Archive for April, 2010

Olta e BB: Me Bertinën do takohem në Gjykatë

Posted on April 30th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 462 Komente »

Konkurrentja e “Big Brother” që ka vendosur një pikëpyetje të madhe mes dashurisë së një çifti që lindi në atë shtëpi është Olta Sheta. Vajza brune që u përfol aq shumë se po shkatërronte lidhjen mes çiftit Erioni-Bertina është shumë e qetë dhe pranon që nuk i ka shkuar ndonjëherë ndërmend Erioni si mashkull, por thjesht si shok. Ndërsa për akuzat e Bertinës për se Olta ka puthur në buzë Erionin ajo premton se vendi ku do të shihet me të është gjykata. Ajo ka ndërmend të hedhë në gjyq vajzën nga Delvina me akuzën e shpifjes. Në një intervistë për “Sh2-in”, Olta tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë, duke e quajtur si një aventurë të bukur dhe që i ka shërbyer për të njohur mjaft karaktere. Ndërsa, për sa i përket lidhjeve që janë krijuar brenda mureve të asaj shtëpie, ajo i quan krejt false dhe joreale, duke theksuar se janë vetëm lojë. Mikja e saj brenda dhe jashtë shtëpisë është Ada, më të cilën ishte e shoqëruar edhe në momentin që e takuam. Tani Olta është e angazhuar me shkollë, dhe provimet që i ka lënë përgjysmë dhe nga ana tjetër pret të fillojë punë, pasi hyrjen e saj në “BB” e ka parë edhe si mundësi për të gjetur një punë të mirë.
Si po ndihesh tani që ke dalë nga “Big Brother”?
Shumë mirë po ndihem. Brenda kam bërë shumë qejf, jam kënaqur, kam luajtur sipas mënyrës sime, tani jashtë shijoj daljen.
E more atë që prisje?
Reagimi i njerëzve që më kanë ndaluar në rrugë më ka pëlqyer dhe ata nuk e prisnin daljen time, ashtu siç edhe unë nuk e prisja fare, unë u shokova kur dëgjova emrin tim. Megjithatë, ajo është lojë dhe në mos një ditë një tjetër do të dilja.
Pse hyre në “BB”, me çfarë synimi?
Unë i kisha ndjekur dhe edicionet e mëparshme dhe me pëlqente, doja ta provoja një herë vetë si eksperiencë se çfarë do të thotë të rrish mbyllur dhe të monitorohesh nga kamerat 24 orë, kjo ishte gjëja që më shtyu. Doja ta provoja se si funksiononin gjërat brenda. Më shumë isha kurioze nga vëzhgimi. Normal që mendova për një mundësi pune më të mirë, ishte dhe ky një nga qëllimet. Lexo me teper »

Big Brother Albania 3 – Dita 96

Posted on April 30th, 2010 in Ditet | 13 Komente »

Banorët shijojnë rrezet e diellit dhe pishinën

Posted on April 30th, 2010 in Banoret | 87 Komente »

Erioni, Mandi, Kika, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke marrë rreze dielli e duke biseduar. Ata komentojnë pothuaj çdo këngë që dëgjojnë në sfond dhe e shoqërojnë duke kënduar. Jona u tregon djemve se ka ditëlindjen më datë katërmbëdhjetë maj dhe Mandi shprehet se do të ishte bukur sikur t’a festonin të gjithë bashkë. Por ai shton se duke qenë se jo të gjithë banorët do të mbeten deri në finale, ajo mund t’a festojë dy ditë më pas, atëherë që të jenë të gjithë jashtë. Jona përgjigjet se ajo do t’a festojë në ditën që e ka, e më pas nën shoqërinë e të gjithë banorëve mund të organizojnë ndonjë festë tjetër.
Më tej, Mandi është i pari që hidhet në pishinë për sot dhe Erioni do të hedhë Jonën me patjetër në pishinë. Ajo i thotë se do të hidhet me vullnet të lirë e nuk është e nevojshme që t’a shtyjë ai. Jona dhe Erioni bëhen gati për t’u hedhur të dy në të njëjtën kohë në pishinë, por Jona hidhet ndërsa Erioni, jo. Lexo me teper »

Tregojnë eksperiencat në punë

Posted on April 30th, 2010 in Uncategorized | 9 Komente »

Klodi dhe Mandi qëndrojnë në kopësht dhe Mandi kujton se nesër është dita e punëtorëve. Ai i thotë Klodit se nesër ai duhet të protestojë e të bëjë ndonjë pankartë ku të kërkojë të drejtat e tij si punëtor, kushte më të mira pune dhe pagesë më të lartë. Mandi shton se dita e nesërme është për t’iu kundërvënë punëdhënësve, siç është dhe ai, ndërsa punëtorët, dhe klasifikon Klodin këtu, do të ngrihen për të drejtat e tyre. Klodi shprehet me shaka se ata janë lodhur me premtimet e kota të eprorëve të tyre. Më pas Mandi pyet Klodin se ç’punë ka bërë kur ka shkuar për herë të parë në Itali dhe ai përgjigjet se ka punuar pjatalarës. Klodi i tregon për kushtet jo fort të mira të punës dhe për shfrytëzimin e punojnësve nga ana e punëdhënësve. Mandi i tregon se në biznesin e tij nuk ekzistojnë keqtrajtimet, madje ai i mban shumë afër punonjësit e tij.

Debat, Erionit nuk i intereson prania e Jonës

Posted on April 28th, 2010 in Uncategorized | 266 Komente »

Banorët janë duke ngrënë drekë, por gjatë drekës lind një debat, pasi Klodi hedh fjalë ngacmuese në drejtim të Erionit e Jetmirit. Klodi pyet Jetmiri se çfarë do të thotë prezenca e Jonës për të në shtëpi dhe ai përgjigjet se është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, ndërsa Erioni shprehet se prezenca e Jonës për të, nuk do të thotë asgjë, si të jetë e si të mos jetë. Jona përgjigjet se këto fjalë janë injoruese, por Erioni shprehet se nuk e mendon kështu. Jona thotë se ajo nuk pretendon që t’a duan të gjithë, por i bën përshtypje se nga buron gjithë ky mllef e urrejtje ndaj saj. Erioni shton se ka disa banorë që si të jenë e si të mos jenë, për të është e njëjta gjë dhe për Jonën nuk ka ndonjë simpati të veçantë. Mandi ndërhyn dhe i thotë Erionit se të gjithë banorët duhen respektuar dhe Erioni përgjigjet se ai nuk po tregon mosrespekt ndaj Jonës, por ajo kundërshton dhe shprehet se ai këtë po bën pasi kjo do të thotë se ajo është veç një hije për Erionin në shtëpi. Lexo me teper »

Domi tregon për propozimin e Seldit

Posted on April 28th, 2010 in Uncategorized | 127 Komente »

Domi dhe Jona qënrojnë tek varka në pishinë dhe Domi i tregon Jonës për propozimin që i ka bërë Seldi për fejesë. Ajo shprehet se ai e kishte thënë dhe njëherë tjetër, por ajo e kishte anashkaluar ndërsa këtë radhë ai ka këmbëngulur dhe priste një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ajo. Domi shprehet se ajo i ka kërkuar kohë që të mendohet pasi është shumë shpejt. Në mendimet e saj ka qenë që fejesa të vinte rreth moshës tridhjetë vjeçare e tani i duket shpejt. Jona thotë se është e të njëjtit mendim, që është ende herët për të vendosur pasi kur të dalin nga shtëpia e BB, do të jetë totalisht tjetër raport e do të përballen me të tjera gjëra. Domi shprehet se Seldi e ka pyetur dhe sot në e ka menduar këtë gjë pasi i ka lënë afat dhe një ditë. Më pas pranë tyre afrohet Seldi me Kikën dhe i bëjnë xhiro duke i shtyrë varkën në pishinë.

Jetmiri: “Tre çmime negative”

Posted on April 28th, 2010 in Uncategorized | 93 Komente »

Jetmiri dhe Kika bisedojnë për “çmimet” që kanë marrë dje gjatë lojës dhe Jetmiri shprehet se banorët mezi kanë pritur që t’i japin çmimet të më këqija. Ai është vlerësuar si i shëmtuar, i djallëzuar dhe racional. Jetmiri shprehet se banorët nuk e dinë se çfarë është “racional” dhe ia kanë dhënë duke menduar se është vlerësim i keq. Në anën tjetër, Jetmiri ka dalë i fundit në klasifikimin e të qënit i paedukatë dhe jo i sinqertë. Jetmiri dhe Kika pohojnë se e kanë pëlqyer shumë lojën e Jetmiti shton se banorët nuk kanë shprehur mendimet e tyre reale, por përsërisnin atë që thoshte personi përpara. Kika shprehet se Jetmiri ia ka bërë të keqen vetes në të qënit racional dhe ai përgjigjet se ka dashur vetë të veprojë kështu. Ata kujtojnë dhe njëherë vlerësimet e dhëna gjatë lojës dhe thonë që Erioni ka marrë vendim e parë si mashkuli më joshës dhe po ashtu dhe shumë vende të tjera të para. Ndërsa më kreativja ishte Domi.

Domi dhe Seldi thashetheme

Posted on April 28th, 2010 in Uncategorized | 64 Komente »

Seldi dhe Domi qëndrojnë në një pjesë të kopështit, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve e bëjnë thashetheme për Kikën, Erionin e Jetmirin. Domi shprehet se Jetmiri dhe Erioni i kanë folur shumë rëndë Kikës e ai nuk reagonte, por i pranonte të gjitha. Seldi përgjigjet se Domi nuk duhet të mendojë se Kikës mund t’ia hedhin dy djemtë pasi ai është shumë i zgjuar, përtej sjelljes që bën. Më pas Domi shprehet se asaj i vjen keq për Jonën e Seldi i përgjigjet se kjo është loja e asaj nuk ka pse t’i vijë keq. Domi shton se Jona nuk i meriton sjelljet e pahijshme të Erionit e Jetmirit, pasi jo vetëm për Jonën por kundrejt ç’do femre duhet patur respekt. Ajo shprehet që dhe pse Jona është e madhe, ajo dhe Seldi nuk duhet t’i lejojnë këto gjëra të ndodhi. Seldi përgjigjet se ai nuk ka ndërmend të ndërhyjë për Jonën, pasi kur nuk po kundërpërgjigjet për veten e tij, nuk ka pse t’a bëjë për Jonën dhe Domi e mbështet këtë mendim më pas. Lexo me teper »

Big Brother Albania 3 – Dita 94 pjesa 2

Posted on April 28th, 2010 in Ditet | 31 Komente »

Big Brother Albania 3 – Dita 94 pjesa 1

Posted on April 28th, 2010 in Ditet | 4 Komente »