Hakiu insiston në idenë e tij, pavarësisht se i jep të drejtë Mirit për ato që thotë. Ai sjell ndërmend reagimin e banorëve të cilët përnjëherë reaguan, e quajtën zhgënjim madje edhe e nominuan kur ai tha në dhomën e rrëfimit se është më i miri, gjë të cilën edhe banorët e tjerë e mendojnë për veten, por nuk e shprehin me zë të lart. “Kur kjo të ndodh këtu, mendoje jashtë”- ia kthen Miri. Hakiu vazhdon të thojë se këta banorë që u zhgënjyen prej tij, vetëm për atë fjalë, harruan cdo gjë që ai kishte thënë e bërë më parë për ta. Edhe sipas Mirit, ai nuk ka bërë asgjë të keqe përvec se të thojë një mendim të vetin të cilin ai e pronoi pa reagime të tilla. Hakiu interpreton disa vargje nga një monolog tepër filozofik për njeriun si qënie dhe raportin me të tjerët. Në përfundim, ai shprehet se deri tani, të gjithë sëbashku kanë ndërtuar dicka për këtë minikomunitet ku jetojnë dhe në një moment që mendon vetëm për veten, pjesa tjetër t’i rrëzon poshtë të gjitha ato qe ke ndërtuar me ta. Miri i tregon se mënyra se si ia tha Erioni, ishte sikur po kërkonte mbështetjen e tij në këtë revoltë ndaj Hakiut e ngeli keq kur ai nuk reagoi fare. Sipas tij, nëse edhe ai do kishte reaguar si të tjerët, edhe në këto momente ata do ishin ende duke iu kundërvënë atij. “Nëse t’i beson tek e drejta jote, tek mënyra jote, kurrë mos ndërro nga ajo që je, as për hatër të lojës apo ndokujt”- e këshillon Miri dhe shton se pavarësisht se si reagojnë, ka njerëz që e vlerësojnë për atë që thotë, si brenda në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj. miri mendond se cdo njeri i kuptn gjërat sipas këndvështrimit të vetë, ndaj dhe duhen pranuar ashtu. Ndërsa bisedojnë, Hakiu sjell një tjetër shembull, Klodin i cili u shpreh gjatë spektaklit për të se ai nuk e kishte pyetur asnjëherë se si ishte me shëndetin. Hakiu, i prekur nga ato fjalë, shprehet se Klodi i irrituar nga ai klip, hodhi poshtë ndihmën e tij në ato momente, harroi kur ai i conte medikamentet tek krevati, të cilat tregojnë interesin e tij. Miri e këshillon të mos e vrasë mendjen për këto, për sa kohë ai është në rregull me ndërgjegjen e vet. Miri fillon t’i tregojë për bisedën me Mandin, me të cilin u përpoq të sqaronte disa gjëra që i kishin ngelur në mendje si përshembull se përse Mandi nga të gjithë banorët, vetëm me Mirin nuk donte të ishte shok jashtë. Ai tregon se Mandi ka krijuar një përshtypje e një paragjykim ndaj tij pa e njohur aspak dhe ndaj i kishte thënë se pavarësisht se ai nuk do ta njohë, është Miri ai që dëshiron ta bëjë këtë, t’i japë mundësinë të njihen. Miri e tregon këtë ngjarje për t’i dhënë një mesazh Hakiut se në cdo moment, cdokujt duhet t’i japë një përgjigje në atë mënyrë që kërkohet, gjithnjë të japë variantin e vet. Sipas Hakiut, gabimi qëndron te fakti që ata përpiqen gjithnjë të gjejnë pikat e dobta të njeri-tjetrit e përpiqen ta sulmojnë e diskretitojnë atë vazhdimisht deri sa ta eleminojnë atë. Të dy banorët fillojnë të flasin për mënyrën e komunikimit mes tyre dhe janë në një mendje që komunikimi është celësi për të zgjdhur cdo mosmarrëveshje dhe fakti që ata të dy, pas konfliktit të fillimit vazhdojnë e flasin ende, tregon se maturia dhe komunikimi, zgjidh cdo gjë.