Klodi, ndërsa ha darkën, shoqërohet nga Domenika. Ai i tregon për bisedën e mëparshme me Seldin dhe këshillat që i dha që të mos lejojnë një person të tretë të futet mes tyre. Domenika shprehet se po lënë nam me t’u zënë gjithnjë për të njëjtat arsye. Klodi, nisur nga ankesat e Seldit, e pyet nëse ajo e dëgjon ndonjëherë atë kur flet, por Domi ia kthen se mënyra se si i flet Seldi e nervozon, pasi i duken si urdhëra. Sipas saj, nëse ai do fliste me qetësi dhe respekt, do arrinin të sqaroheshin. Për të, problemi kryesor qëndron tek fakti që Seldi ato që ka, duhet t’i sqarojë me Mirin e jo të zihet tërë kohën me të. Domenika mendon se fakti që jetojnë gjithë kohën bashkë mes të tjerëve, e bën këtë situatë edhe më të vështirë për t’u kaluar pasi nuk mund t’i harrojnë ato që ndodhin. Klodi e pyet se si e mendon lidhjen jashtë, ndërsa ajo ia kthen me kundërpyetje nëse ai vërtetë i mendon të lidhur ata jashtë. Ajo përgjigjet vetë se kjo nuk do ndodhë, pasi “ujërat” duken që në fillim. Domi tregon se këtë situatë e kanë sqaruar vazhdimisht, por nuk i pëlqejnë ironitë e Seldit që bën më pas duek ia kujtuar gjithnjë ato që ndodhin.