ose ka bërë një vesh të shurdhët, por i takon edhe atij që të mos bëjë veprime ofenduese për të. Bertina i thotë se me pak diplomaci e takt edhe ai mund t’i shmanget provokimeve, por Erioni mendon se nuk ka rënë pre e tyre.
Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 79 Komente »
Bertina dhe Hakiu kanë qëndruarnë dhomën e gatimit.Bertina e ka pyetur Hakiunse çfarë e bën atë të dyshojë përveprimet dhe sjelljet e saj. Kika iështë përgjigjur që ai nuk e njehmirë Bertinën dhe kjo mund të jetëedhe dobësi e tij. Ajo kërkon të dijënga ai nëse nuk është i kënaqur mesjelljet e saj karshi Kikës dhe ai përgjigjetqë ai ka një raport të veçantëme Bertinën, ndryshe me atë që kame banorët e tjerë. Ai shprehet seajo ka ndenjur shumë e distancuardhe e qetë, dhe sipas mendimit tëtij duhet të jetë më aktive, pasi kjoështë ajo që u mungon në shtëpi.Bertina shprehet se nuk mendonqë për të qenë aktive duhet tëngrejë zërin në një situatë, dhepse nuk e ndien të nevojshme dhenuk ka arsye. Kika shton se ajo nukështë shfaqur plotësisht. Bertinathotë se kur kanë qenë te shtëpiae vjetër, ishte më spontane dheme më shumë krijimtari, ndërsasituata në shtëpinë e re nuk e motivonqë të shfaqë më shumë ngakarakteri i saj. Po ashtu ajo shtonse të gjithë kanë rënë pre e situatës,pasi dhe Kika ka më shumëpër të dhënë dhe nuk po e bën.Bertina tregon se ajo dhe Erionindodhen në mes dy zjarreve, nëatë të lojës dhe të lidhjes së tyre.Ajo shprehet se nuk është e njëjtëtë luash si një person i vetëm dhekur ke dikë tjetër brenda, pasi tëduhet të mendosh me mendjene dy personave. Ajo shton se kamerak edhe mendimin e familjes,se si mund ta kenë konceptuarlidhjen e saj me Erionin, por thotëgjithashtu se gjithmonë ka qenëshpirt i lirë dhe nuk i intereson seçfarë mendojnë të tjerët, madjepër këtë gjë ka pasur edhe debatme familjen.
Burimi: Suplementi Big Brother
Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 92 Komente »
Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n” që po transmetohet në “Top Channel”. Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguar që ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rreth të kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë. Dhe historinë e saj të fundit të dashurisë që ka zgjatur dy vjet, ajo e ka përmendur shumë pak, duke mos lënë aspak të kuptohet nëse ishte një histori e bukur ose jo. Ndaj ka ngjallur interes fakti se sa e rëndësishme ka qenë për të kjo histori dashurie, dhe cila ishte arsyeja pse vajza 25 vjeçare i dha fund vetëm një muaj para se të hynte në këtë garë “reallity show”?! Bertina kishte aplikuar në mënyrë të fshehtë për të marrë pjesë në “Big Brother 3”, ndërsa e kishte ende të freskët shkëputjen pas dy vjet lidhjeje me Kushtrim Junikun, djalin 27 vjeçar nga Gjakova (Kosovë). Ndoshta pjesëmarrja në BB3 ka qenë një arsye që Bertina t’i largohej realitetit për të nisur në jetë të re me më shumë emocion, si për të harruar historinë e saj të dashurisë, që kishte nisur po ashtu me shumë pasion. Por ajo i kishte dhënë fund kësaj historie dhe bashkëjetese që zgjati dy vjet me Kushtrimin, djalin me profesion dizajner, shumë simpatik dhe i njohur në Tiranë si profesionist në fushën e tij. Bertina dhe Kushtrimi ishin njohur në mjediset e televizionit muzikor BBF, ku Kushtrimi punonte si dizajner ndërsa Bertina ishte e punësuar si vajzë promocioni pranë kësaj kompanie. Sipas rrëfimeve të miqve të tyre, ata kanë qenë një çift shumë i lidhur me njëri-tjetrin, që kalonin mjaft kohë bashkë dhe frekuentonin ambientet e argëtimit gjithnjë të dy. Madje njohja e tyre ishte thelluar dhe më tej, pasi Bertina e cila në atë kohë jetonte në konvikt vendosi të bashkëjetonte në shtëpinë e të dashurit të saj në Tiranë. Po ashtu Kushtrimi ishte prezantuar me të ëmën e Bertinës, ndërsa Bertina kishte kaluar pushime në Kosovë pranë familjes së Kushtrimit duke jetuar si dy të fejuar. Po pse lidhja e tyre mori fund?! Sipas rrëfimeve të miqve të tyre ka qenë një lidhje që nuk ka përfunduar mirë e në mënyrë shumë të paqtë. Arsyeja ishte pasi Bertina kërkonte nga ish-i dashuri i saj më shumë liri dhe nuk e duronte kontrollin prej tij. Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kushtrimin për t’i marrë një prononcim për lidhjen e tij, por ai nuk pranoi të jepte asnjë detaj duke e konsideruar këtë lidhje një kapitull të mbyllur të jetës së tij. Gjithsesi nga miq të tyre të përbashkët thuhet se edhe pse lidhja ishte bërë shumë e njohur dhe ishte thelluar mjaft, në fakt Bertina që njihet për tip i vështirë kërkonte të bënte një jetë të pavarur, dhe pa u kontrolluar nga askush. Kjo shpjegohet edhe me pasionin e saj të fshehtë për t’u bërë pjesë e televizionit, duke gjetur mundësinë që t’u afrohej gjithnjë e më shumë djemve të njohur të ekranit për t’u përfshirë në të tjera rrethe miqësore. Pikërisht njëri prej tyre ka qenë dhe Erioni, së fundi spiker lajmesh dhe drejtues i emisionit “Kioska” në televizionin “Ora news”, me të cilin njihej para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”. Thuhet se njohja e Erionit me Bertinën kishte ndodhur pasi ishte gjendur rastësisht në një tavolinë me miq të përbashkët.
Bertina, tip i mbyllur dhe E egër me meshkujt
Pas ndarjes nga i dashuri, Bertina para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, jetonte në një apartament me qira me disa shoqe. Nuk dihet se sa shumë e lidhur është me to pasi asnjëra prej tyre nuk shkon në studion e “Top Channel” për ta mbështetur të shtunave të spektaklit. Por sipas disa të njohurve të saj, Bertina konsiderohet një vajzë shumë pak mëndjemadhe, tip i mistershëm, që nuk e jep veten lehtë dhe për më tepër shumë e egër dhe e vështirë me meshkujt. Në biseda tavolinash ajo mbahet për tipi që do të dominojë tavolinën dhe nuk ngurron të tregohet edhe arrogante. Në fakt ndoshta kjo për faktin se jashtë shtëpisë ka qenë një vajzë e pëlqyer për shkak të pamjes së saj, pamje që e ka arritur vetëm pas fillimit të studimeve në Tiranë, në degën e Inxhinierisë së Mjedisit. Më parë Bertina njihej si një vajzë e zakonshme, e njohur për stilin e saj tejet sportiv dhe flokët e shkurtra. Bertina nuk bën lehtë shoqe dhe pothuaj nuk ia rrëfen askujt sekretet e jetës së saj.
Familjarët nuk ishin dakord që të hynte në BB
Por në këtë garë, Bertina duket se nuk e ka me vete edhe familjen e saj, pikërisht dy motrat Floridën e Danielën, dhe vëllain Elion të cilët nuk kanë qenë aspak dakord që Bertina të hynte në një garë të tillë “reallity show”. Dy motrat e saj dhe vëllai, të tre më të mëdhenj në moshë se Bertina nuk kanë denjuar të jenë të pranishëm në studion e “Big Brother” për ta përkrahur motrën e tyre. Nga Delvina për Bertinën ka udhëtuar disa herë vetëm nëna e saj, e cila e ka pranuar këtë vendim të vajzës së saj të vogël. Bertina, e cila ka humbur babain që kur ishte 9 vjeç, e mori krejtësisht e vetme vendimin për të hyrë në këtë “reality show”, iniciativë që e mbajti të fshehtë deri në momentin e fundit të fillimit të spektaklit. Nuk dihet se si do të jenë marrëdhëniet e saj me dy motrat që jetojnë në Greqi, dhe vëllain në Delvinë pasi ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother”.
Burimi: Panorama Plus