Gjatë kohës që Miri dhe Jona bisedojnë me njëri-tjetrin për çështjen e komunikimit, në dhomën e gjumin ndodhet edhe Kika. Pas disa minutash aty vjen edhe Erioni dhe Tatiana. Ata ndër të tjera diskutojnë për shprehjen e Kikës në klipin që u shfaq gjatë spektaklit ku ai thoshte “dua të vazhdoj në BB sepse jam më i miri”. Shprehja e tij nuk i pëlqeu aspak Erionit dhe këtë ai ia ka thënë edhe Kikës. Tashmë ata diskutojnë pikërisht për mënyrën e tij të të shprehurit. Kika thotë se ajo që tha ai nuk ishte ndonjë gjë e madhe, aq sa u komentua dhe diskutua nga banorët. Erioni i thotë se mënyra se si ai e kishte thënë këtë ishte jo-normale dhe kishte bërë që ai të zhgënjehej nga KIka. Kika e ndërpret duke i thënë se në shtëpi çdonjëri mendon se është më i miri, por askush nuk e ka guximin ta thotë hapur këtë dhe ai që e mori guximin e tha hapur, të tjerëve nuk u pëlqeu. Këtu ndërhyn Jetmiri i cili i thotë se Kika e ka gjithmonë tendencën që të dalë fitimtar në çdo veprimtari që ata bëjnë në shtëpi, si në gatim, debat, lojë etj, por që Jetmiri nuk e sheh si kërcënim këtë. Më pas Jetmiri thotë se nëse ai e ka thënë që është më i miri nuk ka asgjë të keqe, madje duhet parë si diçka pozitive sepse shprehja e tij nxit debate te banorët e tjerë, nxit më tepër lojën.