Seldi dhe Kika dalin në kopsht dhe fillojnë të llogaritin ditët e qëndrimit në Big Brother. Seldi shprehet se është arritje që kanë qëndruar deri këtu, por shton se disa elementë të mirë janë larguar. Seldi thotë se ata duhet të krijojnë ndonjë atmosferë për të ndezur situatën brenda shtëpisë. Më pas Seldi i premton Kikës se kur të ketë ndonjë shfaqje klasike, kur të dalin, do t’a ftojë dhe i thotë se do të përftojë një emocion të madh dhe ndryshe nga ç’ka parë. Më pas Seldi pyet Kikës se çfarë ka ndërmend të bëjë me profesionin e tij si aktor dhe Kika përgjigjet se është shumë e vështirë që t’a realizojë këtë gjë, paçka se i mungon shumë magjia e skenës. Seldi thotë se e njeh mirë artin dhe e di se kurrë nuk shpërblehesh për aq sa jep, por gjithsesi e këshillon që të mos e lërë këtë profesion. Kika shprehet se ai ka aktruar për disa kohë pasi ka mbaruar universitetin dhe i tregon se ka marrë pjesë në një film.
Më pas ata shkojnë në dhomë dhe Seldi i mëson një këngë Kikës, madje shkruajnë dhe teksin e saj.