Hakiu dhe Mandi, gjatë fillimit të javës janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Për ta shfaqet një klip me momente nga debati, fillimi si rezultat i një loje dhe ecuria e tij. Gjatë debatit, ata kanë ofenduar në mënyrë të nëpasnjëshme njeri-tjetrin, duke e rënduar situatën mes tyre. Në përfundim të klipit, Hakiu shprehet se ishte një keqkuptim nga ana e tij, reagim jo i duhur në momentin jo të duhur, por sidoqoftë ishte një akumulim nga fjalët e vazhdueshme të Mandit. Ai tregon se në cdo bisedë, Mandi fliste vetëm me ironi dhe me kunja duke treguar injorancë të vazhdueshme, sipas tij e madje këtë, jo vetëm me të por edhe me banorët e tjerë. Hakiu kërkon që vetëm t’ia thotë në sy ato që mendon. Mandi cuditet nga këto fjalë dhe thotë me bindje se ato që mendon për Hakiun, ia ka thënë përherë në sy. Ai tregon disa raste të ndryshme nga bisedat e tyre ku përmbahen këto që kërkon Hakiu. Ai shton se priste prej tij që t’i kërkonte falje, meqënëse e mendon vërtetë së është keqkuptuar dhe se ka pritur gjatë gjithë javës, por nuk ka ndodhur. “Nuk është burrë ndaj nuk kërkoi falje”- shprehet ai. Hakiu qëndron pa folur dhe në fund shprehet se ky është niveli e këta janë ata, duke përfshirë edhe veten. Klodi ndërhyn duke u ofenduar nga kjo shprehje. Ai i tregon Kikës se dëgjoi edhe shprehjen tjetër gjatë klipit se ai është më i miri. Hakiu e thotë sërish, ndërsa me Klodin bashkohet edhe Olta dhe të dy e quajnë shumë egoist atë. Banorët duken të prekur nga këto fjalë të Hakiut dhe mbajnë qëndrim ndaj tij.