Olta vjen në studio dhe mirëpritet me një duartrokitje. Ajo shprehet se nuk e priste dhe u cudit që doli, por këtë gjë e di publiku. Olta thotë se ka dashur gjithnjë që të votohet si Olta, e fortë e për atë që jep aty. Arbana e pyet për pozicionimin e saj mes raportit të Erionit dhe Bertinës. Ajo shprehet se ka qënë korrekte ndaj tyre, s’donte të hynte në mes apo të prishte lidhjen e tyre. Olta mendon se tek Erioni, nga sjellja e tij, ka parë se lidhja ishte një lojë e po kështu edhe nga Bertina. Ajo thekson sërish se është një mike e mirë me Erionin. Arbana e pyet edhe për raportin me Mirin dhe ajo tregon se u prish raporti mes tyre pas një ofeze të tij dhe që nuk i kërkoi asnjëherë falje si dhe që thoshte gjëra jo të vërteta. Biseda rikthehet sërish tek Erioni. Opinionisti shprehet se nga sjellja e saj e hapur, kishte kuptuar se ajo e pëlqente Erionin, por kur përsëriste vazhdimisht se e kishte mik, atëherë i dukej si një hipokrite që nuk thoshte të vërtetën. Olta përgjigjet se të dy, si ajo dhe Erioni kanë luajtur, por nuk e do atë. Ajo pranon se nuk i pëlqen në atë aspekt Erioni e nuk do lidhej me të edhe nëse do ishte i palidhur. Ariani mendon se Olta kishte vetëm dëshirën të bënte Bertinën të ndjehej keq, por ajo thotë se fillimisht donte që ata të pranonin se pëlqeheshin. Arbana e ndërpret duke i thënë se ajo, duke e konsideruar Erionin mik dhe që ai u lidh me një person që ajo nuk pëlqente, duhej të sillej ndryshe e jo ta provokonte atë. Olta mohon se e ka provokuar ashtu sic pretendojnë ata. Për Erionin ajo thotë se nuk është naiv dhe se i kupton situatat. Për Oltën shfaqet edhe klipi i përgatitur për të. më pas ajo komenton me disa nga ish banorët, si Gracielën e cila u gëzua tej mase kur ajo doli. Graciela i thotë se ajo nuk ka pse të mbajë atë qëndrim fals, se është zhgënjyer prej saj. Graciela pranon se ka patur simpati për të, por deri në ditët e para pasi maska e saj ra. Edhe Rezarta flet me të. Olta tregon se kanë patur një raport të mirë, deri sa Rezi bëri lojën, po ajo mendon se Olta, nëse do ishte shoqe e mirë, do i kishte trguar për lojën e Mirit e jo ta kishte shfrytëzuar situatën për të nxjerrë Mirin keq. Rezarta i thotë gjithashtu se ajo nuk është përballur kurrë vetëm me banorët por gjithnjë ka patur me vete banorët e tjerë si përshembull Adën, Bledin apo ndonjë tjetër. Olta ia kthen se vetëm ka hyrë në atë lojë.