Domenika vazhdon të qëndrojë e mërzitur. Pranë saj shkon Olta dhe due u interesuar se cfarë ka, Domenika pranon që t’i rrëfejë se dyshonte se mund të kishte mbetur shtatzënë dhe ky dyshim u konfirmua pas një testi që i doli pozitiv. Ajo flet për shqetësimin e saj dhe mënyrën se si e priti Seldi, njësoj si ajo. Domi tregon se Seldi kishte shprehur dëshirën dhe kishte insistuar që ta mbanin fëmijën duke arsyetuar se fëmija duhet të rritet me të dy prindërit, jo si ata në mungesë të babait. Ajo tregon se edhe banorët e tjerë ishin interesuar për gjendjen e saj, por Olta e këshillon që të mos i thotë njeriu mbi këtë ndodhi dhe Domenika pohon, ndërsa Olta mendon se nëse të tjerët e marrin vesh, mund ta përdorin kundër saj. Domenika tregon se Seldi kishte menduar që ta lini fare këtë lojë e të dilnin nga Big Brother dhe këtë gjë po e mendon edhe ajo. Domenika ia tregon testin edhe Klodit duke shprehur shqetësimin e saj. ai e këshillon që ta mbajë fëmijën. Më pas, Domenika rri vetëm me Seldin dhe të dy vazhdojnë të flasin për fëmijën dhe se si po e përjetojnë këtë moment të vecantë.